a e keni mendu ndonjehere??

lil-butterfly

Primus registratum
a e keni mendu ndonjehere??

ne nje bisede e siper me disa miq, nje shoqja ime thote: "kam nevoje per nje jete seksuale aktive" nje shoku im qeshi me ate qe degjoi :rolleyes: edhe tha: "eshte e cuditshme qe ta degjosh kete nga nje femer shqiptare pasi ne pergjithesi shqiptaret nuk e pranojne kaq hapur kete gje"

kjo gje me ka bere qe te mendoj gjate :idea: edhe prandaj e hapa kete teme ketu qe te shikoj mendimin e me shume femrave.

e di qe shumica qe shkruajne ketu jane jashte edhe jane ambjetuar me nje kulture tjeter edhe kjo gje nuk ben shume pershtypje, gjithashtu e di qe eshte edhe nevoje biologjike dhe kenaqesi njekohesisht por a e keni menduar dhe e keni shprehur hapur kete nevoje? :confused: :confused:
 

ilva

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

Per mendimin tim keto lloj femrash kane jetuar edhe me pare dhe njiheshin, nuk shpreheshin qarte por me menyren e qendrimit ,ishin nga ato qe kishin nevoje per nje jete seksuale superaktive dhe e arrinin. Normalisht me eren e re te demokracise jane me te hapura e shprehen. Disa e bejne per snobizem dhe disa sepse e ndjejne. Per nje person "normal" jane banale, sepse ne fund te fundit jane ndjenja shume intime per te folur ne pushim te madh me shoke e shoqe.
 

lil-butterfly

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

Fillimisht postuar nga ilva:
[qb] Disa e bejne per snobizem dhe disa sepse e ndjejne. Per nje person "normal" jane banale, sepse ne fund te fundit jane ndjenja shume intime per te folur ne pushim te madh me shoke e shoqe. [/qb]
nuk e kam idene se sa e hapur je me shoqerine ti apo se c'lloj bisedash ben ti ne pushimin e madh por une do thoja qe mua me duket nje bisede normale midis miqsh te ngushte, gjithesesi nuk te ve faj pasi edhe mosha jote mund te jete e tille qe nje bisede te tille ta shikosh "tabu". kur e hapa temen nuk e kisha fjalen per ato lloj femrash per te cilat ke shkruajtur ti ne msg tend por per dike qe mbase ka nevoje qe te jete ne lidhje me dike. me thene te drejten ajo shprehje qe tha ajo mua mu duk shume normale ne lidhje me kerkesat e saj. mu duk njelloj sikur te them une tani "kam nevoje per nje tave me kos ashtu sic e ben mami im sepse me ka marre uria" edhe e them kete pasi kam kohe qe me mungon ai lloj gatimi
mbase mora nje shembull shume te ndryshem por perseri eshte nevoje. te pakten keshtu e shikoj une
 

Diddy19

Su@mi
Re: a e keni mendu ndonjehere??

lil-butterfly,te te ishte dukur normale s do kishe hapur teme tek Af-ja per ta diskutuar,ashtu sic nuk hap teme "Dielli lind ne mengjes dhe perendon pasditeve"...Kjo po qe eshte normale.Te hapin nje teme per te diskutuar kete???(Me fal per krahasimin "banal" qe bera,thjesht per te kuptuar ate qe doja te thoja)

Te ka bere pershtypje ,pranoje! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eM

Paper Moon
Re: a e keni mendu ndonjehere??

Para se te postoni diçka do ju lutesha shume te lexoni edhe nje here temen

Faleminderit!
 

lil-butterfly

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

ne fakt mua me beri pershtypje fakti qe nje djale tha "eshte e cuditshme qe ta degjosh kete nga nje femer shqiptare pasi ne pergjithesi shqiptaret nuk e pranojne kaq hapur kete gje" edhe jo fakti per te patur nje jete seksuale aktive. dhe per diskutim hodha pikerisht kete fakt, per te pare reagimin e vajzave shqiptare me kete fakt. por shikoj qe po diskutohet me shume fakti i te patur "nje jete seksuale aktive" edhe nuk bej cudi qe ne i marrim gjithnje gjerat ters por meqe s'paska diskutim mbi piken qe une doja te lexoja mendime atehere le te mbyllet kjo teme :shrug: :shrug:
 

eM

Paper Moon
Re: a e keni mendu ndonjehere??

Fillimisht postuar nga Naked Faerie:
[qb] Para se te postoni diçka do ju lutesha shume te lexoni edhe nje here temen

Faleminderit! [/qb]
:confused: :rolleyes: :confused:
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

Dakort,
mesa lexova ajo ckerkon shkruesja e kesaj teme eshte deshira shprehese ne lidhje me nevojen seksuale qe mund te kem si femer shqipetare. Nese do te dish nese e kam shprehur hapur ne nje ambjent shoqeror, mund te them se JO. Nese ja kam shprehur te fejuarit tim, PO. Sjam ketu te gjukoj asnje lloj komunikimi dhe ne cambjent eshte thene, por femra si ajo shoqja jote mund te them se qenka goxha e guximshme mbase prandaj i paska bere pershtypje shokut tend..... ose ne qe jemi larguar prej kohesh nga Tirana e sotshme na ben paksa pershtypje ne krahasim me juve qe e jetoni per momentin.... :shrug:
 

lil-butterfly

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

me thene te drejten qe te tre kemi nja 3-4 vjet qe jetojme jashte tiranes se sotme edhe jemi old enough qe ti kuptojme disa gjera. but anyway i do appreciate your opinion, at least i read a sincere one :wink:
 

I love new york

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

shume shpesh ne jete eshte me mire t'i pranosh ca gjera sado te cuditshme te duken sepse ben paqe me kollaj ashtu.
mggj kjo teme nuk ka ndonje gje te madhe per te pranuar une mendoj qe s'ka asgje te keqe te mendosh ashtu, pa kaluar ne banalitet.
perderisa ajo ka nevoje per nje jete aktive seksuale kjo eshte mese e natyrshme per shume femr ose meshkuj qe mund te jene single apo nuk kane nga nje parner stabel.
as long as it serves her need duhet te jete Ok me te.
 

moonlight

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

lil-butterfly, pikerisht,tamam edhe shoku yt ka thene: "nuk e pranojne kaq hapur" e jo "nuk kane nevoja te tilla". /pf/images/graemlins/smile.gif
Pa bere pergjithsime, e as paragjykime, mendoj se konfidences ne mes miqsh nuk ka ndonje gje per t'ju trembur, per t'ju trembur jane damkat qe i ngjiten sinqeritetit.
Qenia njerezore kerkon te kete perputhje te mendimeve me veprat. Nese gjithnje jemi te cunguar te shprehemi lirshem (pa i bere dem kujt), kjo nuk eshte mire; kjo le vend per hipokrizi dhe mosperputhje te mendimit e veprimit qe eshte e domosdoshme per ta pare veten me sy te kthjellet.
 

renea

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

Moonlight, cili eshte qendrimi yt per kete pyetje te shturar? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

SweetAngel

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

Mmmmmm........ nuk e di, varet nga lloi i "mushkes" personit desha te thoja. Te gjithe e kuptojne se c'rol luan seki ne jeten tone, dhe me duket shume cudi qe disa femra hiqen te turpshme ne kete drejtim, te gjithe kane menduar per kete, ( nuk do te ishte i sinqerte personi qe e mohon dhe thote" une anjehere", nuk flas per moshen 10-15 vjec). Kjo eshte nje gje normale. Do te ishte anormale sikur nje person te mos mendoje per nje gje te tille ( ose patjeter ka dicka qe nuk shkon me kete njeri). Megjithate nuk jam dakort qe te flitet ne pranin e personave qe nuk i njohim, ose qe thjesh i kemi takuar disa here. Gjithmon te flasesh per seksin i ve njerezit ne pozite, ose vendosesh vete ne pozite te veshtire. Nuk do te kisha deshire te shprehja "Kam nevoje per nje jete seksuale aktive" ne prani te meshkujve. Megjithese cdo njeri ka nevoje per nje jete te tille aktive. Te pakten ky eshte mendimi im.

Hej te kuptohemi , kjo nuk do te thote te biesh ne shtrat me ke te dali para, ose me cdo njeri qe te pelqen.
 

moonlight

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

Fillimisht postuar nga renea:
[qb] Moonlight, cili eshte qendrimi yt per kete pyetje te shturar? /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
S'te mjaftoi mundi im per nje pergjigje sa me dipllomate?! /pf/images/graemlins/laugh.gif
Personalisht nuk e kam pare si nevoje timen dhe detyrimisht nuk jam shprehur ne at' menyre (pergjigjja e pyetjes kjo).
Sinqerisht, eshte shume shume e lehte per mua te paragjykoj te tjeret qofte si rrjedhoj e besimit tim, qofte si rrjedhoje e 'fashinanses' time me fushen e psikologjise.
Prandaj, me shume pyetje mundohem qe thjesht te mos cuditem.
 

sweet eda

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

me thene te drejten nuk mu duk jashte normales, thenia e shoqes se lil butterfly-it...reagimi i shokut te saj ishte normal duke menduar se femrat shqiptare nuk jane aq te hapura(ketu po imagjinoj qe shoku eshte shqiptar gjithashtu), sidomos ne kete prizem bisede, por kemi kohe qe nuk jetojme ne shqiperi, dhe jetojme diku tjeter ku biseda te tilla jane mese normale. fundja a nuk jemi neve po te njejtet anetare te AF qe kemi shkruar tek tema"femrat masturbojme dhe pike"???!!!
 

renea

Primus registratum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

UNe jam kundra cdo nocioni se raca shqiptare ngelet e paprekur nga problemet sociale boterore, fundja njerez jemi te gjithe.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: a e keni mendu ndonjehere??

Vrej se pergjigjet e dhena pas pyetjes se nismetares se temes..jane pergjigjur vetem ata qe jetojne jashte shtetit. Kjo sa do pak i vetpergjigjet pyetjes. Sa do ne jemi mesuar duke pare djem e vajza rrugeve duke u puthur madje edhe icik me shume. Niveli i te menduarit eshte komplet me ndryshe se sa ai ne Shqiperi.

Turpi s'ka lidhje fare. Cdo kush vajze apo djale..ka nevoje per nje jete seksuale me aktive.
Dikush e shpreh dikush jo..ama te gjithe e duam.


Ne Shqiperi duhet edhe ca kohe...Nuk mund te kalojme nga injoranza e plote ku prinderit na thonin se na solli cikonja direkt ne tavoline me shoke e shoqe duke folur per sex. (Ne Shqiperi nje vajze te tille do e merrnin per Kurve!)

Nitte all.
 
Top