300 Mbreteresha per nenat ne nevoje
Aktore si Nicole Kidman, princesha dhe industrialiste i janë bashkuar projektit të sovranes së Jordanisë, që dëshiron tu japë fund miliona vdekjeve në vendet e varfra brenda vitit 2015. Të vetmet që kanë munguar kanë qenë Michelle Obama dhe Carla Bruni

Rania dhe shumë femra të tjera të fuqishme të planetit, në ndihmë të “motrave” të tyre të botës së tretë

Të vdesësh nga lindja është një ngjarje që menjëherë të bën të mendosh për të kaluarën. Por, fatkeqësisht nuk është aspak kështu. Në fakt, ajo që për shumë familje quhet “ditë e bekuar”, për miliona të tjera mund të transformohet në një moment dhimbjeje dhe zie. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat që vijnë nga vendet më të varfra të rruzullit tokësor. Dhe kështu, sipas raportit të fundit të UNICEF-it, që ka monitoruar situatën që nga viti 1990, në 20 vitet e fundit kanë vdekur rreth 10 milionë femra gjatë lindjes. Fatmirësisht sot, 10 milionë nëna mbijetojnë gjatë lindjes, por më pas kanë shqetësime të mëdha dhe sëmundje të vazhdueshme.
Mes shkaqeve të kësaj gjendjeje të paimagjinueshme dhe të pashpjegueshme për miliona persona që bëjnë një jetë të shëndetshme, janë mosushqyerja, kushtet e këqija higjienike dhe një mjekësi ende e pazhvilluar në krahasim me atë të vendeve të industrializuara. Në Nigeri, Sierra Leone dhe në përgjithësi në vendet afrikane, pjesa më e madhe e vdekjeve të femrave ndodh gjatë momenteve të tyre të lindjes.
Si shumë të tjera, edhe kjo dramë nuk e ka lënë indiferente mbretëreshën Rania të Jordanisë, e cila si gjithmonë është e para që lufton për të drejtat e grave: më 23 shtator, gjatë udhëtimit në Shtetet e Bashkuara, organizoi një darkë në restorantin “Cipriani” në Nju Jork, për të diskutuar mbi çështjen në fjalë.
Përkrah saj u vendosën 300 nga femrat më të fuqishme dhe karizmatike të planetit: si Wendy Murdoch, gruaja e tretë e manjatit Australian të medias dhe televizionit, diva e famshme e Hollivudit Nicole Kidman, administratorja e deleguar e “Pepsi”-t Indra Nooyi, Sarah Brown, bashkëshortja e Kryeministrit britanik, që ishte edhe moderatorja e këtij takimi kaq të rëndësishëm, e cila në fjalën e saj përshëndetëse tha: “Jemi mbledhur këtu për të diskutuar mbi dramën e femrave më të varfra dhe më fatzeza të planetit”.
Qëllimi i femrave më të pasura, më të fuqishme dhe më të famshme të planetit (mes tyre edhe Jessica Alba, Sarah Ferguson, Naomi Campbell dhe gazetarja Tina Brown) është të ulin deri në 75 për qind vdekjet gjatë lindjes, por me një qëllim që ky objektiv të arrihet brenda gjashtë vjetëve. “Femrat shkollohen, kulturohen dhe mund ti ndryshojnë vërtet gjërat e tyre”, ka thënë më tej Sarah Brown.
Nuk është për tu çuditur që për të marrë pjesë në këtë eveniment, shumë zonja nga një shtresë e lartë shoqërore kanë vendosur të braktisin kështjellat dhe punët e tyre, për të qenë personalisht në fushën e betejës.
Sipas një raporti të bërë kohët e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit, çdo 1 minutë vdes një grua gjatë lindjes apo shtatzënisë në botë. Nga kjo e dhënë e frikshme, mungesa e beftë e Michelle Obama dhe Carla Bruni-t i ka habitur pothuajse të gjithë. Sipas një investimi të bërë nga mediat britanike, më saktësisht nga “Daily Mail”, hipotizohet se Michelle mund të jetë “penduar” që e humbi një rast të tillë, për të ngritur pak lart moralin “pasi ishte fokusuar me atë shikim në zbrazëti gjatë fjalimit të bashkëshortit të saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”. Po kështu edhe Bruni ka ndihmuar disi. “Kur ai mori mikrofonin – vijon kritika nga Daily Mail – Carla dukej sikur ishte mërzitur për vdekje”. Por, ndërsa Michelle kishte motiv për ta evituar këtë takim, lady Brown dhe të gjitha zonjat e tjera të rëndësishme e kaluan pa shumë kortezi mungesën e tyre. “Ish-top modelja është duke përdorur prezencën e saj në takimin e ONU në Nju Jork për të organizuar takime sekrete me disa prej njerëzve më të pasur të botës, për të mbledhur fonde bamirësie për fondacionin e saj”, vijohet më tej në kolonat kritike të përdorura nga mediat britanike për Carla Bruni-n. Në fakt, nga ana e saj, Bruni arriti të mblidhte në takimin e saj sekret në Central Park njerëzit më të fuqishëm të biznesit njujorkez. Nuk mungonte në takimin me dyer të mbyllura edhe George Soros, të cilin ish-modelja e kishte “rrëmbyer” për ti marrë një “dhurim” zemërgjerë për planet e saj të bamirësisë. Shumë prej mediave britanike e akuzojnë Carla Bruni-n se është duke shfrytëzuar pozicionin e saj të privilegjuar si bashkëshortja e një kreu shteti për të çuar më përpara axhendën e saj personale.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25283. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25283