7 mrekullitë e sistemit diellor

ValmirM

Webmaster
Shtrëngata më të mëdha se Toka, kanione gjigante, geizera të lartë qindra kilometra, vende të ndriçuara gjithmonë nga Dielli, shatërvanë pluhuri akulli


1. Jupiteri: Stuhia që nuk pushon prej katër shekujsh

Shtrëngata më e madhe e sistemit diellor, e cila ka shpërthyer në Hemisferën Jugore të Jupiterit prej katër shekujsh, që kur u vëzhgua për herë të parë me teleskop, s’është ndalur më. Ajo ngrihet 8 kilometra mbi retë përreth dhe është kaq e madhe sa mund të përfshijë dy ose tre planetë si Toka. Shtrëngata rrotullohet rreth vetes pothuajse gjashtë ditë tokësore (që i korrespondojnë 14 ditëve të Jupiterit), e nxitur nga erëra që i kalojnë 400 km/o dhe prodhon një gjëmim shurdhues. Në bazën e saj krijohen vetëtima që mund të shkatërrojnë një qytet të tërë.
Anticikloni
Nga Toka, shtrëngata i ngjan një veze ngjyrë portokalli (prej saj ka marrë edhe emrin “njolla e madhe e kuqe”), e ngjyrosur me nuanca të ndryshme, të cilat vijëzojnë sipërfaqen e Jupiterit. Nga pikëpamja meteorologjike, njolla e madhe e kuqe është një anticiklon gjigant: një zonë e presionit të lartë që rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës.


2. Mërkuri, aty ku Dielli shkon zigzag

Lindjet dhe perëndimet e Diellit janë të paharrueshme në planetin e Mërkurit. Dhe kjo, jo për ngjyrat e tyre, siç ndodh në Tokë, por sepse mbi këtë planet atmosfera është shumë e rrallë, e si pasojë qielli është i zi, pa re ose ngjyrime të tjera. Në fakt planeti i Mërkurit ka një veçanti: “dita” e tij (e përcaktuar nga rrotullimi i ngadaltë rreth vetes) është më e gjatë se “viti” (i përcaktuar nga rrotullimi rreth Diellit). Më saktë: në këtë planet, dy ditë i korrespondojnë tre vjetëve (ose më saktë pothuajse 9 muajve tokësorë).
Para dhe pas
E gjitha kjo bën që, nëse do të gjendeshim mbi sipërfaqen e këtij planeti, do të vinim re se Dielli do të dizenjonte trajektore të çuditshme: për shembull mund ta shihnim të rritej, ose të zgjerohej ndërsa ngrihej në qiell, pastaj papritur të tërhiqej pas, për të marrë rrugën e zakonshme drejt perëndimit.


3. Geizerat e Tritonit, 8 kilometra të lartë

Rrjedhje azoti dhe materialesh të tjera organike dalin nga “barku” i Tritonit, hëna më e madhe e planetit të Neptunit. Këto materiale ngrihen në një lartësi prej 8 kilometrash, më pas zhduken nga erërat e pranishme.
Stinë 40-vjeçare
Tritoni është një sferë me një diametër 2700 kilometra, pak më i vogël se i Hënës (3400 kilometra). Është i ftohtë, me temperatura afërsisht -235ºC. Pavarësisht largësisë së tij nga Dielli (30 herë më shumë se Toka), Tritoni ka një cikël të gjatë stinor. Çdo stinë zgjat 40 vjet tokësorë. Së fundmi është zbuluar që në verë, kur temperaturat janë të larta, gazet e ngurta mbi sipërfaqe avullojnë dhe rrisin presionin e atmosferës. Prej vitit 1989 e deri më sot, pra duke kaluar nga pranvera në verë, presioni i atmosferës së Tritonit është katërfishuar, duke arritur deri në 50 mikrobar. Natyrisht që duke u krahasuar me atë të Tokës është një vlerë tepër e vogël: 20 herë më pak sesa presioni atmosferik në Tokë.


4. Në Mars, kanioni gjigant 5 herë sa Italia

Shkëmbinj, kratere, kanione, fusha të pafundme dunash dhe sipërfaqe të mëdha dyoksidi karboni në gjendje të ngurtë. Sipërfaqja e shkretuar e Marsit gjatë viteve të fundit është fotografuar në çdo detaj nga shumë misione hapësinore.
Kanioni i madh
Shumë vende marsiane u ngjajnë shkretëtirave tokësore: shkretëtirës libiane në Sahara, asaj të Atakamsit në Kili, Antarktidës. Por më spektakolarja nga të gjitha është një version gjigant i Kanionit të Madh të Arizonës (SHBA): në latinisht quhet “Valles Marineris” (Lugina e Marinerit), në nder të sondës “USA Mariner 9”, e cila zbuloi dhe eksploroi e para këtë zonë në vitet 1971-‘72. Është një kompleks të çarash 10 herë më i gjatë (të paktën 5 mijë kilometra: 5 herë gadishulli italian), 7 herë më i gjerë (700 kilometra) dhe 7 herë më i thellë (7 kilometra) se Kanioni i Madh. Ky shkëmb i thiktë shënon edhe ekuatorin e Marsit, duke zënë pothuajse edhe një të katërtën e trashësisë së tij: është kanioni më i madh i të gjithë sistemit diellor.


5. Mbi Hënë, Dielli nuk perëndon kurrë

Kreshtat ku Dielli nuk perëndon kurrë gjenden në Hënë, pranë Polit të Veriut. U zbuluan në vitin 1994 nga misioni hapësinor amerikan “Clementine”, në skajet e kraterit “Peary”. Këtu temperatura është kryesisht e qëndrueshme, afërsisht 20ºC, ndërsa në zonat ku nuk bie Dielli, mund të zbresë deri në -200ºC. Po ashtu në afërsi të kraterit, mund të fshihen edhe sipërfaqe të mëdha akulli. Me pak fjalë, kjo zonë mund të jetë ideale që vendoset një bazë hapësinore, e cila të merret me misionet e dekadave pasardhëse.
Dritë e përjetshme
Në të vërtetë në këto zona, të bëra të famshme si “Peaks of Eternal Light”, është krijuar bindja se Dielli nuk perëndon kurrë, vetëm në verë. Megjithatë dyshohet se falë lartësisë, ndriçimi mund të vazhdojë edhe gjatë dimrit.


6. Enkelado, shatërvanë të mëdhenj akulli

Shatërvanë të mëdhenj pluhuri akulli, të ndriçuar paksa nga një Diell i vogël që humbet në horizont. Ky është spektakli që përsëritet çdo ditë në Enkelado, hëna e vogël e Saturnit, nga ku mund të lindë ujë dhe jetë nën sipërfaqen e akullt. Shatërvanët gjenden në Polin Jugor të Hënës dhe shpërthejnë me shpejtësi 1600km/o. Shtyhen nga një forcë misterioze, mesa duket një pellg me ujë të ngrohtë i vendosur në thellësi dhe ngrihen në një lartësi prej qindra kilometrash. Kjo gjë ndodh edhe falë forcës së dobët të gravitetit të trupit qiellor (këtu forca e gravitetit është 100 herë më e vogël se ajo tokësore). Qielli është i zi, sepse nuk ka atmosferë.
Qetësi absolute
Duke qenë se në Enkelado mungon ajri, nuk ka zhurma, përveç dridhjeve të terrenit që shoqërojnë geizerat. Toka është e bardhë, e përbërë në pjesën më të madhe nga akulli. Vende-vende terreni është i sheshtë, pastaj me kratere, i mbuluar sipër me pluhur. Kjo është sipërfaqja më e bardhë e sistemit diellor: si një top i madh prej dëbore, reflekton pothuajse të gjithë e rrezatimin që merr nga dielli.


7. Të bukur dhe jashtëzakonisht të hollë

Unazat e Saturnit, përveçse një mrekulli perfekte, edhe nga ana vizive janë magjepsëse: kanë një diametër 280 mijë kilometra (3/4 e distancës Tokë-Hënë) dhe janë shumë të holla. Në disa pika, trashësia e tyre nuk arrin më shumë se 100 metra.
 

Sweety el

Locus omnem
Unë dua një sistemeve diellore të ujit të nxehtë për të përdorur për ngrohje dhe jo për ujë të ngrohtë sanitar. A është e mundur?:cool::cool::p
 
?

_______

Guest
Unë dua një sistemeve diellore të ujit të nxehtë për të përdorur për ngrohje dhe jo për ujë të ngrohtë sanitar. A është e mundur?:cool::cool::p
mbase behet realitet (te realizohet endra) me ngrohjen globale
 
Top