A besoni se ekzistojne UFO-t?

Sweety el

Locus omnem
Si mendoni ju a jemi vetem NE, ne univers
Nuk jemi të vetëm

Nuk jemi të vetëm në univers dhe format e jetës jashtëtokësore mund të kenë shumë më tepër të përbashkëta me jetën në Tokë, se sa është menduar deri më tani.

Në botimin e revistës së kosmologjisë për muajin mars, gjendet edhe studimi i ri i një shkencëtari të NASA-s, me pohime tepër të guximshme.

Doktori Richard Hoover, astro-biolog i qendrës së studimeve hapësinore “Marshall”, ka udhëtuar prej 10 vitesh në zonat më të thella të Antarktidës, Siberisë dhe Alaskës, si dhe shumë rajone të tjera në kërkim të meteorëve.

Zbulimet e tij më të fundit Hoover i përshkrua në studimin e botuar këto ditë ku shpjegon punën e vet me një grup shumë të rrallë të këtyre trupave qiellorë, Si1. Në planetin tonë janë zbuluar vetëm 9 meteorë të tillë.

Hoover është i bindur se ka gjetur në to forma fosilesh të njëjtë bakteriale, pjesë e organizmave të gjallë të cilët mund të kenë ardhur nga trupat mëmë të këtyre meteorëve, si kometat, hënat apo të tjerë. Si përfundim, thotë ai, këto gjetje tregojnë se nuk jemi të vetëm në univers.

Të ndërgjegjshëm se studimi do të shkaktojë polemika, botuesit e revistës së kosmologjisë kanë ftuar anëtarët e komunitetit shkencor të analizojnë rezultatet e studimit dhe kanë lënë të hapura mundësinë për komente.
 

Sweety el

Locus omnem
Në galaktikën tonë ka edhe më qenie të gjalla


Washington, 25 mars – Galaktika jonë mund të jetë shumë më e ngarkuar sesa që kemi menduar ndonjëherë. Hulumtimet e reja që e kanë bërë inxhinierët e NASA-s në Pasadena, në Kaliforni, tregojnë se 70 yje të ngjashme me Diellin mund të kenë në orbitën e vet planetin në formë të Tokës.

Në sipërfaqen e tyre mund të ekzistojë uji, konsiderojnë hulumtuesit dhe kjo do të thotë se vetëm në Rrugën e Qumështit mund të ketë miliarda planetë të ngjashme me planetin tonë.

Në shkurt teleskopi „Capler” ka identifikuar 1.200 botë të mundshme të largëta, nga të cilat 68 janë përafërsisht të mëdha sa Toka. Shënimet e reja dëshmojnë se mund të pritet që ndërmjet 1,4 dh 2,7 për qind të të gjitha yjeve në galaktikë të kenë planetë të ngjashëm me Tokën
„Kjo do të thotë se ka shumë planetë siç është Toka, në rrugën e Qumështit, madje dy miliardë sish”, sqaron Joseph Catanzariti nga NASA.

„Me këtë numër kaq të madh ekzistojnë shanse të mëdha që atje ku ka jetë, e madje dhe jetë inteligjente në ndonjërën nga këta planetë. Dhe kështu vetëm në galaksinë tonë e janë edhe 50 miliardë galaktikë të tjera”.

Shkencëtarët parashohin se do të zbulohen rreth 12 planetë të ngjashëm me Tokën pasi të përfundojnë analizat e të dhënave nga “Capler”. Janë parë tashmë katër sosh.
 
Top