A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

Blue Gene

Primus registratum
A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

Ne kosova.com gjendet nje lajm ku Xhinxhici ka thene se Kosova s'mund te jete me Serbi, por s'mund te jete e pavarur dhe ne duhet te bisedojme direkt me shqiptaret.

A e ha populli shqiptar ate koqe ulliri?
 

bengu

Primus registratum
Re: A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

[qb]H. Solana thotë se BE-ja respekton Rezolutën 1244 të KS për Kosovën dhe asnjë letër tjetër nuk mund të ndryshojë këtë realitet [/qb]

[qb]Bruksel, 8 nëntor[/qb] - Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Havier Solana, duke shfaqur qëndrimin e tij rreth preambules serbo-malazeze, ku thuhet se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, ka deklaruar në Bruksel, se nuk ndihmon dhe nuk është e përshtatshme prania e asaj dispozite në preambulë. Solana ka thënë se Bashkimi Evropian respekton Rezolutën 1244 të KS për Kosovën dhe asnjë letër tjetër nuk mund të ndryshojë këtë realitet. Ai i ka bërë këto komente në prani të kryeministrit të Serbisë Zoran Gjingjiq.
Burimet nga kabineti i z. Havier Solana edhe dje kanë thënë se qëmoti BE ishte duke këshilluar Beogradin dhe Podgoricën që të mos e përmendnin Kosovën në këtë preambulë siç e kanë bërë.

www.kosova.com
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

Beng,

Nqse do to thuash se kosova.com i ka dhene te dy lajmet, Solanen dhe Xhinxhicin, them qe ke te drejte, por une nuk mora pergjigje per pyetjen...
 

bengu

Primus registratum
Re: A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

<span style="font-weight: bold">A e ha populli shqiptar ate koqe ulliri?</span>

Kjo ishte pyetja jote?

Atehere, pergjigja ime eshte JO. Nese nuk e ha Solana dhe bota, cfare na ben ne ta hame. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

qen_ujk

Primus registratum
Re: A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

PO, serbit ja hengrem fytyren me veprimet qe beme ne shqiptaret. Ala presim ne te frikesohemi se sa i shemtute eshte be ai tani.
Po pse budallej na boni Shqiperia? PO u sorrollaten rrotat mbratpsh, prap re lufte, ku te bij lata te shkoj dhe sopata.
 

qen_ujk

Primus registratum
Re: A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

Shqiperi sotme + Kosove = Shqiperi etnike,

I dont fuck around, my friend.
 

manga

Primus registratum
Re: A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

nese nuk ndryshojne gjerat, at'here pergjigjja asht po...por, per me ndodhe kjo, duhen me kalue nja 30 vjet...
 

Prizreni

Primus registratum
Re: A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

Blue Gene,
Teme e qelluar,Vetm kur permendet fjala Serbi ne kontekst me Kosoven,une rrenqethem,keshtu mendon i gjith populli shqipetare i Kosoves.
Secili kombinim i Kosoves ne Jugoslavi apo Serbi-Mali i Zi,Konfederate e ndonje Jugoslavie te re etj. Eshte e pa mundur,e pa logjike,e pa realizueshme,kontrollimi apo qeverisja e Kosoves nga Beogradi, eshte qeshtje e vdekur.Kete e pohojne edhe shumica e serbeve te Serbise neper forume te ndryshme,kurse ate qe trumpeton sot qeveria e Serbise thjeshte eshte komercializem per fitimin apo perkrahjen e popullit serb ne pergjithesi per vota,njeherit eshte edhe manipulim apo loje nga ana e Beogradit me popullaten serbe te Kosoves,sepse politikanet dhe analistet serb humbjen e Kosoves e dine dhe e kuptojne me se miri,tek e fundit,nje territor qe nuk e kontrollon ushtria dhe qe eshte humbur me lufte quhet e HUMBUR.
Kosova sot ka te gjitha tiparet e shtetit,dhe asgje nuk ka te perbashket me Jugosllavine,kjo kerkon kohe qe te pregadise popullin serb psiqikishte(qe te pajtohet/mesohet ne jeten e shtetit te ardhshem).Kosova ka:Doganat,ushtrine,dokumentet e udhetimit(pasaportat),policine e vete,tabelat e regjistrimit,pullat postale,valuten e vete etj.etj qe nuk kane te bejne fare me Jugosllavi.
Ju pershendese.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

Dardane nuk eshte ashtu si thu ti.
Kur themi federate e re jugosllave nenkuptojme ekonomia te orientohet bashkarisht, levizje e lire e njerzve , gjuha shqipe gjuhe e dyte,te drejta kombetare per te gjithe, etj.
Pastaj ASIMILIMI, i cili vjen gradualisht, gjithmon shumica asimilon pakicen.
Fatkeqsisht QENDRAT ZIONISTE qe drejtojne boten jane kundra bashkimit te Kosoves me Shqipnine dhe kundra Kosoves se pavarur.(jane per asimilimin e shqiptareve ne jugosllavine e re)
Henri Kisinger ka pergatit nje plan per ballkanin ku synohet asimilimi i shqiptareve me te gjitha mjetet.(deri ne eleminimin fizik te nacionalisteve nga te gjitha palet)
Shanset e bashkimit me shqipnine jane 0, dhe shanset e pavaresise kosoves jane 0.(nga ana e nderkombetareve)

Tashti ngelet sa te zot do jemi ne shqiptaret,te mbijetojme, sepse do na e heqin edhe kete mundesi dmth (te jetojme si shqiptare)
pra do na pengojne edhe ne Shqipni edhe ne Kosove per te jetu si njerez te lire.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

nuk eshte aspak e vertete qe shanset per pavaresi jane 0
duke lexuar vetem ate citim te deklarates se gjingjicit me duket sikur ai i ka hapur rrugen idese se nje pavaresie

kosova nuk mund te jete me serbi
...
duhet te bisedojme drejtperdrejt me shqipetaret...

Mua me duket nje hap perpara drejt pavaresise se kosoves
Duhet te shohim nese diplomacia kosovare do te dije te reagoje me mencuri.

Kosova duhet te kete kujdes te mos kaloj nga ana e fajtorit ne syte e botes
Serbia do te perpiqet te duket si engjell

per mendimin tim politikanet kosovate duhet pershendesin ate pjese te deklarates se gjingjic ku thuhet se kosova nuk mund te jete pjese e serbise dhe te theksojne se pas pavaresise se plote kosovaret do te jene ne gjendje te qykojne me gjakftohtesi mbi marredheniet e tyre me federaten serbi - mal i zi dhe te marrin nje vendim te qendrueshem e afatgjate.
Vendime te tilla (mbi marredhenie te vecanta me nje popull tjeter) merren nga persona krejtesisht te lire ne menyre demokratike
 

iriqi

Primus registratum
Re: A do i eci Serbise qe po perpiqet te fuse Kosoven si pjese te re federale?

Per mendimin tim Kosova ne rast se do te behet e pavarur do te ndahet, nje pjese per serbet: le te themi 20 ose 25% e territorit dhe pjesa tjeter per kosovaret.
Ky eshte nje variant qe mund te pranohet edhe nga Beogradi edhe nga bashkesia nderkombetare. Por pavaresia e Kosoves nuk e zgjidh çeshtjen. Pyetj shtrohet: A mund te ekzistoje Kosova si shtet i pavarur me me pak se 8 mije kilimetra katrore dhe me ate nivel varferie qe ka?! Apo duhet te bashkohet me Shqiperine?
Prandaj mednoj se bashkesia nderkombetare do te vendose t'i jape Kosoves nje pavaresi te plote ekonomike dhe kulturore dhe vetem sa per forme ajo do te beje pjese ne federaten apo konfederaten serbo - malazeze. Por edhe ketu ka nje problem: federata serbo - malazeze nuk dihet nese do te ekzistoje apo do te ndahet. Prandaj tani politika nderkombetare per Kosoven permblidhet ne shprehjen: te presim dhe te shohim.
Te gjitha variantet jane te hapura, por dy te mesipermit jane me te mundshmit si zgjidhje e statusit final te saj.
 
Top