53 nenet e pabotuara te Familjes e Gjomarkut, Princit te Zemres se Shqiperise Etnike
Nga: Tom Mrijaj New York
Ismail Kadare: "Kulla e Gjomarkut s'kish as polici as zyrtarë"
Ja 53 nenet e pabotuara deri sot të familjes së Gjomarkut
Kryevepra kombëtare "Kanuni i Lekë Dukagjinit", i kodifikuar për 30 vjet nga Atë Shtjefën Gjeçovi, me 1263 nene, u botua për herë të parë Kuvendi Françeskan i Shkodrës në vitin 1933, katër vjet pas vrasjes së Atë Gjeçovit.
Poeti ynë kombëtar Atë Gjergj Fishta në parathënie, e vlerësoi kanunin si thesarin më të çmuar kombëtar, i cili u ruajt me shekuj në kullën e Gjomarkut në Orosh të Mirditës. Gjithashtu shkrimtari Ismail Kadare në veprën "Prilli i thyer" thotë: "Kulla vetë s'kishte as polici, as zyrtarë e megjithatë, krejt krahina ishte nën zotërimin e saj".
Përveç Kanunit të Lek Dukagjinit dera e Gjomarkut kishte edhe rregulloren e saj, që i takonte familjes së Gjomarkut, me 53 nene të pabotuara gjer më sot e që u dhanë nga vetë Kapedan Ndue Gjomarku. Edhe këto nene janë të ruajtura në shekuj në kullën e Gjomarkut.
Mirdita ka 25 krenë të para,të cillt n'ushtim të kanunit quhen pleq:
Këtu po rreshtojmë shpijat e krenëve të parë me Gjomarkun në krye:
Oroshi: Shpija e Bushit, e Kolës, Gjatë e Gjergj Dodës (Gegë Dodës), e Kokës.
Bajraktar, shpija e Mark Prengës.
Fani: Shpija e Tuç Dodës, E Gjok Boçit, e Shkurt Prengë Ndrecës dhe e Gjegj Dodës (Gegë Dodës).
Bajraktar, shpija e Nikoll Ndrecës.
Dibrri: Shpija e Mark Zef Ndocit, Paluc Preng Gjonit, Llesh Kol Dedës, Kel Ndoc Dedushit, Pal Gjin Gjokës, Bardhok Tokrrit, Mark Boçit, Dod Llesh Bicës.
Bajraktar, Jak Frroku.
Spaçi: Shpija e Ndoc Ndrecës, Gjok Dodë Lleshit, Pal Gjon Laskës, Per Ded Ndojit.
Bajraktar, Gjetë Bajraktari.
Kushneni: Shpija e Frrok Preng Nikollit, Mark Çup Nikollit, Ndue Preng Nikollit.
Bajraktar, Ndue Bajraktari.
Dera e Gjomarkut me Kanu
1. Dera e Gjomarkut asht Reza e Knanunit. Përtej saj s'ka pëvetje.
2. Gjomarku nuk shkon kurrë për plak. Pleq janë krenët të trashëguem djalë mbas djali.
3. Gjomarku nuk i përzihet me Kanu krenvet, vetëm atëherë kur shef se krenët e kapërcejnë kufinin e drejtësisë.
4. Në të premë të gjyqit, palët ngatërruese i thonë Gjomarkut: "Sa qofsh, pleqnofsh!"
5. Zabitnamën (të pajtuemit e gjaqeve) s'munden me e ba as të gjithë krenët bashkë, vetëm Gjomarku.
6. Popullin nga nji për shpi të Mirditës, s'munden me e mbledhë krenët, vetëm Gjomarku.
7. Po s'ranë pleqt dakort (n'ujdi), shkojnë te Gjomarku me u gjykue.
8. Po s'pranuan gjyqin e pleqve, palët ngatërruese shkojnë te Gjomarku, por bashkë me pleqtë.
9. Me e pa Gjomarku gjyqin e pleqve të drejtë, nuk e prek gjyqin e tyre. Po s'qe i drejtë atëherë vendos Gjomarku.
10. Gjomarku nuk merr kurr gjoba sepse nuk e lanë krenët.
11. Gjomarku ka të drejtë me nderue krenët, por kurrë pa arsye e mos me e kalue vllaznin as fisin, vetëm në rasa jashtëzakonisht të rëndësishme (nevojshme).
12. Në zabitnamë Gjomarku ka për roje personale 25 djelm të gjithë oroshas.
13. Në luftë ka 50 djem roje personale.
14. Në rasë rreziku Gjomarku shpërndan kasnecët (lajmdhanësat) me lajmue bajraktarët për të mbledhë popullin, burrë për shpi e me u gjetë në Sh'Pal.
15. Pengu i Gjomarkut asht në dorë të krenvet.
16. Me ra krenët në kundërshtim me Gjomarkun, Gjomarku mbledh popullin, burrë për shpi, e vendimit të popullit Gjomarku i rrin.
17. Itifakun (lidhjen e besës) e përgjithshëm s'munden me e vu as krenët të gjithë bashkë, vetëm Gjomarku.
18. Kanuni ka lidhjen e besës, e cila vehet për nji vjet deri me tri vjet me sanksione të rrebta: deri në batare (pushkatim).
19. Me i hjekë kanunit lidhjen e besës, kanu s'ka. Besa e gjasë dhe e çobanit nuk ekziston me Kanu.
20. Mirdita thotë: Gjomarkut nuk i kam kurrfarë borxhi, vetëm nji kaptinë (nji burrë për shpi).
21. Mirdita ka 25 krenë të mëdhaja e 25 krenë të vogla e quhen në të premë gjyqi, pleq e strapleq.
22. Bajraktari vjen mbas krenëvet por prin në luftë.
23. Në kohë lufte, bajraktari ka 50 djelm roje personale e quhen roja e bajrakut. Me u ligshtue ose me ikë bajraktari, cilido që ta kapë bajrakun e prin, mbetet bajraktar.
Me u shitue (plagosë randë) ose me mbetë (dekë) në luftë, kushdo kapë bajrakun e prin, nuk mbetet bajraktar, se nera asht e bajraktarit të shituem ose të dekun.
24. Pasunia e patundshme (prona) e Gjomarkut asht e caktueme me gur e kufi, si çdo pronë tjetër.
25. Gjomarku ka hyse (pjesë) në kojri të katundit e në bjeshkë të Bajrakut.
26. Damit të bamë, Gjomarku do t'i përgjigjet. Dami çmohet.
27. Gjomarku ka të drejtë në rend të mullinit, të farkës e të valanicës. Ujemin e hakun e farkatarit e të valanicës do ta paguej.
28. Gjomarku do të qesë puntorin për punë angarije.
29. Ka hyse në vade. Rendi i vades caktohet në prandverë simbas tokës së punueme prej të lemit të diellit e në perëndim të diellit.
30. Fejesën me marrë ose me dhanë, Gjomarku e lidh me shej, 5 groshë e unaza (me pare të reja unaza e nji napolon ari tingllues).
31. Darsmen, me marrë nusen, me krushqë; 12 krushq e i zoti i shpisë me kalin e nuses e dashin e krushqvet mbrapa.
32. Nana e cucës (vajzës) përcjell cucën nuse për në shpi të dhandrrit e quhet krushkë. Kruhska flen me të bijën dy net e mandej kthehet në shpi të vet.
33. Gjobat e mbledhuna në Zabitnam, Gjomarku i ndan për gjysëm me krenët, e krenët i ndajnë ndër veti. Me gjysmën qi merr Gjomarku ai do të shpërblejë djelmt qi ka me vete, do të paguej sa kafe harxhohet dhe tagjinë e kalit ose kuajve.
34. Paria e Derës Gjomarkut dhe e Mirditës i përket djalit të parë të vllaut të parë me të leme, por krenët zgjedhin ma të zotin për urti, matuni enjohës të Kanunit.
35. Gjaku i Gjomarkut baraz me çdo gjak. Shpirt për shpirt, se duken e ka falë Zoti, thotë Kanuni.
36. Me iu shënue beja Gjomarkut njehet për 24 poronikë, kurse krent njehen për 12 poronikë, ashtu edhe prifti.
37. Në çdo vned e kuvend, Gjomarkut i përket kryet e vendit.
38. Fetarëve, priftit e hoxhës, u lëshohet kryet e vendit për nderim të misionit të tyre, por jo sepse u përket.
39. Auktoriteti ma i naltë me Kanu, asht zani i popullit (vox populi vox dei) ka një për shpi (ka nji zot shpie) e mund të rrxojë edhe vendimin e krenvet. Djelmnija e Shalës - nuk ekziston me kanu.
40. Secili bajrak ka krent e veta. Krent e bajrakve tjerë nuk mund t'i përzihen në punët mbrendëshme nji Bajraku, sepse marrin kët përgjigje: "Krenë për krenë jemi vetë, na mungon vetëm Gjomarku". Në rast se del Gjomarku e len nji djalë në moshë të mitun (fëmi), në kuvendin e krenvet ata çojnë një përfaqësi në saraj me marrë kapidanin e vogël për të kryesue mbledhjen. Me të do të shkojë e ama (nana) e do t'i çindrojë djalit përbri me ndigjue kuvendin e krenvet. Nana e kapidanit të vogël asht dishmitarja e saktë për djalin pr çka asht bisedue e vendosë n'at kuvend. Kjo bahet për arsye:
a) Për mos të futë sherrin në Derë të Gjomarkut d.m.th. me pre hovin e çdo kërkese të Gjomarkajve për t'u ba të parë.
41. Me u thirrë Gjomarku për të shqyrtue nji ngatërresë qi nuk kanë mujtë me e zgjidhë krentë e për arsyena të ndryshme nuk mund të shkojë, ka të drejtë me dërgue nmji veqil 8zëvendës) e ai do të pranohet.
42. Dera e Gjomarkut nuk asht shpi pleqsh, pse nuk shkon kurrë për plak, Shpi pleqsh janë krentë të trashiguem dajl mbas djali.
43. Në Zbitnamë, me kundërshtue ndokush d.m.th. mos me prandue vendimin e Zabitnamës e me iu shtrue gjyqit, Kanuni nuk e prek, por Zabiti rraset mbrendë (në shpi) dhe urdhnon me ba çdo shpenzim pa kursim (darka dhe dreka) deri sa t'i mbarohet malli. Me pa Zabiti se nuk bindet, atëhere hyn në fuqi Kanuni: digjet e piqet e qitet prej vendit e toka i mbetë shkretë. Por kurrkush nuk kundërshton, sepse i dhimet malli.
44. Në martesë (në darzëm) Gjomarku fton tanë katunin. Në rase morti (vdekje) fton tanë katunin, burrë për shpi. Këto janë rregulla të Kanunit qi Gjomarku duhet t'i rispektojë.
45. Në rast se ndodh nji ngatërresë ndërmjet Gjomarkut e ndokujt në katund ose në Bajrak, Gjomarku do të caktojë plakun e vet, sepse nuk mund të shkojë vetë për plak, pse s'e lanë krentë. Vendimit të pleqve do t'i rrijë.
46. Me Kanu nuk ekzistojnë gjobarë, vetëm çmuesat nejrëz të cillsuem e të caktuem simbas rasës prej pleqvet ose prej Gjomarkut, ai do taë pranojë.
47. Udhën e madhe (shtegtarësh) edhe pse kalon nëpër tokë të Gjomarkut, ai do ta pranojë.
48. Vaden, uji për ara, edhe pse kalon nëpër tokë të Gjomarkut ai do ta pranojë.
49. Me u thirrë (ftue) në darzëm Gjomarku do të shkojë me dash.
50. Në mort do të shkojë me okë të kafes.
51. Me u thirrë krushk në Bajrak (Orosh), Gjomarku vehet krushk i parë, kurse në bajrakë të tjerë, krushk i dytë, sepse mbas Kanunit, do të prijë nji i Bajrakut të dhandrit, por shpi e parë. I zoti i shpisë, mbrendë në shpi, Gjomarkun e ven në krye të vendit (n'anë t'oxhakut).
52. Me ra në gjak Gjomarku, në pajtim të gjaqevet, gjakun do ta paguajë.
53. Kuer del për pajtim të dheut (pajtim të gjaqevet) ka tagër mbë Rrazogj (dy hae buk), të cillat përballohen katundisht e jo nji shpi e vetme.
Rrofte e qofte perjete shpirti i tij atdhetar dhe i pavdekshem qofte Emri i Tij.