A e njihni "sëmundjen e kohës"?

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
1436436523koha.jpg



Koha është parë si armiku më i madh i njeriut, një forcë misterioze që vetëm e vëmë re, kur jemi viktima të saj. Në fund të pushimeve ne themi gjithmonë: "Sa shpejt që iku koha". Kur ngecim në trafik themi: "Sa ngadalë që ikën ora". Por rrallë mendojmë pozitivisht në kalimin e kohës.


Revista "Time" citon një ese të Senekës, filozofit romak antik “Në Shkurtësinë e Jetës”. Ai hedh poshtë pretendimin se jeta është shumë e shkurtër. “Nuk është se ne kemi një kohë të shkurtër për të jetuar, por ne humbim një pjesë të saj. Jeta është e gjatë mjaftueshëm, dhe na është dhënë një kohë mjaft bujare për të arritur synimet tona, sigurisht nëse investojmë”.

Seneka argumenton se duhet të shohim se si e shpenzojmë kohën, në të njëjtën mënyrë se si i ruajmë paratë.

Pse koha kalon shumë shpejt?
“Kohë e deformuar” është një libër nga Claudia Hammond, e cila eksploron mënyrat që mendja jonë percepton kohën. Për Hammond, përshpejtimi i kohës që ndjejmë nuk është gabim, por një shenjë e vogël e dobësisë sonë mendore. Është një aspekt themelor i kohës ku ne njerëzit jetojmë. Koha, siç ne e dimë, nuk ka një rrugë lineare, por ndryshon ng mënyra si ne shohim të ardhmen apo të shkuarën, të influencuar nga kujtimet apo qëllimet tona. Për të kuptuar sfidën e njeriut me kalimin e kohës ne duhet ta kuptojmë atë pikërisht, si një sfidë njerëzore.

Pyetjes pse koha kalon shpejt duhet t’i përgjigjeni për veten tuaj. Pra, kur jeni duke bërë një aktivitet që ju pëlqen, do të shihni se keni humbur sensin e kohës, dhe shihni që ka kaluar më shumë kohë sa keni menduar. Por nga ana tjetër, nëse bëni një punë të mërzitshme, koha do të ngadalësohet. Duke parë javët dhe muajt që kanë kaluar, disa studiues kanë gjetur se koha duket sikur kalon më shpejt kur kemi pasur më pak eksperienca të reja. Kjo shpjegon pse disa njerëz e ndjejnë se koha ka ikur shpeht dhe ata bëhen më të vjetër.

Dekadat e para të jetës janë të mbushura me eksperienca të reja, duke u përballur me atë çfarë na ofron jeta. Duke parë pas këtë periudhë të mbushur me aktivitete, mendojmë se koha duhet të kishte ecur më ngadalë. Por teksa rritemi dhe gjejmë modelet më të rehatshme shpesh shohim se koha përshpejton mbrapsht, pra i mbushim momentet me kujtimet tona se sa me eksperienca të reja.

Si ta bëjmë kohën të ecë më ngadalë?
Duke përdorur këtë informacion, shkruan prestigjiozja “Time”, Hammond jep disa sugjerime për të luftuar "sëmundjen e kohës". Nëse shikoni pas dhe ndjeni se koha juaj është shpenzuar mirë, mbusheni jetën me aktivitete të reja. Nga ana tjetër, kur përballeni me një bllok kohe të mërzitshme, sugjerimi i saj është: "Gjeni diçka që të marrë vëmendjen tuaj". Ajo rekomandon praktikimin e teknikës që fokuson vetëdijen tuaj në momentin e pranishëm, duke vëzhguar imtësisht botën rreth jush.

/ Top Channel
 

joetisti_

Locus omnem
Jam semure!
-cfare ke
- me ka zene koha :)

Ne nuk e kemi nje fillim qe shkojme drejt fundit. Ne kemi vetem nje vazhdim nga dalja ne drite deri ne shperperje.
Sidoqofte te kishim dike ku te ankoheshim duke i thene se gjate kesaj kohe kam qene i semure dhe s'e shijova kete periudhe jete dhe ky te na e quante dhe te na e zgjaste kohen, sa mire do te ishte !
 
Top