6 gjëra që nuk i duhen thënë një femre shtatzënë....

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
“E ke lëkurën e lëmuar, me siguri që do të jetë vajzë” ose “E ke barkun lart, do jetë një djalë”. Këto komente mund të mos i pëlqejnë një femre shtatzënë, pikërisht prej preferencave që mund të ketë, ndaj më mirë pyeteni nëse është njohur me gjininë e fëmijës.

-“Paske shtuar ca kilogramë” ose “Nuk dukesh fare shtatzënë”, që të dyja shprehjet mund ta lëndojnë.

-Është shumë e rëndësishme që të mos i tregoni eksperienca negative lidhur me lindjen dhe dhimbjet e kaluara gjatë këtij procesi, pasi mund ti shtohet ankthi.

-Shprehje të tilla si “Fli tani se më vonë nuk i dihet nwse di mundesh”, e sikletosin një femër shtatzënë.

-Pyetje që kërkojnë shumë hollësi si “E dëshironit”, “Është fëmija i tretë?” etj., e vendosin në pozitë një femër shtatzënë.

-Mbani parasysh se para se të përkëdhelni barkun, kërkojini leje nëse mund ta bëni një gjë të tillë.
 
Top