29 Nentori...

D-J

Forumium maestatis
29 Nentori...

ja erdhi prap, te dashur forumista festa e clirimit te atdheut ton te dashum nga tushmanet, pushtusit gjermano fashista dhe bashkpunusit e tyre ballisto legalista. Si kete dat 57 vjet me par nga shkodra kemba e gjermanit te fundit u shporr njeher e pergjithmon nga vatani yn. Ne ket tem na sillni mendimet tuaja per kalimin sa me mir te ksaj feste kombtare si dhe per aktivetet kulturore artistike dhe defryese argtuse me karakter kombtar qe keni ber ndermend te zhvilloni. RRoft 29 nentori /pf/images/graemlins/smile.gif
 

eros111

Primus registratum
Re: 29 Nentori...

eshte 28 jo 29 :mad:

ohu vetem ne shqiperi ndodh qe nuk dime diten e pavarsise 28 apo 29 :confused:

ik se u bona keq tani :cry: ... apo qe thua ti eshte me klas kshu se na bien dy dite pushim /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

arbi

Primus registratum
Re: 29 Nentori...

Fillimisht postuar nga eros111:
eshte 28 jo 29 :mad:

ohu vetem ne shqiperi ndodh qe nuk dime diten e pavarsise 28 apo 29 :confused:

ik se u bona keq tani :cry: ... apo qe thua ti eshte me klas kshu se na bien dy dite pushim /pf/images/graemlins/laugh.gif
dita e pavaresise dihet eshte 28 e kete s'e luan topi
 

Guest
Re: 29 Nentori...

Cuna me vjen keq qe po jua them por paskeni ik per lesh... 29 Nentori eshte data e çlirimit nga okupatori nazist mos u boni kalamoj....sdini as historine....shifeni ketu:

4.jpg
 

Djep

Forumium maestatis
Re: 29 Nentori...

Gjermanet: Ju tregojme daten e Clirimit


Koloneli gjerman Wolfram D. Hoffman, i ka dhuruar Shefit te Shtabit te Pergjithshem, Pellumb Qazimi, dokumentin, e largimit te ushtrise gjermane nga Shqiperia. Kjo date eshte 29 nentori, ku Korpusi i XXI, alpin nen drejtimin e gjeneralit te kembesorise Ernst von Leyser ka leshuar qytetin e fundit te Shqiperise, Shkodren

Plani per largimin nga Ballkani e Korpuseve gjermane eshte i treguar ne Ditarin e Luftes se Komandantit Suprem "Juglindje" ne Agram, I a-KTB Nr.3, faqja 673 e 30 nentorit 1944, mbi situaten ne "Frontin e Adriatikut". Keto jane pjese e njoftimeve te Eehrmatit gjerman me 30 nentor 1944, qe jane cituar edhe nga Mehner Kurt ne Njoftimet Ditore sekrete te drejtuesve gjermane ne Luften e Dyte Boterore 1939-45, volumi 11.01.09-31.12.1944, Osnabruck 1984.

Jane materiale shume profesionale dhe perfshijne te gjithe teatrin e luftimeve, qe zhvilloheshin ne ditet e fundit te nentorit 1944, ne Ballkan. Kryesisht, ne dokumentin e paraqitur, jane qytete ne ish-Jugosllavine dhe vendet afer Shkodres. Ne kete kuader tregohet edhe largimi nga qyteti i Shkodres, ne daten 29 nentor, te korpusit alpin gjerman.

Paraqitja e rezultateve

E rendesishme eshte vleresimi i gjendjes (e armikut dhe e jona)

Hyrja dhe dalja e lajmerimeve dhe e urdherave

Ora dhe vendi i ardhjes

30.11.1994

Komanda Qendrore

Mbi gjendjen:

Fronti i lindjes

Pas terheqjes nga Kraljevo kundrejt nje armiku ,qe ishte i dobet, u vendos postoblloku ne Slatine nga divizioni i 7. Rregjimenti 737 u shkeput nga fronti duke marshuar ne drejtim te Zvornikut dhe arriti ne Kacak.

Rruga Zvornik-Bijeljina u zu nga bandat pas terheqjes se div.1.Ajo duhet te lirohet perseri nga forcat ajrore te div.11.

Fronti i Adriatikut: Nga Shkodra u terhoqem. Hapja e rruges per ne Matasevo po ecen shume ngadale. Sulme te vazhdueshme ndaj vijes kryesore te frontit te luftimeve ne jug dhe jugperendim te Mostarit. Ne naten mes 29-30.11. u leshua Novi-Pazari dhe forcat e armikut po na ndjekin me vendosmeri. Ne daten 30.11 regjimenti 47 ne Prijepolje po perpiqet te hape rrugen Brodarevo-Bijellopolje.

Zona e Egjeut

Me dt. 28.11 trupat armike sulmuan nga pjesa veriore e ishullit Piskopi, por te gjitha sulmet u zbrapsen. Trupat armike nuk i vazhduan luftimet dhe u terhoqen ne drejtim te Simit.

Lajmerimet e dates 30 Nentor 1944

Gjendja ne lindje (Komanda Qendrore e Ushtrise )

Grupi i ushtrise ne jug

Gjate dites ushtria armike sulmoi nga te gjitha anet. Forcat e dobeta te sigurimit nuk mund te benin ndonje rezistence te forte. Armiku pushtoi Bonihadin, Skezardin dhe Medinen, 12 km ne veri te Skizardit. Ne frontin tjeter te ushtrise nuk eshte shenuar ndonje luftim i vecante, pervec rezistences ndaj nje tentative per mesymje ne jugperendim te Kalosces.

Divizioni i 13 u mbrojt nga nje sulm i armikut. Nepermjet luftimeve te ashpra ne pyll forcat tona arriten te merrnin pjesen juglindore te Pastosit dhe t'i shkaktonin armikut humbje te medha ne njerez. Forca te shperndara te armikut jane terhequr ne drejtim te jugut dhe jugperendimit.

Grupi i Armates Weler, diviz.24 i forcoi pozicionet e veta duke arritur te perballonte dhe te zbrapste sulmet e forcave te armikut ne lindje te Miskolocit. Ne bregdetin perendimor te Sajos forcat tona po ngrejne nje kamp qendrimi. Edhe ketu mesymjet e armikut u perballuan me sukses. Nje grup tjeter i forcave te divizionit.3 u detyrua te marre drejtimin per nga pjesa juperendimore e Arnotit, per shkak te sulmeve te ashpra dhe te panderprera te armikut. Nga zona e Szikos forcat armike arriten te depertonin ne brendesi te trupave tane, sidomos nga pjesa veriore dhe veriperendimore. Na u shkaktuan deme te medha ne pararoje, keshtu qe vendosem te terhiqeshim pergjate Hernadit dhe po punohet te ngrihet nje front tjeter pararoje.,qe te sherbeje si siguri.

Trupat e ushtrise sone nen komanden e gjeneralit Shulc bene rezistence dhe i perballuan me sukses te gjitha sulmet, dhe kjo beri te mundur nje kundersulm 5 km ne juglindje te Megiastos.

Grupi A i ushtrise

Edhe tek divizioni i artilierise se rende u shenuan luftime ne zonen e lindjes qe u perballuan me shume veshtiresi. Ne perendim armiku arriti te depertonte ne brendesi te forcave tona duke demtuar rende vijen kryesore te frontit te luftimeve.

Tek divizioni 4 dhe 9 nuk jane shenuar beteja te rendesishme.

Gjendja ne juglindje (Njesia e komandos )

Ballkani

Grupi E i ushtrise

Zona e Egjeut:Me dt. 28.11 u zbraps nje sulm ne Piskopi me ane te silurhedhesve. Nga mbremja armiku devijoi ne drejtim te Simit.

Fronti i lindjes: Kraljevo u leshua. Praparoja po terhiqet nga fronti i luftimeve dhe perkatesisht ne Slatine, Katraga dhe Bresnice, ne zonen veriore Pozega-Uzice perseri shenohet nje aktivitet i bandave qe kane si qellim bllokimin e rruges se terheqjes. Sipas njoftimeve forcat ajrore kane arritur te sigurojne uren e Ljubovijes me dt.29.11.

Novipazari u leshua pa ndonje presion nga armiku. Rregjimenti 22 i vendosur ne Plevlja nepermjet nje rezistence te forte arriti te mbante kalimin per ne Jabuka.

Fronti i Adriatikut: Shkodra u leshua. Praparoja eshte ne terheqje dhe eshte vendosur ne pjesen verilindore te liqenit te Shkodres. Jane zbrapsur disa sulme te bandave ne hyrje te ures Bioce. Me nje rezistence ndaj ketyre sulmeve u be e mundur fitimi i terrenit dhe zbarkimi i forcave tona 8 km ne afersi te Klopotit.

Rregjimenti i 5 i forcave sulmuese arriti te zbrapse nje sulm te bandave te armatosura edhe me tanke. Pastaj filloi hapja e rruges se terheqjes ne Mostar, Sarajeve dhe Konjic. Ky pastrim u be me humbje te medha ne rradhet e armikut (numerohen 196 te vdekur ). Forcat ajrore kane qendruar ne verilindje te Sarajeves. Ne zonen Rogatica - Sarajeve ka veprimtari shume te dendur te bandave. Nje kolone eshte sulmuar nga ata gjate nates se kaluar.

Batalioni i artilierise se rende:Fronti i lindjes-Grupi Kybler: Kemi pasur sulme nga te dyja anet. Armiku eshte pozicionuar ne hyrje te ures, ne pjesen veriore te Esegit. Gjate dites se 29.11 ka pasur shkembime zjarri , kryesisht me granata, ne segmente te ndryshme te rruges.

Jane krijuar distanca te medha mes anes se majte, divizionit H dhe D, dhe anes se djathte qe ndodhet prane zones se kishave. Ne momentet e fundit u arrit zhbllokimi i linjes se zones perendimore te Torjancit ( 12 km ne juglindje te Siklosit ) dhe te pjeses perendimore te Siklosit. Trupat jane ne terheqje e siper. Persa i perket reagimit te armikut nuk kemi akoma asnje informacion. Gjate dites se 29.11 divizioni 71 arriti te zbrapste nje sulm me artilieri te rende ne pjesen perendimore te rruges se kishave. Ne te dyja anet e vendit te quajtur Peksvarad jane ngritur linjat e sigurimit dhe postoblloqe nga forcat tona te artilierise ajrore dhe atyre luftarake. Ne kete zone nuk ka akoma te dhena per ndonje sulm nga ana e armikut. Sipas te dhenave te fundit Peksvaradi eshte akoma nen kontrollin tone. Pergjate rruges Batazek eshte zbrapsur nje sulm i armikut, qe vinte nga pjesa jugore e Skezardit, dhe qe u detyrua te kalonte nga ana tjeter. Pas kesaj ngritem nje rryp sigurimi 6 km te gjate, ne linjen Skezard-Oseni.

Fronti i Adriatikut: Pas humbjeve te medha me 28.11. jane shenuar vetem disa sulme sporadike ne afersi te Kninit.

Shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA

Gjeneral Major Pellumb Qazimi

Teper i nderuar Zoti Gjeneral

Gjate qendrimit tim teper interesant ne Shqiperi kam hedhur nje veshtrim ne historine e vendit tuaj. Gjate kesaj kohe une vura re qe muaji nentor eshte nje muaj teper domethenes per ndjenjen kombetare dhe pamvaresine e Shqiperise:per shkak te arritjes se Pavaresise ne 1912 si edhe clirimit nga trupat e huaja pushtuese, Shqiperia ka dy dite festash qe jane 28-29 nentori.

Por une mund te vija re gjithashtu, qe data e sakte e terheqjes se trupave te fundit gjermane 1944 nga territori shqiptar diskutohet shume nga mediat e vendit tuaj. Sigurisht qe une nuk kam asnje qellim qe te perzihem ne diskutim mbi historine e vendit tuaj. Sidoqofte ndoshta ju intereson Ju dhe oficereve tuaj, cfare kane nxjerre ne pah kerkimet e mia ne Zyren e Studimeve Historiko-Ushtarake te Bundeseehrit persa i perket dates se sakte te terheqjes se trupave gjermane:

Urdhri per terheqjen nga Shqipeeria u dha me 3 tetor 1944. Korpusi i XXI alpin nen drejtimin e gjeneralit te kembsorise Ernst von Leyser (pjesa e grupit E te FT, e dislokuar ne frontin e Adriatikut) leshoi me 29.11.1944, qytetin e fundit te madh te Shqiperise, Shkodren. Prandaj, kjo date mund te quhet si fundi i pushtimit te Shqiperise.

Me lejoni t'u kaloj kopje te dokumentacionit origjinal nga arkivi i Zyres Studimore si "prova historike" dhe si kujtim per bashkepunimin teper te kenaqshem me ju dhe shtabin tuaj nga maji 2000 deri ne shkurt 2002.

Me konsiderate te larte

Wolfram D. Hoffmann

Kolonel ne Sh.P



Ku jane ata cunat dhe gocat e Rrumpalle Doktorit dhe Pjeter Arbnorit (Neo Kapterri :tipsy: & Ana Blue me shoke e shoqe) se kam qef te modh t'i shof te cirren i cik kunder kesaj "29"-s qe e kan vdekje
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: 29 Nentori...

Gjermanet: Ju tregojme daten e Clirimit

Nuk eshte turp te tregojne ata daten e Clirimit? Pse s'e dime vete?
 

olti

Neo
Re: 29 Nentori...

Une se kuptoj se cfare rendesie ka kjo date e jo me te festohet. Pa i vene rendesi ne eshte 28 apo 29! Cfare rendesie ka?! Kjo date shenon ate ne te cilen ne rame nga nje pushtues i huaj ne nje te brendshem. Nga fashizmi ne vllain e tij te madh, komunizmin. Kjo date shenon fillimin e nje nga periudhave me te zeza te historise tone kombetare; daten e fillimit te komunizmit Enverist.

Pas kesaj date (pa rendesi ne eshte 28 a 29) shenon fillimin e pese dekadave diktature, shtypje, percarje, vuatje, vrasje, persekutime, lenje prapa botes, ndarje kombetare e nje mije te zeza te tjera. Dhe na qenka kjo date qe u dashka festuar. Nese do ishte e mundur, kjo date te fshihej fare nga kalendari, e jo me te festohet.
 

Guest
Re: 29 Nentori...

Fillimisht postuar nga paperina:
[qb] Gjermanet: Ju tregojme daten e Clirimit

Nuk eshte turp te tregojne ata daten e Clirimit? Pse s'e dime vete? [/qb]
ehhh mi lal,Sali Berisha e hoqi 29 nentorin nga festat kombetare,dhe pasi e humbi pushtetin u justifikua se e kishte hequr sepse ishte ne nje dite me 28 nentorin /pf/images/graemlins/laugh.gif filozofia e re e qeverise Meksi /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: 29 Nentori...

Fillimisht postuar nga ^Neo^:
[qb] Une se kuptoj se cfare rendesie ka kjo date e jo me te festohet. Pa i vene rendesi ne eshte 28 apo 29! Cfare rendesie ka?! Kjo date shenon ate ne te cilen ne rame nga nje pushtues i huaj ne nje te brendshem. Nga fashizmi ne vllain e tij te madh, komunizmin. Kjo date shenon fillimin e nje nga periudhave me te zeza te historise tone kombetare; daten e fillimit te komunizmit Enverist.

Pas kesaj date (pa rendesi ne eshte 28 a 29) shenon fillimin e pese dekadave diktature, shtypje, percarje, vuatje, vrasje, persekutime, lenje prapa botes, ndarje kombetare e nje mije te zeza te tjera. Dhe na qenka kjo date qe u dashka festuar. Nese do ishte e mundur, kjo date te fshihej fare nga kalendari, e jo me te festohet. [/qb]
Bummmmmmmmmmmm.

Komunizmi Enverist. I mire i keq..i bardhe apo i zi. Ishte ai qe ishte pra pjese e Historise sone si popull! Perderisa datat e tjera sic ato fetare etj etj festohen..Festohet edhe data e Clirimit te Shqiperise. Se kjo u zevendesua me Komunizmin..Hallall atij qe qe aq i zoti dhe arriti te bente nje popull per vete!

Pse mos te Festohet 29 Nentori? Po 28 atehere perse kerkoni ta festoni?

Perderisa Historia ka datat e saja dhe keto i ben festa..... Gezuar! 29 Nentorin!
 

pashai

Primus registratum
Re: 29 Nentori...

Fillimisht postuar nga ^Neo^:
[qb] Une se kuptoj se cfare rendesie ka kjo date e jo me te festohet. Pa i vene rendesi ne eshte 28 apo 29! Cfare rendesie ka?! Kjo date shenon ate ne te cilen ne rame nga nje pushtues i huaj ne nje te brendshem. Nga fashizmi ne vllain e tij te madh, komunizmin. Kjo date shenon fillimin e nje nga periudhave me te zeza te historise tone kombetare; daten e fillimit te komunizmit Enverist.

Pas kesaj date (pa rendesi ne eshte 28 a 29) shenon fillimin e pese dekadave diktature, shtypje, percarje, vuatje, vrasje, persekutime, lenje prapa botes, ndarje kombetare e nje mije te zeza te tjera. Dhe na qenka kjo date qe u dashka festuar. Nese do ishte e mundur, kjo date te fshihej fare nga kalendari, e jo me te festohet. [/qb]
Se shume veta luftuan dhe u sakrifikuan per ate date, packa se si u keqperdoren me vone. Se tregon qe s'jemi bageti por qe luftojme per vendin tone kur na pushton nje i huaj. Se tregon qe kemi ndergjegje kombetare.
 

Guest
Re: 29 Nentori...

"Në truallin tonë u vranë 26 594 armiq, 20 800 u zunë robër, dhjetëra mijë të tjerë u plagosën. Shqipërisë i kushtoi shumë shtrenjtë fitorja. 28 000 bij e bija të saj në lulen e rinisë bënë jetën fli për këtë ditë, pra, për çdo kilometër katror një dëshmorë; 12 600 veta u plagosën, ndërsa 10 000 të tjerë u internuan në kampe përqendrimi."
 

Guest
Re: 29 Nentori...

he mer flisni...se po vijne festat edhe 1 jave /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top