A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Uau! Shqiptarët jashtë Shqipërisë qenkan bërë me bri! Edhe gjuhën e paskan ndryshuar!
Po pse mi rrushi se nuk merresh vesh ti me ta nuk është faji i tyre! Mos do të thuash që edhe tropojanët kanë pasë influencën e serbit që nuk flasin pastër? Pastaj çfarë quan ti pastër?
Ngele duke ia fut katunit kot, motra! Thuaje troç që ty nuk të plas fare se ç'bëhet me shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe se je anti-shqiptare!
smash.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Kondra,le te mos veme etiketime plako,sdiskutohet qe tek postimi i Angel ka shume gabime,Angel,ne rradhe te pare neve me shqiptaret e kosoves nuk eshte vetem flamuri qe na bashkon,gjuha e tyre,perjashto disa ndikime sllave,eshte gjuhe shqipe!!Pastaj,arbereshet flasin gjuhen e vjeter shqipe,ku e di ti kete gjuhe??Ndersa shqiptaret e kosoves flasin te rene,kuptohet,gegnisht.Ke nevoje te lexosh pak me shume histori Angel,dhe pastaj do e kuptosh qe shqiptaret e kosoves,DARDANET,ishin dhe jane nje fis shqiptare!!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Nuk kam vu etiketime plako, thjesht kam nxjerrë konkluzione nisur nga disa shkrime të Angel! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Kondra,le ti mbushim mendjen Angel-it plako,se keshtu po humbim nje vote per bashkimin <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Angelosi ka festë sot plako se ka fitu Greku! Nuk ia marrim dot votën Angelosit ne o Orosh se e ka bo tjetërkun betimin ajo/ai (më pëlqen më shumë të mendoj se është ajo) <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> !
Apo ti shikon firmën e saj e kujton se ka humbur! :tipsy:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Edhe une do deshiroja qe Angelosi te ishte femer <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ,megjithate plako nuk duhet te harrojme qe perdite e me shume po zhgenjehemi nga vellezerit tane te pertejkufirit,megjithate ne nuk duhet te heqim dore kurre nga bashkimi!!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Përse po zhgënjehesh ti Orosho nga vëllezërit përtej kufirit? Unë përkundrazi, shoh me shumë gëzim që jemi njësoj me ta! Edhe ata po bëjnë gabime si tonat, kanë një udhëheqje pak a shumë si e jona dhe kanë të njëjtat ËNDRRA si ne!
wave.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Pikerisht,drejtimi qe ka marre politika dhe politikanet e Kosoves mbas luftes ,sec me kujton vitet'44-47 te shqiperise se pasluftes,eliminime,vrasje politike,lufte klanesh,komandante(te vetequajtur dhe jo me shkolla ushtarake)qe krekosen si Muslim Peza e Haxhi Lleshi,injorance nga te gjitha anet e fushat.Prape nuk duhet te heqim dore nga bashkimi!!!!
thumbsup.gif
 

beshbossi

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

1.Femer jam
2.jam shume shume shqiptare
3.ndoshta nuk kam eksperiencat tuaja ne keto pune e ne histori po une thjesht dhashe mendimin tim!!
4.sa per festen e grekerve,do kesh shkuar ti meqe e dije se ekzistonte,se une per vete jam shume patriote e nuk me pelqejne festat e antikombetarve!!!Sic thone etnoengjujt t'....beep Serbine bashke me ta edhe Greqine!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Hallall pra!
Po nuk kuptoj pse ke kaq probleme me pranu edhe eksperiencat e të tjerëve. Çdo njeri i përjeton ndryshe ngjarjet kështu që nuk ka asgjë të keqe të flasim mbi të njëjtin subjekt dhe të kemi idera të ndryshme. Por, shkëmbimi i këtyre eksperiencave bën që të zgjerohen njohuritë si dhe të ndryshojmë këndvështrimet tona!
Festën e dija që e kishin grekët pasi isha kundër tyre por... ç'ti bësh, do na duhet ne ti mundim tani! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Kondra plako,jam ndi shum keq kur fitoi Greku,jo per gje se futboll asht,por mendoja tek populli shqiptar,nuk mundem kurre te arrinim dicka ne rang evropian apo boteror,ne te gjitha fushat.Shif shqiptaret e Kosoves ne Zvicer,200 mije jane,ku kane arritur??Diskoteka po,sa te duash por dicka qe ti sherbeje popullit te zvicres qe pastaj te krenohemi edhe ne si shqiptare.Shqiptaret ne Zvicer shifen me nje sy sikur shifen Marokenet apo zezaket ne Belgjike.Kjo me ban me vra vedin(edhe pak jo por...),i shef shqiptaret ne Zvicer dhe nuk di ti dallosh nga marokenet apo arabet,shamija,shamija,shamija,mbulohen floket e pasardhesve te Teutes,Nores,Tring Smajles,Shotes,keshtu do ecim ne perpara plako????Une behem pesimist kur shoh shqiptare qe po shkojne ne nje drejtim te kundert te traditave,zakoneve dhe mentalitetit tone.nga ketu po i shoh Kosovaret qe po me shikojne shtrember :tipsy: ,nuk jua kam fajin une mor vllazen,e keni vete ju qe nuk dini se cilin identitet keni!!!!!
 

lir

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

a re cuna sa ceket e pate kete punen e kampionatit, nuk thoni shyqyr qe e fituan greket?
Ata u lodhen e shkuan ne maje te piramides evropiane, kurse ne do ta marrim ate me nje loje se grekun do ta rrjepim si rripet ngjala...ose grekun ose skuadren tone po humbi <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

angeldeviled, dua te te them ate qe them gati ne cdo teme "pyll pa derra s'ka" ne shqiptaret brenda kufijve jemi nje shembull shume terheqes i asaj shprehjeje popullore <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Flamuri shqiptar duket me shume rrudha brenda kufijve te republikes se shqiperise, duhet shtruar ca qe ta shohesh bukurine tij te vertete..
 

beshbossi

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

kondrapedali!!!!Me duket se ishe ti ai qe nuk po pranonte mendimin tim te kundert me tendin!Ishe ti ai qe filloi duke akuzuar mua per antikombtarizim!!!!!Megjithate duhet te pranoj se ndoshta nuk e vuaj shume mungesen e atij flamurit!!Ndoshta nje dite do them ndryshe ne lidhje me kete teme,edhe pse do duhet kohe ose ndoshta ndonje ngjarje e madhe!!
per mendimin tim Kosova ka dale shume nga vetja e saj!!!Pra nga te qenit shqiptare!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Jo mi rrusho unë mendimin tat e pranova vetëm e pata içik si vështirë me e përcjellë të shamet që i bojshe ti shqiptarve që jetojnë jashtë kufive!

Ta uroj me gjithë shpirt që të ndryshosh mendim në lidhje me këtë çështje!

T'prift e mara!
wave.gif
 

Alanis

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Po qe keshtu une do isha edhe per nje ndarje tjeter te shqiperise. POr them se nuk mund te japin mendime te drejta njerez qe kane qene vetem dy dite ne kosove. Ad me duket se ti i vlereson njerezit vetem ne nje kendveshtrim. U know
Sigurisht qe nje shqiperi e madhe do ishte ideale per shtet pak a shume me te zhvilluar dhe me nje hap perpara drejt europes. Mos harrojme se ekonomia e shqiptareve jashte kufijve eshte pak si me e mire se e jona brenda kufijve. Per sa i perket mentalitetit ne shqiperi mund te gjesh katunare sa per gjithe ballkanin por nuk studiohet keshtu gjendja. Por mendoj se shqiperia e madhe do ishte vetem nje hap perpara, jo zgjidhje e te gjitha problemeve. Po mos keni frike per kete se amerika nuk e mendon keshtu prandaj duhet te presim edhe ca.

ps: une e kam babin nga kosova dhe mamin nga vlora (mix to mix), me lejohet edhe mua nje mendim apo jo?
 

rrok deda

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Kondra,Angel eshte shume e re dhe per kosekuence s'ka eksperiencen e duhur.Ajo flet si i ka njohur kosovaret ne '99 kur ishte vetem 13 vjece,pra ne nje moshe kur kokluzionet nuk mund te nxirren ose merren shabllon nga dikush,prandaj ta leme te qete vajzen te rritet dhe te filloje te kuptoje vete se si jane punet.Jam i sigurt qe do te ndryshoje mendim dalengadale duke u rritur,sic kemi ndryshuar te gjithe ne.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

O cuna!
Mos shihni enderra me sy hapur.
Kosova dhe Shqiperia do bashkohne,vetem pasi te jene bashkuar dy Korete <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .

Shqiptaret nuk duruan dot Prof.dr.Sali Berishen("malokun",megjithese ka 45 vjet qe jeton ne Tirane). Imagjinoni tani Thaçin,Hajredinajn apo dr.Rugoven kryeminister te Shqiperise se Madhe.

Per shumicen e shqiptareve ata do jen malok.
Per shumicen e kosovareve,jugoret do jene grek.
Le te rrime shtrember,por te flasim drejt.

Ka 14 vjet qe dy Gjermanite jane bashkuar,por edhe sot mentaliteti i popujve eshte i ndare.

Te mos flasim pastaj per barrierat ekonomike etj,etj.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] O cuna!
Mos shihni enderra me sy hapur.
Kosova dhe Shqiperia do bashkohne,vetem pasi te jene bashkuar dy Korete...

Per shumicen e shqiptareve ata do jen malok.
Per shumicen e kosovareve,jugoret do jene grek.
Le te rrime shtrember,por te flasim drejt....

[/qb]
Me ç'di unë edhe ata që ti i quan kosovarë janë 95% shqiptarë (pjesa tjetër janë serb e bullgarë) kështu që nuk mundet që shumica e shqiptarëve ti quaj malokë.
Pastaj me llogjikën tënde Shqipëria nuk duhet të heci kurrë përpara nga ndarjet ndërmjet malokëve e grekëve? Ç'mu.tin bëjmë ne në një vend që ka kaq shumë ndasi? Përse ne jemi kundër dhënies së Vorio-Epirit Greqisë? Kjo ndofta do të ishte zgjidhja më e mirë për ne, Jugu shkon me Greqinë ndërsa malokët bashkohen edhe njëherë (pas Skënderbeut) së bashku!
Si thua, a të duket zgjidhje e mirë?

Mendo pak më gjatë o rrush i papjek <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> !
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Kondrapedali

Cpati ti kshu?
Qeke zgjuar mafmurr nga gjumi me duket.
Nejse.

Deshira per nje Shqiperi te Madhe dhe realiteti i kohes,jane dy gjera shume te ndryshme.

Po qe se vime ketu dhe flasim per enderrat tona,deshirat tona,ateher ke te drejte.

Une do kisha deshire qe Shqiperi te quhet cdo vend ku jetojne shqiptare.

Po te flasim per realitetin,ateher do isha i lumtur qe sikur Kosoves ti njihej pamvarsia.Rendesi ka qe ata te njihen si shtet i pamvarur.

Bashkimi i Kosoves dhe i Shqiperise,po ta perseris edhe njeher,eshte me i veshtire se bashkimi i dy Koreve.
Argumentat per kete thenie,permblidhen ne mijra faqe.Kohen per ti shkruar ato nuk e kam.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Angel! Mos je gje CIFUTE ????????

O njerez NE jemi prishur Etnikisht jo Kosovaret.

Atje ku ka LIRI ka Etnitet, (ne Kosove ka pas me liri se ke ne)

Kuptohet qe te jetosh ne nje shtet te huj (i cili perdor metoda nga me te rafinuara per asimilim) thyhen disa reflekse, psh. kane veshtiresi ne gjuhe, kjo eshte e natyrshme.

Tek Kosovaret eshte ruajtur me shume TRADITA KOMBETARE, prandaj jane me nacionalista se ne.

Ne ne Shqipni quajme Shqiptar ata qe flasin rrjedhshem Shqip, ne Kosove quajne Shqiptar ata qe kane gjak Shqiptari.

Pastaj NE jemi ndryshe edhe me Shqiptaret e vjeter te USA dhe Australise, pse??????????????
Nderkohe qe Kosovaret kane me shume lidhje (miqesore, pershtatje) me ata, se sa me Shqiptaret e Shqipnise.
 
Top