Seyfert
Valoris scriptorum
Miti që frëngjishtja është më e qartë dhe më logjike si gjuhë është forcuar gjatë katër shekujve të fundit nga vetë francezët. Në vitin 1647, gramaticieni francez Claude Favre de Vaugelas thoshte: “Ne, në cdo gjë që themi, ndjekim ekzaktësisht rendin e mendimit logjik, që është rendi i Natyrës”. Ideja ishte që sistemi francez i gramatikës zotëronjte një logjikë të natyrsme dhe qartësi që gjuhët e tjera, edhe latinishtja, e prishnin me paqartësinë dhe mosartikulimin. Disa gjuhëtarë madje shihnin tek përsosmëria komplekse e gjuhës francez, reflektimin e vetë qytetërimit. Këto ide janë përhapur nëpër botë nga francezë dhe frankofilë. “Pour la beaute de la langue francaise” e rreperit McSolaar është një provë. Megjithatë, problemi me gjithë këtë ide është se ndërkohë që gjuha njerëzore është domosdoshmërisht lineare, logjika njerëzore dhe perceptimi nuk janë. Kur ne shohim një ari që ha një taco, ne e perceptojmë të gjithë konceptin, pa iu referuar procesit gjuhësor të ariut (krtefjala) – ha (folja-kallezori) – taco (kundrinori). Cdo gjuhë mund të shprehet me logjikë dhe qartësi, dhe cdo gjuhë, përfshirë frëngjishten, mund të shprehet në mënyrë jokoherente, sic mund ta kenë dëshmuar të gjithë ata që flasin me njerëzit që përpiqen të shesin suvenirë të lirë poshtë Kullës Eiffel.