33% e cifteve tradhëtojnë

PUPA

Primus registratum
33% e cifteve tradhëtojnë

a3cbpk.jpg


Monogamia nuk bën për të gjithë; të paktën një e treta e partnerëve tradhëtojnë njëri-tjetrin, shpesh me miqtë e përbashkët.


Ky është konkluzioni i një studimi të universitetit të Iowa-s, publikuar nga revista “Perspectives on Sexual and Reproductive Health”.

Kërkuesit intervistuan 783 të rritur heteroseksualë nga mosha 18 deri në 60 vjec, si burra ashtu edhe gra, duke i pyetur për numrin e partnerëve gjatë kohës që kanë patur një marrëdhënie.

12 perqind e burrave dhe 10 përqind e grave pranojnë se nuk kanë patur asnjë partner tjetër vec asaj ose atij që kanë qenë aktualisht, ndërsa 17 përqind e burrave dhe 5 përqind e grave kanë pranuar për një tjetër lidhje në të njëjtën kohë.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: 33% e cifteve tradhëtojnë

Numri nderkohe eshte perhere ne rritje. Nje sondazh i para 4-5 viteve per te njejten gje rezultatin mesatar e jepte 28-30%.
 

PUPA

Primus registratum
Re: 33% e cifteve tradhëtojnë

sa me shum kalojn vitet normale aq meshum rritet,bota ndryshon dhe njerzit sa vjen e jan aq me shum te pakenaqur nga ajo qe i rrethon..
SA me shum te kesh esht sikur ske gje fare.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 33% e cifteve tradhëtojnë

30% është e afirmuar por ma merr mendja se do ketë edhe një % të lartë të atyre që nuk kanë tregua të vërtetën. Nga sa shoh në ambjentin që më rrethon, pjesa dërrmuese e burrave e dredhin me femra të tjera. Ma merr mendja gjithashtu se këta burra nuk e dredhin veç me femra beqare kështu që % e tradhtive duhet të jetë goxha më e lartë se 30%.
Personalisht nuk e shoh tradhtinë si një mungesë dashurie në çift por si një plotësim dëshire të momentit kur një mundësi paraqiet. Por kjo nuk do të thotë që tradhtia ndodh sa herë paraqitet mundësia.
 

Harris

Forumium praecox
Re: 33% e cifteve tradhëtojnë

jo ore nuk tradhetojne, thjesht kerkojne te marrin eksperienca te reja hahahahah
 
Top