Vetmia...
Do doja te flisja per vetmine vertet. Mbase ngaqe vetmia eshte e eger dhe e frikshme. Te pakte duhet te jene ata qe nuk e kane provuar ndonjehere. Vetmia ka nofulla dhe dhembe dhe kafshon, pertyp e gelltit mishin, gjakun dhe shpirtin. E ben kete gje ngadale e pa u ngutur. Ne oren tre te mengjesit mund t'i ndjesh dhembet e saj, te shumte e te dendur, te veckel por te mprehte, dhe te pameshirshem ne urine e tyre. Dhe pasi te ha e te gerryen e te lepin dhe kockat e deri dhe palcen, nuk iken, nuk rresht, por kthehet prape per me teper, me e uritur, dhe kete rradhe per nje cope te shpirtit. Ca thone qe kur arrin te te haje nje cope te shpirtit, le nje zgaver te madhe te gjakosur ne te, qe nuk mund te mbushet dot kurre as me miqesira te ardhme, as me biseda, as me te qeshura. Pjese e jotja kthehet ne nje Dracula, qe rri vec ne erresire dhe i kuit henes. Dhe ti e ndjen vetmine ne gjoks, e ndjen ne frymemarrje. Cdo here qe perpiqesh te marresh fryme, cdo frymemarrje e frymenxjerrje duket sikur ne mes te rruges do te jape doreheqjen Cdo tentative per te marre fryme pra, eshte si e lodhur, si e paafte ta coje procesin gjer ne fund, si ajo dallgeza qe s'arrin dot gjer ne breg, qe s'arrin dot te njohe as zhurmen e perplasjes e te leshimit neper shkembinjte dhe pastaj te rikrijimit. Vetmia eshte si nje shigjete qe te ka hyre ne trup deri ne kocke, por e tille, qe as mundesh ta shtysh me tej dhe t'i japesh fund jetes, dhe as ta terheqesh jashte qe te shpetosh, dhe te le ashtu, teper te semure qe te vazhdosh te jetosh, por te pamundur e te pafuqishem qe te vdesesh. Ne Mbreterine e Vetmise ka shume fantazma, shume me teper se sa te gjallet qe te rrethojne dhe ti e ndjen veten te ndjekur nga qenie qe s'jane fare aty, deri sa kthehesh ne nje fantazem dhe ti vete, kthehesh ne nje mase poroze dhe absorbuese te njeqind lloj irrealitetesh. Kur je i vetmuar ti terhiqesh cuditerisht drejt gjerave me idiote, drejt cmendurirave c'turlish, dhe humbet sensin e asaj qe kishe bere ne plan te beje per kusurin e dites, te javes, te jetes. Dhe vetem kerkon me cdo kusht nje mpirje cfaredo. Provon te dalesh ne bore pastaj, qe te ftohesh e tulatesh sadopak zjarrmine e vetmise, zjarrmine qe vjen nga frika e humbjes se thelbit te jetes, e humbjes se pasionit per gjerat qe vlejne, per humbjen e vete gjerave qe vlejne. Dhe behesh shurdh para cdo shqetesimi dhe alarmi te aresyes dhe degjon vetem vacuum. Te qenit vetem nuk ka lidhje me sa me lart fare. Nuk ka lidhje me ate mjegull e pluhur e peshtjelle qe eshte ne gjendje te gelltise henen dhe diellin. Midis te qenit i vetmuar dhe te qenit vetem ka nje ndryshim kolosal. Te qenit vetem eshte nje mardhenie me veten tende, me veten tende te vertete, te plote, per te cilen ti ke nevoje me shume sesa per kedo tjeter. Kur je me veten nuk je vetem, je bashke. Ne se nuk je dot ne dispozicion te vetes tende, nuk mund te jesh dot ne shoqeri te askujt. Dhe ajo hapesire qe ti e ndan vetem me veten eshte e shenjte dhe ti e gezon dhe e ruan sic ruhen gjithe gjerat e shenjta. Ah, po nganjehre ti do dhe t'i shpetosh vetes, asaj pjeses tjeter e te vertete tende, do ta tradhetosh, ta cshenjterosh e dhunosh sepse te duket se eshte fare e huaj per ty.