A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

Kjo pyetje shtrohet keshtu cfare do te bejme me hajdutet qe tashme vazhdojne punen, neper ministrira dhe drejtorira.
A duhet te ndeshkohen, kriminelet dhe hajdutet?
A duhet te ndeshkohen, drejtoret qe vodhen, dhe sponsorizuan fushata, dhe perseri humben.
Populli nuk pranoi te shiste voten, ai nuk pranoi te nenshtrohej!
Qeveria e re cfare duhet te bej?
 

Zippo

Primus registratum
Re: A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

Pse jeni kaq naive, o popull? Pse valle elektorati i emigruar i djathte eshte kaq pa imagjinate? Çdo me thene fjala "hajdut"? Partia e Lekut ishte ne pushtet, dhe prape Partia e Lekut erdhi ne pushtet (megjithese ne menyre artificiale dhe ne saje te gabimeve te pafalshme te Fatos Nanos, trapit dhe Ilir Metes, kokemodhit, etj,etj,etj).

Kush do i ndeshkoka, sipas premtimeve eksponenciale elektorale, te Sali Berishes "hajdutet" e qeverise Nano? Mos valle "hajdutet" e qeverise Berisha 2?

Pse valle majmunet ithtare militante fanatike duhet te jene, ne cdo kohe dhe epoke, "me katolike se vete Papa" ose "me royaliste se vete mbreti"?
 

regele

Forumium maestatis
Re: A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

Ky sondazhi ketu, me ngjan me ato sondazhet e perditshme tek Koha Jone <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

çfare duhet te beje qeveria e re? ne qofte se e ke fjalen per qeverine qe mund te kryesoje Berisha,atehere ajo qeveri duhet te beje ate ç'ka nuk ka bere nga 1991-1997.e boll me keto "ndeshkime" sepse s'jane gje tjeter veçse hakmarrje kapriçoze.prandaj s'ben perpara ky vend...kush hipen ne pushtet mendon,jo per popullin po per zagaret e vet.
 

Slayer

Primus registratum
Re: A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

Fillimisht postuar nga Sceptic@:<br />[qb] çfare duhet te beje qeveria e re? ne qofte se e ke fjalen per qeverine qe mund te kryesoje Berisha,atehere ajo qeveri duhet te beje ate ç'ka nuk ka bere nga 1991-1997.e boll me keto "ndeshkime" sepse s'jane gje tjeter veçse hakmarrje kapriçoze.prandaj s'ben perpara ky vend...kush hipen ne pushtet mendon,jo per popullin po per zagaret e vet. [/qb]
Bravo te qofte ,I gjithe problemi eshte se ste le njeri te behesh zagar , kishim kap dhe ne ndonje kocke te vockel, e kishim ndare bashke tek e fundit hi hi hi .
wave.gif
 

dimir

Forumium praecox
Re: A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

Ndoshta nuk e dini, por eshte vjedhur aq shume dhe aq hapur, sa po te kesh deshiren e mire mund te gjesh dosje nga ato te bera me porosi, sepse jane me mijra flete.
Ne qofte se doni ta dini Drejtori i Kesh, ka vjedhur mbi 50 milion euro.
Dhe vetem ne Qytetin Studenti, Dashamir Kamberi te pakten 800 mij euro per me pak se nje vit.
U larguan nga detyra, dikush iku vet, dike e hoqen qe te vidhte dikush tjeter. E keshtu me rradhe.
Ne qofte se ju duhet me teper info per keta hajdute, prisni dhe pak.
Problemi eshte se si te sillimi me ta.
 

Rambo

Primus registratum
Re: A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

plumbin kokes, te tjeret neper kampe pune sic na mesuan baballaret e tyre . Shfarrosja e plote e rraces se ndyre komunisto-hajdute.Vec kjo do ishte fillimi i nje shqiperie te re!
 

receli

Primus registratum
Re: A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

EDITORIALI i g. Tema

I kryeshkarkuari Nano dhe komunarët e PD-së

Nga Mero Baze

Kryeministri në detyrë Fatos Nano po përpiqet të
provokojë opozitën me një sërë shkarkimesh të krerëve
lokalë të saj, të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes
për bashkëpunim nga disa kandidatë biznesmenë të
paraqitur në emër të Partisë Socialiste. Pas
shkarkimit të tre kryetarëve të komunave të PD në
Dibër, ku kandidoi Sadri Abazi, i cili mburret se ka
shpenzuar 1 milion euro për të marrë mandatin, Nano
shkarkoi tre kryetarët e komunave që nuk pranuan të
marrin para prej tij dhe u rezistuan edhe sulmeve me
armë. Po ashtu me rekomandimin e Ben Blushit,
ministrit simbol të korrupsionit politik, që shpiku
dhe zbatoi skemën e çertifikatave false, ai ka marrë
vendim dje për të shkarkuar Agim Canin, kryetarin e
Bashkisë së Kamzës, për parregullsi elektorale. Kamza,
ku kandidoi biznesmeni socialist Shyqyri Duraku, është
nga të paktat zona, që nuk ka asnjë kontest elektoral
prej kandidatit. Dyshimet e para lindin nga fakti se
Nano deri tani po përpiqet të qetësojë kandidatët
biznesmenë dhe jo ndonjë kandidat politikan socialist,
që mund të ketë hasur probleme. Nga ana tjetër,
shkarkimi i këtyre krerëve lokalë është llogaritur
edhe si një provokim për të futur në krizë raportet me
shumicën e re të PD-së, me qëllim që të faktorizohet
politikisht pas humbjes që ka pësuar.
Në të vërtetë PD po përpiqet të reagojë në rrugë
zyrtare, por ajo ka plot hapësira për ta rivënë në
vend dinjitetin e krerëve të zgjedhur të saj. Ajo që
duhet të bëjë kryeministri i ri Sali Berisha, është të
mos i përgjigjet me të njëjtën gjuhë Fatos Nanos pas
një muaji, kur të jetë në zyrën e tij. Nano në të
vërtetë pret që Berisha, sapo të hyjë në zyrë, të bëjë
të njëjtin gjest ndaj Edi Ramës, Lefter Kokës apo
kryetarit të bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, të
cilët realisht shkatërruan procesin duke mos
regjistruar qytetarët dhe duke shpërndarë çerfikata
false. Këtë biles po e përhap me shpejtësi dhe si
mesazh tek ndërkombëtarët. Kjo Fatos Nanos i intereson
më shumë se sa shkarkimi i Agim Canit apo i tre
komunarëve të Dibrës, të cilët mund të rikthehen prapë
në punë në gusht. Nano kërkon, nga një anë, të kënaqë
kandidatët që kanë investuar miliona në emër të një
mandati dhe, nga ana tjetër, të fusë PD-në në spiralen
e hakmarrjes ndaj rasteve reale të përgjegjësisë
elektorale të krerëve lokalë socialistë në disa qytete
të mëdha. Qetësia e opozitës është përgjigjja më e
mirë për gjeste të tilla të një njeriu të dëshpëruar,
të cilin e kanë shkarkuar nga detyra jo dekrete
zyrash, por vota qytetarësh.


POLITIKA

Skandal me policinë bashkiake në Tiranë

Policia bashkiake arreston qytetarë të pafajshëm

Policë bashkiakë të Edi Ramës arrestojnë dhe mbajnë në
dhoma izolimi qytetarët dhe avokatin e tyre, pa dhënë
asnjë shpjegim

Alida Beqiraj

Policia bashkiake në Tiranë po merr përditë e më shumë
kompetenca të Ministrisë së Rendit dhe rrezikon të
kthehet në një institucion paralel me Policinë e
Shtetit. Për të disatën herë punonjës të kompanisë
Teknotrade, që ndërton në një zonë afër rezidencës së
ambasadorit të Zvicrës në Tiranë, janë arrestuar prej
policisë bashkiake dhe janë mbajtur në dhoma izolimi
të kësaj policie.
Rasti më i freskët ishte ditën e premte më 9 korrik,
kur policia bashkiake arrestoi të gjithë punëtorët që
gjeti në oborrin ku ndërtohet pallati dhe i shoqëroi
ata në dhomën e izolimit bashkë me avokatin e
kompanisë, një emër i njohur i drejtësisë shqiptare.
Skandali pason një presion disamujor të policisë mbi
drejtuesit e kësaj kompanie, të cilët kanë marrë lejen
e ndërtimit qysh në vitin 1999 dhe vazhdojnë punën
pasi kanë fituar një proces gjyqësor me bashkinë e
Tiranës.
Por skandali nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen e
policisë bashkiake për të bllokuar vendimin e
gjykatës, por më shumë me kompetencat që i jep vetes
Policia bashkiake duke arrestuar qytetarë të lirë dhe
të pafajshëm dhe duke i mbajtur ata në dhoma izolimi.
Njëri prej punëtorëve të ndaluar e përshkruan kështu
ngjarjen. “Policia mbërriti aty dhe na mblodhi të
gjithëve në furgon. Më pas erdhi avokati ynë Fatosi,
dhe u kërkoi shpjegime policëve. Ata nuk e zgjatën dhe
e morën dhe atë në furgon. Na çuan tek një si burg
afër bar Kalasë dhe na mbyllën në një godinë dy
katëshe për disa orë, pa na dhënë shpjegime. Pastaj na
lëshuan sikur të ishim kriminelë”.
Skandali pason dhe disa raste të tjera të përdorimit
të dhunës nga policia bashkiake, e cila tejkalon
kompetencat duke ndaluar qytetarë të lirë dhe duke mos
respektuar vendimet e gjykatës.
Duke shfrytëzuar dhe boshllëkun e pushtetit qendror
dhe faktin që Ministria e Rendit merret me problemet
personale të Igli Toskës, Policia Bashkiake në
kryeqytet po zëvendëson autoritetin e rendit, duke
krijuar një problem serioz në shkeljen e ligjit.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

Duhet te ndershkohen nga icik, sidomos ato qe e kane bo ashiqare...
Po nuk e besoj, do kete amnisti informale, dmth do pranohen si te tilla, sepse edhe pushteti i ri do beje gjera te tilla...
sKE cti besh shihet interesi personal
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: A duhet te ndeshkohen hajdutet e Qeverise Nano dhe Administrates.

Fillimisht postuar nga Sintetiku:
[qb] Duhet te ndershkohen nga icik, sidomos ato qe e kane bo ashiqare...
Po nuk e besoj, do kete amnisti informale, dmth do pranohen si te tilla, sepse edhe pushteti i ri do beje gjera te tilla...
sKE cti besh shihet interesi personal [/qb]
...e per interes personal mbulohen edhe horrdhiqet e tjetrit,qofte ky kundershtar i vertete apo i tille vetem ne sy te tjereve.
 
Top