97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

“Ardhja juaj është një nderim i veçantë për Enver Hoxhën, i cili ishte dhe mbeti kapedan i të gjitha kohërave në historinë e Shqipërisë”. Kështu shkruhet në ftesat e Këshillit Organizativ për manifestimin që do të organizohet me rastin e 97-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, ditën e shtunë në qytetin e Ferizajt, Kosovë. Njëri nga anëtarët e këshillit organizativ të manifestimit, Remzi Hasani, thotë se në ceremoninë e rastit janë ftuar rreth 150 mysafirë nga mbarë trojet etnike shqiptare. “Nuk bëjmë përpjekje për ta kthyer regjimin e Enver Hoxhës, por duam që të nderohet një periudhë historike, që ne e konsiderojmë shumë të ndritshme dhe shumë të lavdishme, që shteti shqiptar e ka pasur krenari. Kjo është një përpjekje, një kërkesë për ta vënë figurën e Enver Hoxhës në vendin e vet, që i përket në histori”, - thotë Remzi Hasani, profesor i filozofisë dhe i sociologjisë. Hasani tha se e kanë marrë konfirmimin se me ekipin nga Shqipëria do të jetë edhe i biri i Enver Hoxhës, Iliri, por megjithëkëtë, nuk beson se ai do të vijë. “ Janë ca rrethana për të cilat familja Hoxha mendon se situata nuk është ende stabile, aq sa Iliri të vijë lirshëm. Megjithatë, do të shohim nesër”,- tha Hasani. Ai thotë se rreth 150 veta janë ftuar nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. “Do të ishte mirë që tubimi të mbahej në Prishtinë, por këtu ka gjetur mbështetje dhe këtu do të mbahet. Fundja, Enver Hoxha është i Ferizajt, po aq sa është i Gjirokastrës, i Tetovës, i Dibrës...”, - shprehet Remzi Hasani, lider lokal i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK). Përkujtimi i figurës së Enver Hoxhës në Ferizaj, thuhet të jetë bërë disa herë gjatë viteve të fundit, por publikisht përvjetori i vdekjes së tij, është shënuar në prillin e sivjetëm, me ç’rast adhuruesit, e kanë vlerësuar Hoxhën si njërën nga figurat më të mëdha të historisë së popullit shqiptar, krahas Skënderbeut. Ferizaj duket të ketë jo pak simpatizantë të ish-udhëheqësit diktator të Shqipërisë. Kohë më parë, me iniciativën e një grupi qytetarësh ferizajas, janë mbledhur 650 nënshkrime me kërkesën drejtuar Kuvendit Komunal, që ndonjë nga rrugët a sheshet e qytetit të Ferizajt të emërtohet me emrin e Enver Hoxhës. “Ne mendojmë se Enver Hoxha ishte dhe mbeti personaliteti më i shquar, që ka njohur ndonjëherë historia e Shqipërisë, qoftë si strateg i luftës çlirimtare, qoftë si udhëheqës popullor, i cili me besnikëri e ruajti dinjitetin dhe krenarinë e shqiptarit, qoftë edhe si burrë-shteti, që ndërtoi platformë të shkëlqyer për ruajtjen e unitetit gjithëkombëtar”, - thuhet në arsyetimin e peticionit drejtuar KK-së të Ferizajt. Mirëpo, kryetari i Komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve dhe shesheve të Ferizajt, Ibrahim Rexhepi, thotë se ky komision tashmë e ka përfunduar punën. “Kërkesat e mëvonshme nuk do të mund t’i marrim parasysh. Tani është punë e KK-së, t’i shqyrtojë kërkesat, nëse i duken të arsyeshme. Por, nuk e kuptoj pse në Ferizaj ekziston ky invazion, para se ta thotë Shqipëria fjalën e vet për Enver Hoxhën”, - tha Rexhepi. Por kryetari i Ferizajt, Faik Granica, thotë se propozimi do të dalë para komisionit. “Çdo iniciativë e qytetarëve është iniciativë. Është e drejtë e tyre kjo. Ata e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. A do të miratohet apo jo, do të vendos KK-ja”, - thotë Grainca. Edhe PDK-ja në Ferizaj vlerëson se peticioni i qytetarëve është konform të drejtës qytetare për shprehje të mendimit të lirë. “PDK-ja vlerëson se procedurat demokratike nënkuptojnë padyshim edhe vullnetin dhe të drejtën e deklarimit individual apo grupor, i cili duhet të trajtohet objektivisht nëpërmjet procedurave përkatëse, për të marrë ose jo konfirmimin nëpërmjet deklarimit të shumicës”,- tha zëdhënësi i PDK-së në Ferizaj, Besim Zymberi.
 

receli

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

ata 4000 e ca djem kosovare qe u masakruan ne tivar pasi kaluan neper teritoret qe komandonte enveri ndihen shume "te gezuar" kur degjojne atje nen toke se cfar bejne bashk kombasit e tyre ne Ferizaj.
enveristet kudo qe jane skan atdhe.
ky eshte konklluzioni per kte maskarade qe na dhuron PDK e thaqit e jakupit.
pacin faqen e zeze.
 

Nobis

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

kush jane keto 4000 e ca djem more se hera e pare qe ma degjon brima e veshit ... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

receli

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

sikur te dije historine e kombit shqiptar nuk do haje mu.t per enver hoxhen.
pikerisht se je injorant sikurse ata injorantet e ferizajit ti ha m-ut ketu pro enver hoxhes.
prandaj njerzit e kulturuar kan hequr dore prej dekadash nga figura e modeli e filozofija e enverit.
ju bijt e xhelatve vazhdoni ne rrugen tuaj te qelbur.
 

Nobis

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

ti rrofsh njehere per edukaten demokratike qe tregon kur flet.
e dyta: ne shkolle skam bere historine e "kombit" kosovar /pf/images/graemlins/wink.gif
e treta: edhe une di te them tani: berisha ka vrare 200 000 kosovare, po puna eshte se pa fakte dhe artikuj sna beson njeri as ty dhe as mua /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

Mjafton të pyesësh Ramizin o Velo. Akoma janë gjallë dëshmitarët. A don ti Gjin me i dëgjue "armiqt"?
 

Nobis

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

ahu me juve me nejt 3 vjet tu pyt, sju mushet menja.
jeni bo si gra te ndame nga burri. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

A don ti Gjin me i vra "anmiqt"?/pf/images/graemlins/angel.gif==)
 

Nobis

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

njat pytje duhet me ja ba vedit ti orosh, se une skisha le n`at kohe /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

Ti s'ke iden se si jan grat e pa ndame nga burri Velo /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Nobis

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

ahahhaah po pra. /pf/images/graemlins/laugh.gif lum si ti qe e ke provu ne kurriz /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

E unë do vazhdoj ta provoj në kurriz me krenari /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Nobis

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

shyqyr qe ka njerez qe mendojne keshtu /pf/images/graemlins/laugh.gif
gjinoooooo /pf/images/graemlins/lol.gif
 

jona20

big bum bam...
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

E shoh goxha tragjike gjendjen, ka akoma shume adhurues te E.Hoxhes e ju pa problem fare, vazhdoni te prini presh nen vater!
 

Nobis

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

po pra,
o djem rrembeni pushken, ja vdekje ja liri /pf/images/graemlins/laugh.gif
ti vrasim te gjithe komunistet ne menyrat me demokratike qe na mesoi mesuesi yne i Pavdekshem Doktor QofteLargu ne 1997 /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jona20

big bum bam...
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

Ja del ne pah direkt, fryma e dhunshme e nenes parti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Nobis

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

une se di ate fryme si eshte se nuk e kam arritur /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

Ajo frimë është e lindur së bashku me idealin e partisë Velo /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: 97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ajo frimë është e lindur së bashku me idealin e partisë Velo /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Ajo eshte "frima" e Partise Velo...dil andej nga "pilli" dhe merr pak ajer te paster /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top