Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?
Kosova dhe Shqipnia kanë të njëtjtën popullsi me të njëjtën histori, me të njëjtat tradita dhe me të njëjtat aspirata!
Ndryshimet mes shqiptarve e kosovarve nuk janë më të mëdha se midis jugut e veriut të Shqipërisë! Kosova është pjesë përbërëse e Veriut të Shqipërisë. Kjo është arsyea që Enveri e braktisi kur mund ta mbante, kjo ëshë arsyea që Tosi dha bekimin e tij për shfarosjen e kosovarve, kjo është arsyea që shumë shqiptarë i shohin kosovarët si kërcënim dhe mundohen ti gjejnë lloj-lloj epitetesh!
Bëni kujdes njerëz se do përfundojmë keq dhe njëherë e përgjithmonë! Mos mohoni atë që është shqiptare. Kosovar ka të njëjtën vlerë si Lab, Çam, Tirans, Shkodran, Durrsak, Korçar, etj. d.m.th është një pjesë e jona. Sa shqiptarë të Shqipërisë jan martuar me shqiptarë të Kosovës? Kanë patur ata vallë vështirësi të bashkëjetojnë?
Kurrsesi, por nuk kanë patur as politikanë që t'ia zgjidhin problemet!!!
Lëreni popullin të zgjedhë e jo politikanët! Një Federatë Shqiptaro-Shqiptare (Kosovare) do ti shërbente veç klasës politike dhe jo interesave të popullit (mbështetur në faktin që klasa politike, qoftë shqiptare apo kosovare, sot për sot i shërben veç xhepit të saj dhe në një të ardhme të afërt nuk arrij të perceptoj ndryshime madhore në këtë koncept!
Për të realizuar bashkimin Kosovë-Shqipëri (dhe më pas gjithë trojet shqiptare nëse kjo do të kërkohet) duhet që si Kosova dhe Shqipëria të rriten ekonomikisht dhe politikisht sëbashku d.m.th që bashkimi duket i largët. Pa stabilizimin ekonomik e politik të dy trojeve shqiptare është e rrezikshme të mendojmë për bashkim!
Këto janë mendimet e mia personale dhe ftoj cilindo që të më plotësojë apo korrigjojë aty ku e kam gabim.
Ditën e mirë