51. Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe durimin.
Aligieri
52. Dashuria ushqehet me shpresë.
Lao Ce
53. Dashuria është si ngarja e automobilit: starton ngadalë, vozit shpejt, por frenon vetëm kur është, shumë 5 vonë.
Sagani
54. Kush ndalet të mendohet për dashuri, nuk dashuron më.
Kocebu
55. Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, i nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.
Polaku
56. Të jesh i dashuruar do të thotë më tepër se të jesh i pasur, sepse do të thotë të jesh i lumtur.
Tileri
57. Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.
Sandi
58. Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar është e marrë.
Kanti
59. Dashuria fitohet me dashuri.
Spanjolle
60. O zot, kur të vdes, ruaje në qetësinë tënde vetëm një fjalë për mua:"Kam dashuruar".
Tagora
61. Dashuria çdoherë është fillimi i dijes, siç është zjarri fillimi i dritës.
Lagerlefi
62. Derisa dashuria është e verbër, s'ka arsye për ndarje.
Z.Lençi
63. Dashuria është ndoshta i vetmi shikim i përkryer që mund ta hedhim në amshim.
Hajsi
64. Gjendja e dashurisë si duket është e vetmja gjendje normale e shpirtit të njeriut.
Çehovi
65. Të dua më shumë se dje, e më pak se nesër.
Zheraldi
66. Kam pirë që t'ju harroj. Por për fat të keq, kur jam dehur, ju kam parë dyfish.
Ashardi
67. Dashuria është një lindje e re.
Gjermane
68. Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje.
Volteri
69. S'është i mirë gardhi me ristela, as dashuria në fqinjësi të mirë; i mirë është gardhi me dërrasa dhe dashuria në largësi.
Rumune
70. Sa më shumë gjykohet, aq më pak dashurohet.
Shamfori
71. Atje ku ka më shumë dashuri, atje edhe dhembja është më e madhe.
Qosja
72. Për dashnorin s'ka gjë më të ëmbël se lotët kur fshi-hen në duart e së dashurës.
S.Frashëri
73. S'ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri.
Gëte
74. Mundet ndonjëherë të harrohet çka është dashuria?
Ruso
75. Dashuria është një ngjarje botërore, por private.
Polgari
76. Të ndahesh vetëm pse më nuk e do është budallallëk, njësoj si të martohesh me dikë vetëm pse e do.
Gabori
77. Dashuria është përmbajtja e vetme e gjërave në këtë kohë të pakuptimtë.
Habe
78. Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë.
Heminguei
79. Dashuria është si rrobat: kënaqësi është kur i ndërron shpesh.
Fleçeri
80. Ta kërkosh me arsye rrugën tek dashuria, është njësoj si të kërkosh diellin me qiri.
Rumi
81. Në qoftë se dashuron, askush nuk mund të të bëj gjë.
Kieopatra
82. Miqësia dhe dashuria janë dy lule në një rrënjë. Vetëm se dashuria ka disa petale më shumë.
Klopshtoku
83. Ku sundon dashuria nuk ka as të mëdhenj as të vegjël.
Japoneze
84. Në qoftë se miqësia nuk përmban dashuri, dashuria përmban miqësi.
De Kosteri
85. Dashuria është e amshuar deri sa zgjat.
Renie
86. Ikja është fitoria e vetme në dashuri.
Bonaparti
87. Dashuria është më e vjetra, më e reja, e vetmja ngjarje botërore.
Rikerti
88. Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde.
Gogoli
90. Dashuria është shpesh rezultat i kurorëzimit
Molieri
91. I frikohemi vetëm atij që e duam.
Tolstoi
92. Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson.
Dekobra
93. Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga mëshira.
Monteskie
94. Dashuria është si supa: lugët e para janë shumë të nxehta, të fundit shuraë të ftohta.
Manjani
95. Dashuritë e mëdha janë të rralla, siç janë të rralla veprat e mëdha.
Adleri
96. Kur ndonjë dashurie i vjen fundi, të dobëtit kukasin dhe menjëherë gjejnë dashnore të reja, kurse të mençurit me kohë i kanë pasur të rezervuara.
Uajldi
97. Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por se pushojnë së dashuruari.
Momi
98. Dashuria nuk ka vite. Ajo lind çdoherë.
Paskali
99. Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur.
Tagora
100. Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo na lidh me jetën, vetëm ajo na lidh me njerëzit.
Ali Podrimja
101. Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frutdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë.
Bjelinski
102. Në fillim të dashurisë dashnorët flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi, flasin për të kaluarën.
Karlo
103. Dashuria është zjarr i furishëm. Atë s'mund ta shuajë dot as uji i bekuar. Madje as gjaku. Pregeli
104. Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta.
Pajeroni
105. Të lutem, më duaj pak, në qoftë se dëshiron të më duash gjatë.
Herriku
106. Dashuria është çelës që tek njeriu çel çdo gjë.
Hoperi
107. Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit.
Sandi
108. Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.
Balzaku
109. S'ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
Myse
110. Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë.
Peshi
111. Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia.
Shetmfori
112. Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
Femau
113. Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
Platoni
114. Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos.
Kineze
115. Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë.
Japoneze
116. Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
Ikbali
117. Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
Gëte
118. Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
Myse
119. Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
Shekspiri
120. Të frikësohesh nga dashuria do të thotë të frikësohesh nga jeta, e ata që frikësohen janë tri herë të vdekur.
Raseli
121. Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë.
Dostojevski
122. Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë.
Cezari
123. Në qoftë se je njeri bëj dashuri, në qoftë se je lule bëhu mimozë.
Hygo
124. Më mirë të dashurosh dhe të humbësh, se sa asnjëherë të mos humbësh.
S.Bemardi
125. Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti.
Bodleri