50 të vdekur dhe 100 te plagosur nga koha e keqe në Sicili

50 të vdekur dhe 100 te plagosur nga koha e keqe në Sicili

italia-300x168.jpg
Me dhjetera persona kane gjetur vdekjen dhe mbi 100 te tjere jane plagosur nga rresheshet dhe shembjet masive te tokes ne Jugun e Italise. Kryeministri italian Silvio Berluskoni tha se numri i viktimave nga rrëshqitja e baltës në Siçili mund të shkojë në 50 vetë ndërsa ekipet vazhdojnë kërkimet për viktimat.</p>


Agjencia italiane e lajmeve Ansa njoftoi se 21 trupa janë nxjerrë dhe se gati 100 njerëz janë të plagosur. Qindra njerëz u evakuan dje kur rrëshqitja e baltës shkaktuar nga shira të rrëmbyer përmbytën pjesë të ishullit Italian.</p>


Zoti Berluskoni e quajti situatën shumë serioze. Agjencia Ansa tha se ai shtyu një vizitë në zonën e katastrofës për të shmangur ndërprerjen e përpjekjeve të shpëtimit.</p>


Fshatrat dhe zonat përreth qytetit të Mesinës janë më të prekura. Kryetari i bashkisë Giuseppe Buzzanca tha se balta ka bllokuar rrugët dhe hekurudhën në zone. Vazhdimi i rreshjeve po ngadalëson përpjekjet e shpëtimit. Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zone. </p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23559. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23559
 
Top