Re: A duhet ndaluar me ligj antireklama?
Sot cilesia eshte ne plan te dyte. Per te shitur mjafton te kesh reklame dhe rrjet te forte shperndarjeje :smash: :smash: :smash:Fillimisht postuar nga jeton_i:
[qb] sa per rastin e Digitalb dhe Sat+ mendoj se antireklama per here te pare ne Shqiperi nxorri ne pah te metat e produkteve qe ofrohen nga kompanite. Vetem permes anti-reklames bleresit kuptuan )per sa kohe ishte kjo fushate anti-reklame) se cilat jane te metat qe mcifen nga reklamuesit e ketyre paketave duke e rritur ne menyre indirekte transparencen aq shume te munguar ne kompanite shqiptare, te cilat nuk mendojne asnje here qe kane pergjegjesi sociale per te krijuar marredhenie transparente (kushtimisht transparente) me publikun.
Prandaj vazhdoj te jem shume pro nje ligji qe nuk ndalon antireklamen. Ne kete menyre kompanite shqiptare, por edhe ato te huaja qe veprojne ne vendin tone, do te jene me te pergjegjeshem per per produktet qe ofrojne ne treg. Shembull: Olim per pak sa nuk i bindi shqiptaret me reklamen e saj se vaji vegjetal qenka me i mire se ai i ullirit per sallata!!!
A nuk e meriton nje anti-reklame kjo reklame banale, qe nuk besoj te kete shqiptar ne Shqiperi qe ta haj???
Sikur Olim ta dinte se do kishte anti-reklame do mendohej dy here para se te publikonte ate reklame sheli. [/qb]