Ildri
Forumium maestatis

1962 -Presidenti francez i asaj kohe, Charles De Gaulle dhe kancelari gjerman,Konrad Adenauer u takuan në Reims ku hodhën bazat e miqësisë franko-gjermane, pas luftës së përgjakshme dhe viteve të ftohta që pasuan.-
Kalendari 8 Korrik
* 1497 - Vasko de Gama, detari portugjez lundroi nga Lisbona në rrugëtimin e tij të parë në të cilin gjeti rrugën detare për në Indi rreth Kepit të Shpresës së Mirë.
* 1809 - lindi Ljudevit Gaj, politikan kroat
* 1934 - vdesKristo Luarasi, veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
* 1836 -lind Joseph Chamberlain, politikan britanez.
* 1809 - lindi Ljudevit Gaj, politikan kroat
* 1934 - vdesKristo Luarasi, veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
* 1836 -lind Joseph Chamberlain, politikan britanez.
* 1962 -Presidenti francez i asaj kohe, Charles De Gaulle dhe kancelari gjerman,Konrad Adenauer u takuan në Reims ku hodhën bazat e miqësisë franko-gjermane, pas luftës së përgjakshme dhe viteve të ftohta që pasuan.-
Kujtohet 8 Korriku , dita kur u hodhën themelet e BE-së ..
Më 8 korrik të vitit 1962, disa vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, presidenti francez i asaj kohe, Charles De Gaulle dhe kancelari gjerman,Konrad Adenauer u takuan në Reims ku hodhën bazat e miqësisë franko-gjermane, pas luftës së përgjakshme dhe viteve të ftohta që pasuan.
Mbas asaj dite , BE fillo të projektohej dhe të merrte formë deri sa sot 28 vende të Evropës janë pjesë përbërëse të këtij super "shteti"
E sot, 50 vjet më vonë, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande kujtuan ditën e miqësisë së dy vendeve. Merkel dhe Hollande mbërritën në katedralen Notre Dame De Reims të përshëndetur nga qindra-mijëra persona që mbanin në duar flamuj francezë, gjermanë dhe atë të Bashkimit Europian.
Përkujtimi i 50-vjetorit të miqësisë franko-gjermane është në një kohë aspak të mirë për Bashkimin Europian, mes krizës së Eurozonës dhe përcarjeve se si mund të dilet prej saj.
Kancelarja gjermane, pasi vlerësoi marrëdhëniet mes Berlinit dhe Parisit tha se bashkimi nëpërmjet monedhës së përbashkët nuk është i fortë sa duhet, ndaj ka ardhur kohë për një bashkim politik të Europës.
“Europa mund të nxjerrë mësime nga kjo krizë dhe të dalë më e fortë vetëm nëse e kemi të qartë në mendjet tona që për të arritur këtu duhet të jemi të bashkuar”, tha Merkel.
Kancelarja vlerësoi miqësinë mes Francës dhe Gjermanisë duke e quajtur atë një “trashëgimi e vyer”.//