A është e lidhur lumturia me paranë dhe mirëqënien?

Mystique

Larg
paraja-dhe-lumturia-655x356.jpg


Në fakt marëdhënia është konfuze. Një studim i kryer në 43 vende publikuar nga Qendra Kërkimore në Washington DC, tregon se njerëzit që jetojnë në vendet e varfra ose në zhvillim janë thuajse njësoj të lumtur me ata që jetojnë në vende të pasura.

Në studim personat e anketuar janë pyetur sa të lumtur janë me jetën e tyre nga 0 te 10 dhe ata përgjgjijen se mes shtatës dhe dhjetës. Në vitin 2007, 57% e të anketuarve në vendet e pasura e klasifikojnë vetën në katër shkallët e larta, në vendet në zhvillim 33% klasifikoheshin të lumtur, kurse në vendet e varfëra vetëm 16%.

Kjo është një shprehje klasike e mendimit standard se njerëzit e pasur, automatikisht janë më të lumtur. Por në 2014, 54% e të anketuarve në vendet e pasura janë përgjigjur se janë të lumtur me jetën që bëjnë, por në vendet në zhvillim përqindja shkoi në 51.

Ky ndryshim i madh shifrash ka ardhur pas përmirësimeve të mëdha që janë bërë në vendet në zhvillim, si Indonezia me 35 përqind të lutmur, apo Pakistani me 22 përqind. Gjithsesi lidhja mes të ardhurave dhe lumturisë nuk është këputur. Në vendet e varfra vetëm një e katërta e të anketuarve ndiheshin mirë me jetët e tyre, që do të thotë se pasuria dhe lumturia janë ende të martuar.

Por sërish, kjo marëdhënie mbetet e ndërlikuar, nëse do të analizonim çfarë fshihet pas kësaj dhe qasjet personale të individëve ndaj parasë.
/O.News


Ju si mendoni?

A është e lidhur lumturia me paranë dhe mirëqënien?
 

"Gambler"

Forumium praecox
Lumturia eshte individuale, gjitheashtu dhe shume komplekse...

Personalisht mendoj se me te lumturit nuk jane ata qe marrin shume, por ata qe japin shume :)



P.S Teme interesante :)
 

IL__SANTO

Valoris scriptorum
Varet NGA tasti ne rast. Por mendoj qe shumicen e rasteve lumturia shkon krah per krah me mireqenien edhe lekun.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Paraja,mund te tblej tmira materjale,por mos harro o i urti n jeri qe paraja stblen dot jeten, kshuqe paraja sesht lumturi
 
Top