A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Ergler

Primus registratum
A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Miq forumista kjo eshte nje teme qe po diskutohet nga mazhoranca qeverisese,prandaj une dua te di mendimin tuaj se a duhet bere reforme ne drejtesi?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Ka jashtëzakonisht shumë ndryshime për t'u bërë.

Do shkruaj më gjatë më vonë!
 

Santiago

Primus registratum
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Ndryshimet ne drejtesi per mendimit tim kane dy ane.
Njera ka te beje me pamundesine e qeverise qe te luftoje korrupsionin nese nuk ka mbeshtetjen e prokurorise. Prokurori i tanishem nuk mund te vere para pergjegjesise ata qe e kane mbeshtetur (qeveritaret socialiste)

Nga ana tjeter perqendrimi i pushtetit ka anen e vete negative. Ne momentin qe Sala do te kishte ne dore prokurorine dhe duke pasur parasysh edhe pritjen per te kufizuar imunitetin e deputetit, mund te themi pa frike se ka per te qene real kercenimi per cilindo qe ai do ta shohe si kundershtar. Dhe ne nje situate te tille do te kemi perdorim te drejtesise per qellime politike.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Pushteti DUHET shpërndarë një orë e më parë. Prokuroria mund të kontrollohet dhe korrigjohet nga Kuvendi Popullor e KLSH.

Nuk duhet kurrsesi që qeveria të mbledhë pushtet të tepërt pasi kjo do të ishte katastrofë e re për Shqipërinë.
 

altini 1975

Primus registratum
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Pushteti asht dhe do te mbete ne durt e atyne qe kane fillu lojen ne 1991 me Ramiz Aline ne krye.Keshtu qe i vetmi ndryshim asht jo ne njerez po ne mendesi te drejtimit.Kjo mendesi do te vazhdoje te mbetet peng e atij brezi qe ka marr ne dore qeverisjen e vendit dhe po i jep faqen e shqiperise Roze te ketyre 15 vjeteve.Pra edhe ky ndryshim asht loje pozicionesh dhe jo rregullash loje kunder korrupsionit.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

MUNDESIA E VETME PER TE NDRYSHUAR PER MIRE ESHTE QE QEVERIA TI PERSHTATET TIPIT TE POPULLIT SHQIPTAR QE MESA KAM KUPTUAR DERI TANI DESHIRON TE ZHVILLOHET POR NUK PO GJEN HAPSIRE PER T'U ZHVILLUAR.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Qeveria nuk duhet ti fuse hundet ne sistemin gjyqsor. Ne fakt kjo qe sa po shpreha eshte e veshtire te ndodhi pasi Berisha ka filluar te tregoje dhembet duke kercenuar Prokurorin e Pergjithshem dhe prokurorine ne pergjithesi, duke ndryshuar me nje ligj karagjoz formulen e KLD-se (ligj qe pritet te rrezohet nga gjykata kushtetuese pasi nese do lihej ne fuqi jashte KLD-se do te mbeteshin Kryetari i saj qe eshte Presidenti i Republikes, Ministri i drejtesise dhe Kryetari i Gjykates se Larte), duke nderhyre direkt ne vendimet gjyqesore si dhe duke reduktuar fondet per administraten gjyqesore ne buxhetin e shtetit.
 

Ergler

Primus registratum
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Mendoj se mazhoranca ka pergjegjesine ta largoje Shqiperine nga vendi i 126 i korrupsionit.Si behet kjo?E para duke bere ligje ne parlament per te bere reformat qe i duhen ne keto momente vendit dhe dyta duke i larguar te korruptuarit si ne Gjyqesor ashtu edhe ne Prokurori e KLD.Nqse dikush nga keta nuk eshte i korruptuar, duhet ta leri vendin e punes sepse si drejtues te organeve qe jane te specializuara per luften kunder krimit te cdo lloj ngjyre kane qendruar sehirxhinj.Dihet nga te gjithe se shqiptaret nuk kane besim tek organet e drejtesise dhe per kete EU ka thene se duhet te beni reforme ne drejtesi sepse ajo eshte bashkpunetore e krimit.Cfare tregon pasurimi marramendes i tyre? Mos jane pasuruar me rrogat e shtetit?Po jane pasuruar me parate e krimit.Si mund te toleroj kjo mazhorance dhe ta lere gjendjen ashtu si ka qene.Jo.Duhet ti qendroj motos se fushates:Koha per ndryshim dhe lufte te pameshireshme korupsionit.
 

Ubaldo

Primus registratum
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Nqse ve fjalen kudo nuk ke pse i ve perpara fjale tjeter sepse permbahet tek e para, megjithate jam i mendimit se duhet ndryshuar kudo dhe veçanerisht ne sferen e drejtesise.
 

Ergler

Primus registratum
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Me ate dua te them se reforma duhet te filloj me pare atje,sepse do te jete ajo qe do te gjykoj me ndershmeri te gjitha ankesat per dhenien e drejtesise se munguar ne keto 15 vite.Sipas mendimit tim nuk ka asnje gabim ne ndertimin e kesaj sentence.I rendesishem ngelet thelbi i mesazhit.Mendoj se qeveria do te gabonte vetem atehere kur nuk do te bente reformat e kerkuara nga europianet dhe organizmet nderkombetar.Megjithate ngelem i mendimit se cdo reforme duhet bere me kujdesin e duhur.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe pse?

Drejtsija do Ligje te forta dhe praktike : por duhet gjithashtu dhe DIKUSH me i fort&praktik qe ti aplikoj.
GJithsesi shum ligje jan anakronike ne Shqipri...sidomos persa i perket EKONOMiS dhe sistemit gjyqsor : duhet dinamizem se kena ngec ne LLUC.
 

GrifshAAA

Primus registratum
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe

Per mua mund te behen shume reforma, por cfare rendesie kane ato reforma dhe ligje te reja qe do dalin, nese nuk zbatohen??????
 

Ergler

Primus registratum
Re: A duhen bere ndryshime ne drejtesi e kudo dhe

Grifsha,sipas mendimit tuaj duhet te rrijme ketu ku jemi, tek vendi i 126 i te korruptuarve dhe te mbajme keto ligje qe kemi dhe mos te bejme reforma?Mire e ke,por ja qe per t'ju afruar sadopak Europes ajo ka ngulur kembe dhe me te drejte, se duhet te behen reforma dhe ligje te standartit Europian,nqse doni antaresimin ne EU.Per 8 vjet nuk u be ndonje gje per te qene.Nuk duhet t'i humbim shpresat dhe te qajme.Mbase kohet ndryshojne.Te shpresojme.
 
Top