
Lev ose Leon Nikolajeviç Tolstoi, ishte kont dhe shkrimtar rus i cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e realizmit.
Tolstoi nuk arriti ta mbyllte universitetin. Më 1856 ai u vendos në Jasnaja Poljana që ishte dhe vendlindja e tij, ku iu kushtua veprimtarisë pedagogjike dhe krijuese.
Në veprën e tij Leon Tolstoi paraqiti psikologjinë dhe shpirtin e popullit rus ku trajtoi problemet e shumta morale dhe sociale midis të cilave çështje si e drejta e pronës, kontrastin midis ndërgjegjies dhe rrjedhës historike midis natyrës dhe civilizimit etj.
Ndër veprat e tij kryesore mund të përmendim “Fëminia”, 1852; “Lufta dhe Paqja”, 1863-1869, “Ana Karenina”, 1873-1877, etj.
Lev Nikollaeviç Tolstoi, një përçmues i gruas
Nga të gjithë intelektualët Lev Tolstoi ishte ai që synoi për më lartë deri në atë pikë sa të ngjallë drojtje, bile edhe frikë. Arriti deri aty sa të mendojë se mund të arrinte transformimin moral të shoqërisë falë burimeve të zgjuarsisë së vetë dhe forcës shpirtërore që kishte brenda vetes.
E konsideronte veten hallkë të një zinxhiri të gjatë intelektualësh dhe profetësh që përfshinin “Moisiun, Isain, Konfucin, grekët antikë, si Budën, Sokratin e më pas Paskalin apo Spinozën. Ai ndjente në shpirtin e tij një “madhështi të pamasë” dhe çuditej që të tjerët nuk i pranonin dhuntitë e tij:
“Përse askush nuk më do? Nuk jam budalla, nuk jam përbindësh, shpirtkeq apo injorant, është e pakuptueshme”, shkruhet në një nga ditaret e tij.
Megjithatë impulsin për të shkruar e kishte me hope dhe kjo qe dhe tragjedia e Tolstoit. Shpesh shkruante: “Po bëj një punë që për mua është aq e natyrshme si ajri që thith dhe që më lejon të shoh nga lart me krenari fajtore atë që bëni ju”.
Po ashtu mund të thuhet se jo gjithmonë të shkruarit për të ishte aq i lehtë. Një pjesë e madhe e “Lufta dhe Paqja” u rishkrua të paktën shtatë herë. Akoma të shumta qenë redaktimet dhe rishikimet e “Ana Kareninës”, që pësoi modifikime me rëndësi thelbësore.
Një nga mëkatet më të mëdha për të cilën e kishte ndjerë veten shpesh në faj janë borxhet e mëdha në të cilat ndodhte të zhytej, jo rrallë. Thuhet se filloi të luajë shumë në Moskë dhe në Petërburg në vitin 1849. Në 1 maj i shkruan vëllait Sergeit:
“Erdha në Petërburg pa asnjë arsye, nuk bëra asgjë që t’ia vlejë, veçse humba një shumë të çmendur parash dhe hyra në borxhe”. Ai i jep vëllait porosi që të shesë menjëherë një pjesë të çifligut.
“Kam nevojë absolute për 3500 rubla. Bëhen marrëzi vetëm një herë në jetë. Liria dhe filozofia ime kushtojnë shtrenjtë, dhe ja tek jam duke i paguar”. Vazhdoi të luajë bixhoz dhe për dhjetë vite të tjera, me rezultate shkatërrimtare,
duke shitur ndërkohë një pjesë të madhe të pronave e duke u futur në borxhe me miqtë dhe të afërmit e tij, shumë prej të cilëve nuk ia ktheu. Tolstoi e dinte se vepronte keq duke frekuentuar prostitutat dhe duke joshur fshataret e reja dhe e akuzonte veten për këto mëkate.
Por më shumë akuzonte gratë. Para syve të tij, ato të gjitha ishin tunduese, si Eva. Ndoshta nuk është shumë e guximshme të mendohet se për shkak të faktit që pati nevojë fizikisht për to, gjatë gjithë jetës dhe se përfitoi nga kjo nevojë,

“Gruaja….Në përgjithësi ajo është budallaqe, por kur punon për djallin, ai i huan zgjuarsinë e tij. Shiko, ka bërë mrekullira që kërkojnë zgjuarsi, mprehtësi, durim për të bërë pisllëqe”. Problemi është se Tolstoi, edhe pse ishte një përkrahës i bindur i familjes,
nuk besonte te martesa ose të paktën te martesa kristiane, si bashkim i dy të rriturve me detyra dhe përgjegjësi të barabarta. Martesa e tij pati probleme gjatë gjithë jetës së tij dhe pse pranë tij ishte Sonja, gruaja më e nënshtruar që ai njohu ndonjëherë.
Sonja, kishte bërë ç’ishte e mundur për ta mbajtur martesën në këmbë, duke marrë përsipër, shpesh herë në mënyrë pedante, drejtimin e punëve të të shoqit, duke i kryer shërbime të domosdoshme dhe duke u bërë skllavja e tij rebele.
Mori përsipër detyrën e frikshme të transkriptimit të romaneve të të shoqit, duke dëshifruar kaligrafinë e tij të tmerrshme. Natyrisht ishte shoqja ajo që pësoi të gjitha goditjet e kataklizmave shpirtërore të Tolstoit.
Pasi e kishte detyruar që për një çerekshekulli t’i bindej kërkesave të tij seksuale, papritur ai i propozoi që njëlloj si ai, të hiqte dorë nga marrëdhëniet seksuale dhe të jetonin “si vëlla e motër”.
Për Sonjën kjo ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës së saj bashkëshortore ku në qendrimin e çuditshëm të tij shihte dhe sjellje të mëdha xhelozie. Tolstoi ishte xheloz, dhe këtyre viteve, 1898, i përket edhe “Sonata e Krojcerit”,
ngjarja e trazuar e një burri tejet xheloz kundrejt marrëdhënies që ka gruaja e tij me një violinist dhe arrin deri aty sa ta vrasë atë. Fakti më i mundimshëm i muajve të fundit të jetës së tij, sidomos për atë që admiron veprat e shkrimtarit të madh,
është se ato dallohen jo më nga një konflikt fisnik, por nga xhelozia, inatet, hakmarrjet, dredhitë, tradhtitë, qejfmbetjet, krizat e nervave dhe të meskinitetit. Në përpjekje për të zbatuar transformimin shpirtëror radikal që ai e quante të detyrueshëm,
Tolstoi arriti deri aty sa të shkatërrojë familjen e tij dhe vetveten. Ndërkohë Tolstoi ishte i sëmurë me bronkopolmonit dhe në 1 nëntor e kishte ndërprerë udhëtimin, duke u strehuar në stacionin e vogël të Astapovës. Aty kalon dhe ditët e fundit të jetës së tij.
AFORIZMA , TOLSTOI.
Të gjithë mendojnë për ndryshimin e botës, por askush nuk mendon për ndryshimin e vetes.
Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.
Arti nuk është një punëdore, ai është transmetim i ndjenjës që artisti ka përjetuar.
Nëse dëshiron të jesh i lumtur, ji.
I vetmi kuptim i jetës është t'i shërbesh njerëzimit.
Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.
Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.
Ndryshimet në jetën tonë duhet të vijnë nga pamundësie e të jetuarit ndryshe përveç se në pajtim me kërkesat e ndërgjegjes sonë jo nga vendimet tona mendore në përpjekje për një formë të re të jetës.
Gjithçka, çdo gjë që e kuptoj, unë e kuptoj vetëm për shkak të dashurisë.
Muzika është stenografia e emocionit.
Unë rri në shpinën e njeriut, duke e ngarë atë dhe duke e bërë të më mbartë mua, dhe prapë e siguroj veten dhe të tjerët se më vjen shumë keq për të dhe dëshiroj ta lehtësoj atë në çdo mënyrë tjetër - përveç që të rri në shpinën e tij.
Gëzimi mund të jetë i vërtetë vetëm nëse njerëzit e shikojnë jetën e tyre si një shërbim dhe kanë një synim të përcaktuar të jetës jashta vetvetes dhe lumturisë së tyre personale.
Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vockëla.
Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.
Në emër të Zotit, ndal një çast, ndërpreje punën tënde, dhe shiko rrotull vetes.
Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.
E vërteta, si floriri, do parë jo nga përmasat, por duke ia hequr asaj gjithçka që nuk është flori.
Lufta është kaq e padrejtë dhe e shëmtuar sa që të gjithë ata që e bëjnë atë duhet të përpiqen të dëgjojnë zërin e ndërgjegjes brenda tyre.
E gjithë dhuna përbëhet nga disa njerëz që i detyrojnë të tjerët, nën kërcënimin e torturës dhe vdekjes, për të bërë atë që ata nuk duan ta bëjnë.
Të gjitha familjet e lumtura i ngjasojnë njëra tjetrës, asnjë nga familjet e palumtura nuk i ngjason njëra tjetrës.
As në luginën e hijes së vdekjes dy dhe dy nuk bëjnë gjashtë.
Pa e ditur se kush jam dhe pse jam këtu, jeta është e pamundur.
Mërzia: dëshira për dëshirat.
Qeveria është një shoqatë burrash që na dhunojnë ne të tjerëve.
Historianët janë si shurdhët të cilët iu përgjigjen pyetjeve që askush nuk ua bën.
Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.
Në të gjithë historinë nuk ka luftë që të mos jetë bërë nga qeveritë, vetëm nga qeveritë, pavarësisht interesave të popullit, për të cilin lufta është e shëmtuar edhe kur është e suksesshme.
Trupi ynë është një makinë e të jetuarit. Ai është i organizuar për këtë, kjo është natyra e tij. Lëre jetën të rrjedhë nëpër të dhe lëre atë ta mbrojë veten e saj.
Aq sa shumë njerëz, aq shumë mendje, aq shumë zemra, aq shumë mënyra dashurie.
Sa më i madh të jetë shteti, aq më i gabuar dhe më mizor është patriotizmi i tij, dhe sa më e madhe shuma e vuajtjes mbi të cilën pushteti është bazuar.
Besimi është kuptimi i jetës, ai sens i virtytit sipas të cilit njeriu nuk e shkatërron veten, por vazhdon të jetojë. Është forca që na bën ne të jetojmë.
Ndryshimi kryesor midis fjalëve dhe veprimeve është se fjalët gjithmonë iu shpallen njerëzve për t'i miratuar, por veprimet mund të bëhen vetëm prej Zotit.
Ligji dënon dhe ndëshkon vetëm veprime brenda kufijsh të përcaktuar dhe të qartë; kështu ai i shfajëson, në atë mënyrë, të gjitha veprimet e ngjashme që shtrihen jashtë atyre kufijve.
Ai kurrë nuk zgjedh opinione; ai thjesht vesh gjithçka që është në modë.
Njeriu jeton vetëdijshëm për veten, por është një instrument i pavaetëdijshëm i synimeve historike, universale të njerëzimit.
Lufta, nga ana tjetër, është një gjë kaq e tmerrëshme, sa që asnjë njeri, sidomos asnjë i krishterë, nuk mund të marrë përgjegjësinë e fillimit të saj.
Ne duhet të heqim dorë jo vetëm nga dëshira jonë aktuale për rritjen e shtetit, por ne duhet ta dëshirojmë rënien e tij, dobësimin e ti