A duhet të moshuarit të kenë leje të kufizuar për ngarjen e makinës? - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Dy artikuj në revistën e shoqatës kanadeze të mjekësisë u hedhin një vështrim aksidenteve me makinë nga persona të moshuar.
Pyetja që studiuesit shtrojnë është – “A duhet të moshuarit të ngasin makinën?” “Jo domosdoshmërisht”, përgjigjen ata.
Të dhënat për të kundërtën e këtij argumenti mund të jenë çorientuese; të moshuarit dalin në krye të listës së aksidenteve sepse:
- Kanë më shumë gjasa t’i raportojnë aksidentet
- Më shumë gjasa për të humbur jetën në aksidente pasi janë më të dobët fizikisht (dhe)
- Kanë gjasa për aksidente ku përfshihen shumë makina, sepse e ngasin automjetin më shpesh në qyteteve sesa në autostrada
Sipas statistikave, 4/5 e aksidenteve bëhen vdekjeprurëse kur personi në timon është 85 vjeç a më shumë.
Disa ekspertë sugjerojnë se të moshuarit mund të mbrohen nga aksidentet nëse në patentën e tyre vendosen kufizime që nuk do t’i lejonte t’a ngisnin makinën gjatë natës ose në rrugë me shpejtësi të larta.
27 shtete amerikane kanë ligje të tilla për adoleshentët.
Në Kanada, rregulla të ngjashme kanë ulur deri në 40 për qind rastet e vdekjeve nga aksidentet mes adoleshentëve.
Autorët e dy studimeve sugjerojnë që programet për patentë të kufizuar mund të bëjnë përjashtime për ata të moshuarit që paraqesin një vërtetim mjekësor ku të thuhet se gëzojnë shëndet të mirë.

b.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Mir mër kur e kanë shëndetin, po gjykimin si i bëhet ta studiojmë? Po reaksionet? Po inatin me të tjerët të cilët i shohin si pengesë në rrugë (pasi ecin ngadalë)? A duhet që të moshuarit të kalojnë provime praktike për drejtimin e automjetit periodikisht?
I shtroj këto pyetje pasi, si shumë këtu besoj, kam konstatuar që të moshuarit kanë disa probleme në drejtimin e automjetit. Këto probleme, shpesh, shkaktojnë aksidente edhe pse i moshuari nuk përfshihet në to. Dhe, një problem madhor me të moshuarit është reagimi dhe kokëfortësia e tyre për të drejtën. Ata mendojnë se munden, se duhet dhe se do të drejtojnë një automjet deri sa të jenë gjallë duke injoruar totalisht rrezikun që mund të paraqesin për të tjerët (fëmijë të tërhequr zvarrë në distanca të gjata, hyrje në krah të kundërt në autostradë, drejtim automjeti në mes të dy korsive sidomos në kthesa, etj). Për adoleshentët egzistojnë kufizime, për alkoolin gjithashtu pasi janë burim aksidentesh. Po për pleqtë, kur do vendosen kufizimet?

P.S. Shpresoj të jem në gjendje të ngas makinën sa më gjatë:)
 
Top