A është e shëndetshme kafja e mengjesit!?

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
4211a54447899539bdc5147fa90b265c.jpg



Shumë janë thënë për ndikimin e kafes në shëndetin e njeriut.
Analiza e rezultateve të studimeve të shumta që janë bërë deri tani ka nevojë për shumë kujdes, sepse ka ndryshime nga njeriu në njeri, si mosha, doza e përditshme e kafes, konsumi paralelisht i alkoolit, si dhe zakone si duhanpirja. Personat e moshuar janë më të ndjeshëm ndaj ndikimit të kafeinës, sidomos përsa i përket gjumit. Kurse fëmijët nuk duken më shumë të ndjeshëm sesa të rriturit në doza të lehta kafeje.

3147a955007bdc533e0f565ebb8806ce.jpg


Por studimi më i ri ka treguar se kafja mund ta zvogëlojë rrezikun nga infarkti i trurit. Ata që pinë më shumë se një filxhan kafe në ditë, në fakt mbrojnë shëndetin e tyre. Thënë më saktësisht, zvogëlojnë rrezikun nga pika në tru (infarkti i trurit) – edhe atë për 25%, tregon një studim i ri.

1a5701458ccfd6eb12cefdc49d8afc01.jpg


Ky studim paraqet një sfidë për shkencëtarët, meqë shumë studime të mëparshme thoshin se kafja është e dëmshme për shëndet. Shkencëtarët që kanë punuar në studimin e ri thonë se ende ka mbetur shumë për të bërë, por se nuk dyshojnë aspak në efektet pozitive të kafes.

e8a7d276d8b2fdd76b8264d835a76986.jpg


‘Kafja është njëra ndër pijet që përdoren më së shumti në botë, prandaj nëse dobia nga ajo është edhe krejtësisht e vogël, për shkak se pihet nga një numër i madh, atëherë edhe dobia në fakt është e madhe’, ka thënë shkencëtarja Susanna Larsson nga Instituti nacional “Karolinska” në Stokholm.

c1a175822736bd26961c651e90f85f13.jpg


‘Disa gra brengosen për shëndetin e tyre, për shkak se pinë shumë kafe, prandaj studimi i ri me gjasë do të jetë një ngushëllim për to’, thotë dr. Larsson. Thuhet se kafja, e konsumuar me maturi, parandalon edhe diabetin e kancerin.
 
Top