A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

lir

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

sme besohet qe eshte diskutuar kaq gjate rreth kesaj pyetje idiote!!
wave.gif
 

ledioni

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Kur flas per Shqiperine e Madhe nuk e kam fjalen per idete e cmendura te Idajet Beqirit qe te krijohet nje shtet shqiptar nga Nishi ne Preveze. Kjo eshte nje cmenduri. E kam fjalen per bashkimin e Shqiperise me Kosoven (per te cilen eshte hapur dhe tema). Kjo per momentin eshte e pamundur. Nje dite Kosova do te fitoje pavaresine dhe ate dite shqiptaret mund te fillojne te mendojne per bashkim. Tirana zyrtare po ben mire qe nuk i fut hundet aty ku s'duhet. kur te vije ora kjo gje duhet t'i lihet popullit. Per mua do te ishte me mire nese Kosova dhe Shqiperia do te ekzistonin si dy shtete te pavarur. Une e enderroj nje supershtet shqiptar qe te dominoje Ballkanin, por te jemi realist, eshte e veshtire.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Po nuk u kërkua nga populli një bashkim i Shqipërisë me Kosovën, çështja mund të zgjasi edhe një shekull tjetër, pra më parë kemi hyrë në BE dhe jemi bashkuar aty me gjithë vëllezrit e motrat europianë duke fillu me Grekun e Sllavin!

Shqipëria është nga Nishi në Prevezë dhe përpjekjet duhen bërë pikërisht për këtë Shqipëri! Nëse ne kërkojmë Nishin të paktën nuk do humbim Mitrovicën e nëse kërkojmë Prevezën të paktën marrim Çamërinë! Pasi të jemi bashku mund ta bëjmë mu.tin mullar me njëri tjetrin por të paktën nuk ia vemë fajin të tjerëve!
 

lir

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Kur flas per Shqiperine e Madhe nuk e kam fjalen per idete e cmendura te Idajet Beqirit qe te krijohet nje shtet shqiptar nga Nishi ne Preveze.
ti lal vje e posto ketu thjesht te bindesh veten se je shqiptar..kush ta dha ty te drejten te caktosh se cilet shqiptare duhet te perfshihen ne shtetin shqiptar. idajet beqiri mbase ska finesen, dhelperine per te manovruar ne keto kohe e rrethana por qellimin e ka me te drejte se kurre..
Nga Nishi ne Preveze!!!!!
 

ledioni

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Cfare flisni budallalleqe. Kerkohet nje shtet shqiptar nga Nishi ne Preveze. kjo eshte njelloj si te kerkoje Italia te kete Europen te saj sepse dikur para 2000 vjetesh Perandoria Romake e kishte Europen ne duart e saj. Ne duhet te mendojme si te zhvillojme kete Shqiperi qe kemi, dhe idete utopike t'i leme menjane.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Shko e thuaju Çamëve këtë gjë ti Ledion, dhe jo vetëm atyre që janë në Shqipëri por edhe atyre që janë në Turqi! Po ashtu kërkoji arvanitasve (atyre që e kanë akoma këtë në ndërgjegje) që ta stakojnë trurin dhe të shohin jetën e tyre në Greqi. Histaria e Shqipërisë nuk është 2000 vjeçare djalë, nuk ka kaluar ende shekulli!
 

Fleterrufeja

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

A duhet bashkuar eshte nje pytje qe ska nevoje per pergjigje, Pyetja eshte se ne c'menyre mund te arrihet nje bashkim sa me i shpejte, ligjor ne lidhje me ligjet nderkombetare dhe sa me efektiv dhe i qendrushem.Kjo eshte pyetja
 

gentilushi

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

menyra ligjore eshte vetevendosja e shqiptareve por ne fillim duhet shkeputur kosova ne menyre ligjore.kthimi i tokave te camerise,autonomia e shqiptareve te camerise,vetevendosje per ta dhe ne fund e njejta gje per shqiptaret e maqedonise dhe te malit te zi dhe presheves.
 

Namon

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Ne po flasim ne baze te sypozimit se a do te ishte me mire Shqiperia dhe Kosova te bashkoheshin apo te jetojne si dy shtete te ndara.
Se pari nje komb kur flete nje gjuhe,ka shtrirje te panderprere gjeografike, do te duhej te ishte i bashkuar.Bashkimi eshte dicka e natyrshme dhe herdokurdo do te behet .Vonesa ne kete drejtim do te kete aqe sa do te kete pengesa te brendshme(nga vete shqiptret)dhe te jashtme (nga fqinjet qe i kane okupuar trojet shqiptare dhe interesat e fuqive te medha).
Bashkimi rajonal ose federative eshte i domosdoshem te shqiptaret,pershkak te dallimeve ne kulture ,mentalitet ne mes te Kosoves dhe Shqiperise posepo, por edhe brenda vete Shqiperise.
Krahinat shqiptare, qe do te duhej te kishin nje autonomi ne kuader te shtetit shqiptar do te dukeshin keshtu:Shqiperia Jugore,Shqiperia e Mesme ,Shqiperia Perendimore dhe Kosova,qe dote mund te emertoheshin edhe me emra tjere.


Une do ta thjeshtoja analizen e perparesive te bashkimitse si do te mendonte tipi i shqiptarit patriot dhe i arsimuar:
-Mundesi ma te medha zhvillimi ekonomik,kulturor,
aresimor,shkencor,mjeksor,informativ,ushtarak,komunikativ,sportiv etj.
-Nga integrimi ne vend do te behej ma lehte dhe me mire integrimi me boten ne nje konkurrence te mirefillte me te tjeret.
-Resurse me te medha te pasurise natyrore dhe njerzore te shqiptareve.

-nje shtet i perbashket demokratik shqiptar i jep mundesi ma te medha cdo qytetari shqiptar per zgjedhje te punes ,jetes dhe marteses etj.

Problemet do te ishin shume me te vogla, (siq jane krahinarizmi dhe mentaliteti i lokaslizmit, qe ju sherben vetem individeve medioker dhe egoist)
do te zgjidheshin me shtetin dhe ligjet demokratike te tij.

Llapikos
 
A

arifbllaca

Guest
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

E megjithate Shqiperia dhe Kosova do bashkohen,dhe mentaliteti Kosovar do pesoje ndryshime te medha(per mire),keshtuqe mos u ban merak Renea,per injorancen e Kosovareve,edhe mu me pengon shume ajo injorance,por skemi cfar te bejme!!
 
S

Shqiperi Etnike

Guest
Kush tha qe nuk mund te ndodhi bashkimi i Kosoves me Shqiperine nuk po themi tani po mbas 10 ose 20 vjtesh dhe Serbia ka per ta njohur Kosoven neqoftese do te futet ne bashkimin evropian dhe gjakrat do jene me te ulta turp per ata qe e shohin Kosoven si barre po i them shqiptareve te Kosoves te mos i besojne shume se keta jane nga ata tipat qe ketej hiqen si shqiptare e ketej ndrojne kombesine.
 

gangsterja

Primus registratum
Do te ishte shume mire.Por tani Kosova ka statusin e saj ekonomiko-kulturor dhe gezon imunitet(pra eshte e pavarur).Ne si shqiptare qe jemi duhet te gezohemi qe edhe ata jane te lumtur,dhe me ne fund pas gjithe atyre lufterave dhe njerez te vdekur.Po te bashkohen Kosov-Shqiperi do te plase Lufta e Tret Boterore dhe nuk ia vlen.Rroft "17shkurti2008".Prape se prape te bashkuar jemi se edhe ata veten Shqiptare e quajne.
 
Top