7 momente të ditës kur jeni të shkëlqyer !

Sweety el

Locus omnem
7 momente të ditës kur jeni të shkëlqyer !



E dinit se edhe truri juaj i bindet ritmit të vet? Ai është i bazuar kryesisht në "orën tuaj njerëzore", në modelin e gjumit, ekspozimin në dritë, në përbërjen gjenetike - dhe të arrish të përshtatesh me kohën e tij mund t′u bëjë më të shëndetshëm, më të lumtur dhe të keni më shumë energji.

Studimet tregojnë se ju mund të digjni më shumë kalori nga ushtrimet, të punoni me më efektshmëri dhe të përmirësoni përqëndrimin, nga të mësuarit se si të sinkronizoni ritmin tuaj dhe orët e fuqisë së trurit. Këtu është udhëzuesi juaj i përditshëm.

9:00 - 11:00 e mëngjesit : Koha e kreativitetit.

Truri juaj ka nivele të konsiderueshme të hormonit kortizol, i cili në sasi të arsyeshme mund të ju ndihmojë të keni përqëndrim më të lartë.

11:00 - 14:00 : Detyrat e vështira.

Në këtë orar nivelet e hormonit të gjumit melatonin janë në sasi më të vogla, dhe kjo do të thotë se se ju jeni në gjendje të për të marrë një ngarkesë më të madhe të projekteve që keni për të realizuar. Koha e reagimit dhe aftësia për të kryer disa gjëra që duhen bërë domosdoshmërisht janë më të forta në mesin e ditës. Në këtë orar mprehtësia juaj mendore është më e mira për të ndërmarrë veprime, por kini kujdes pasi sekreti është t′i merrni gjërat sipas rradhës.

14:00 - 15:00 : Koha më e mirë për një pushim.

Kjo është koha pasi ju duhet të keni ngrënë drekë dhe trupi juaj "largon" gjakun nga truri për në stomakun tuaj. Përpiquni të hani drekë afër orës 14:00, pasi vakti i mesditës mund të bëjë që ju të dëshironit të kishit vend për të fjetur. Gjatë kësaj kohe është e këshillueshme të largoheni nga ngarkesa e punës, dhe nëse jeni të përgjumur përpiquni të bëni një shëtitje pasi kjo do t′u ndihmojë të keni qarkullim gjaku më të mirë.

15:00 - 18:00 : Koha më e mirë për bashkëpunim.

Truri është i lodhur goxha në këtë kohë, por kjo nuk do të thotë se ju jeni të stresuar, pavarësisht niveleve të kortizolit në këtë kohë. Edhe pse truri juaj nuk është aq i mprehtë sa më parë, ju e merrni punën më lehtë, prandaj në këtë orar, planifiko një takim që nuk u vë nën presion. Nëse e keni lënë punën atëherë zgidhni një aktivitet që është sa më i ndryshëm nga puna juaj.

18:00 -20:00 : Më e mira për detyrat personale.

Ndërmjet këtyre orëve studiuesit kanë zbuluar se truri hyn në një gjëndje të quajtur "mirëmbajtje zgjimi", kur prodhimi i hormonit të gjumit është në nivelin më të ulët të gjatë gjithë ditës. Si rezultat shanset që ju të jeni të lodhur janë shumë më të vogla.

20:00 - 22:00 : Koha më e mirë për relaksim.

Në këtë orar ka një tranzicion të papritur nga të qënit zgjuar, në ndjenjën e të përgjumurit, pasi nivelet e melatoninës rriten shpejt. Kjo është koha për tu relaksuar, merruni me aktivitete që nuk kërkojnë "lodhjen" e trurit.

22:00 dhe më pas : Koha më e mirë për gjumë.

Truri juaj tashmë po përpiqet të përmbledhë gjithçka që keni mësuar gjatë ditës, gjë që ai e bën gjatë gjumit. Prioriteti juaj duhet të jetë që të flini aq sa duhet (8 orë), pasi pas një nate të mirë gjumi aftësitë tuaja për të mësuar rriten.​
 

smino

Primus registratum
sikur ti perbaheshim ketyre orareve sdo ishte keq :) por interneti nderhyn shum sidomos te orari i gjumit :)
 

gangsterja

Primus registratum
Sa mire do te ishte nese truri im do te pushonte.Por nuk me lejojne mesimet qe i kam te veshtira,si dhe qendrimi i gjate ne internet.
 

mirdita

Papirus rex
Shum orare te mira keto por mesimet qe i kam vazhdimish nuk me lejn as te pushoj dhe leximi i librave te shumta qe lexoj ama prap se prap eshte shum mir
 
Top