A duhet ndaluar me ligj antireklama?

Santiago

Primus registratum
Re: A duhet ndaluar me ligj antireklama?

Fillimisht postuar nga jeton_i:
[qb] sa per rastin e Digitalb dhe Sat+ mendoj se antireklama per here te pare ne Shqiperi nxorri ne pah te metat e produkteve qe ofrohen nga kompanite. Vetem permes anti-reklames bleresit kuptuan )per sa kohe ishte kjo fushate anti-reklame) se cilat jane te metat qe mcifen nga reklamuesit e ketyre paketave duke e rritur ne menyre indirekte transparencen aq shume te munguar ne kompanite shqiptare, te cilat nuk mendojne asnje here qe kane pergjegjesi sociale per te krijuar marredhenie transparente (kushtimisht transparente) me publikun.
Prandaj vazhdoj te jem shume pro nje ligji qe nuk ndalon antireklamen. Ne kete menyre kompanite shqiptare, por edhe ato te huaja qe veprojne ne vendin tone, do te jene me te pergjegjeshem per per produktet qe ofrojne ne treg. Shembull: Olim per pak sa nuk i bindi shqiptaret me reklamen e saj se vaji vegjetal qenka me i mire se ai i ullirit per sallata!!!
A nuk e meriton nje anti-reklame kjo reklame banale, qe nuk besoj te kete shqiptar ne Shqiperi qe ta haj???
Sikur Olim ta dinte se do kishte anti-reklame do mendohej dy here para se te publikonte ate reklame sheli. [/qb]
Sot cilesia eshte ne plan te dyte. Per te shitur mjafton te kesh reklame dhe rrjet te forte shperndarjeje :smash: :smash: :smash:
 

notej

Primus registratum
Re: A duhet ndaluar me ligj antireklama?

Santiago,
prandaj Olim-i eshte ne gjendje shume te mire :tipsy: :smash:
 

Adriatik

Primus registratum
Re: A duhet ndaluar me ligj antireklama?

Elka në gjyq me News-24 për patatinat Chitoss
Debati i hapur së fundmi në këtë faqe lidhur me domosdoshmërinë ose jo të një ligji që do të ndalonte antireklamën tashmë është çështje dite. Ditët e fundit disa media të udhëhequra nga News 24 kanë informuar publikun për akzistencën e substancave kancerogjene në patatinat Chitoss, që importohen nga Elka. Kjo e fundit dje mohoi këtë fakt duke akuzyar mediat për antireklame dhe deklaroi se do të hidhte në gjyq mediat për antireklamë dhe shpifje. Problemi tani mëndoj se është direkt lidhur me antireklamën. A ka të drejtë kjo kompani që të mbrohet nga gjykata? A kanë të drejtë mediat që të kamuflojnë një lajm që zbulon të një kompanie? Kjo mendoj se është një dilemë për të cilën nuk ka një dispozitë të posaçme, pra nuk ka një ligj që rregullon marrëdhëniet edhe në rastin e antireklamës.
Kështu që çështja është disi e diskutueshme. Nëse ky produt i kësaj kompanie dyshohet për përbërës të ndaluar atëhere media nuk ka pse tëë përgjegjësi. Në fund të fundit këto media janë treguar të kujdesshme duke mos e konfirmuar lajmin por duke cituar mediat e huaja, ato greke. Por kompania a ka të drejtë? Kjo është e paqartë. Nëse produkti i kompanisë Elka nuk përmban përbërës të tillë të rrezikshmë atëherë kjo kompani ka të drejtë që të dëmshpërblehet. Nga kush? Kjo ështëërsëri e vështirë për tu qartësuar. Dëmtuesi është ai që ka qënë burimi i informacionit, pra mediat greke që kanë cituar edhe mediat shqiptare. Atëherë edhe nëse paska të drejtë kjo kompania nuk ka pse e kërkon dëmshpërblimin (nëse vërtete ka të drejtë) në Shqiopëri pasi “zjarri” është ndezur diku tjetër.
Ndërsa në rastin tjetër, pra nëse kjo kompani nuk mund të provojë mosekzistencën e përbërësve të ndaluar në poroduktin e saj atëherë ajo natyrisht që nuk ka pse të kërkojë asnjë lloj dëmshpërblimi dhe mediat që e kanë zbuluar këtë fakt që dëmton konsumatorët jo vetëm që nuk kanë përgjegjësi por madje duhen përgëzuar për këtë shërbim që po i bëjnë klientit.
Fatmir Selmanaj
 

leo110

Primus registratum
Re: A duhet ndaluar me ligj antireklama?

Besoj qe tema trajton antireklamen mes konkurenteve qe prodhojne produkte/sherbime te njejta, te ngjashme apo qe i perkasin te njejtit sektor prodhimi/sherbimesh dhe disiplinohen me norma te posaçme mbi konkurencen.

Ndersa, antireklama nga mediat(s'mund te quhet antireklame edhe pse ndikon negativisht per kompanine, sepse pikerisht eshte misioni i mediave te beje info, problemi mund lind mbi vertetesine e informacionit) ka e duhet te kete nje normative tjeter mbi vertetesine e lajmeve dhe qe duhet kete nje zgjidhje 'de jure' kur shkaktohen nga mediat deme morale e materiale/monetare mbi nje subjekt te caktuar ekonomik/fizik.
 

capuni

Primus registratum
Re: A duhet ndaluar me ligj antireklama?

Fillimisht postuar nga Adriatik:
[qb]
Fillimisht postuar nga capuni:
[qb] ...
...nejse kshu e shof un ket problem -- qe per mu s'eshte problem. :book: [/qb]
Nese do te ishe pronar apo manaxher i ndonje firme them se do te mendoje krejt ndryshe.... :wave: [/qb]
...nga eksperienca ime ne marketing per biznese te ndryshme, antireklama zgjon shpirtin krijues.

Psh, lengu i portokallit po mundohet te zevendesoj qumshin ne tavolinat e mengjesit, duke ven ne dukje se lengu i portokallit i fortifikuar me vitamin D ka me shume vlera se qumshi. Po te isha manaxher marketingu i nje kompanie qumshi do fortifikoja qumshin me vitamin C edhe do beja nje reklame ku te distancoja ata qe kane probleme acidi ne stomak nga lengu i portokallit duke thene se vitaminen C mund ta marrin nepermjet qumshit. :wave:
 

Adriatik

Primus registratum
Re: A duhet ndaluar me ligj antireklama?

Skandali i ministrisë së Bujqësisë për patatinat “Chitoss”
Ishte vërtet një skandal reagimi i zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë për patatinat “Chitoss”. “Bllokimi” që ata i ksihin bërë këtyre patatinave tani u anullua sepse sipas tyre këto patatina nuk përmbanin përbërës të rrezikshëm për shëndetin. Dhe skadali qëndron në atë që këtë konstatim “specialistët” tanë nuk e kishin marrë nga ndonjë analizë laboratorike sepse nuk kishin laborator fare. Konstatimin ata e kishin marrë nga një mbishkrim në etiketën e patatinave në të cilën thuej se këto patatina nuk përmbajnë përbërës kancerogjene. Pra ata kishin marrë si fakt të vërtetë atë që vetë kompania që i prodhon këto patatina kishte shkruar në tiketë. Kjo është vërtet një mbyllje komike e këtij problemi
 

amerikanja

Primus registratum
Re: A duhet ndaluar me ligj antireklama?

Per mendimin tim antireklama mund te behet si ne politike ashtu edhe ndermjet biznesesh. Ne qofte se dicka eshte e vertete, eshte e vertete dhe pik. Ne qofte se kompania qe demtohet ka ndonje ankese le ta hedhe ne gjyq per prishje te imazhit kompanine qe ka bere reklamen.
Problemi qendron se antireklama eshte shume e rrezikshme kur perdoret ne mediat vizive, pasi publiku mund te fiksoje ne mendje ate kompani qe ti ke si synim te rrenosh...
 

epiphany

Primus registratum
Re: A duhet ndaluar me ligj antireklama?

aftesia qendron tek venia ne dukje e aneve pozitive dhe arsyeve pse konsumatoret duhet te zgjedhin produktet apo sherbimet e tua duke u mbeshtetur thjeshte ne ate cfare ti ofron.nuk ka kuptim qe publiciteti te mbeshtetet ne piket e dobeta te konkurrences.ne kete pike antireklama do kthehej ne nje lufte.e nese kjo perdoret neper fushata elektorale pastaj, trasformohet ne dicka shume te rrezikshme.
 

Santiago

Primus registratum
Re: A duhet ndaluar me ligj antireklama?

Jam dakord me ju Denna :thumbsup:
Sipas gjykimit tim antireklamen mund ta zgjedhe dikush qe nuk ofron asgje te re. Pra ai qe nuk ka se cfare te prezantoje si avantazh te produktit te tij do te perpiqej qe te sfumonte vlerat e produkteve te konkurenteve.
 
Top