25 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës.

Seyfert

Valoris scriptorum
renia-e-bustit-te-diktatorit.jpg

Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ne 20 shkurt 1991 eshte padyshim nje nder ngjarjet me te spikatura qe ndikuan ne renien totale te regjimit komunist ne Shqiperi. Sot mbushen plot 25 vjet nga ajo dite. Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ndodhi ne nje situate te renduar politike ne vend. Kishte vetem dy muaj qe ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve te para pluraliste ne Shqiperi ne 31 mars 91.

Revolta popullore kishte nisur qysh me protestat e studenteve me fund te dhjetorit per tu shperndare me pas ne cdo qytet te vendit. Rrezimi i busteve te diktatoreve komuniste kishte nisur ne Shkoder me rrezimin e bustit te Stalinit dhe po shperndahej me shpejtesi ne gjithe vendin me rrezimin e busteve te Enver Hoxhes. Nje nate para shembjes se bustit ne qender te Tiranes nje grup i madh studentesh vendosen te hyjne ne greve urie duke percaktuar nje sere kushtesh drejtuar qeverise se PPSH nder te cilat edhe heqjen e emrit Enver Hoxha universitetit te Tiranes. Diten e 20 shkurtit ne sheshin Skenderbej u rrezua busti i diktatorit Enver Hoxha.

Por pas rrezimit te busteve dhe simbolikes se tyre mbetej nje bust tjeter per tu rrezuar nje bust qe ndoshta sishte prej bronxi por shume me i veshtire per tu rrezuar PPSH. Byroja e PPSH e kuptoi menjehere situaten dhe nxitoi te parandalonte zhvillimet te cilat dukej qarte se ku po drejtoheshin. Filluan antimitingjet e PPSH-se kunder rrezimit te busteve.

Fillimisht ato u organizuan ne zonat rurale neper fshatra aty ku ne te vertete nuk kishte buste. Ne fakt u krijua nje situate e polarizuar dhe shqetesimi per kaos u kthye ne realitet brenda pak ditesh. Nje dekret i kuvendit popullor i dates 23 janar 1991 parashikon respektimin dhe mbrotjen e monumenteve qe lidhen me historine kombetare dhe simboleve shteterore ku perfshihej busti i Enver Hoxhes. Sipas dekretit denohej me 6 muaj deri ne tre vjet burg ai shtetas qe dhunon monumente kulture sic jane bustet e figurave te shquara nga Skenderbeu e deri te Enver Hoxha.

Menjehere pas ketij dekreti me 1 shkurt 1991 ndodhen disa ndryshime te rendesishme ne Keshillin e Ministrave. U bene shkarkime ne disa dikastere te rendesishme dhe ne vend te te shkarkuarve u emeruan nje grup intelektualesh te fushave te ndryshme. Fatos Nano u lirua nga detyra e sekretarit te pergjithshem te keshillit te ministrave dhe u emerua zevendeskryetar i keshillit te ministrave. Shkelqim Cani u emerua zevendeskryetar i keshillit te ministrave.

Ahmet Kamberi u lirua nga detyra e ministrit te shendetesise. Sabit Brokaj u emerua Minister i Shendetesise. Alfred Uci u shkarkua nga detyra e kryetarit te komitetit te kultures dhe te arteve. Moikom Zeqo u emerua kryetar i komitetit te kultures dhe arteve. Aleks Luarasi u emerua sekretar i pergjithshem i keshillit te ministrave. Nderkohe fushata elektorale e dy partive PPSH e PD po vazhdonte intensivisht. Nje debat mbi hapjen e dosjeve te komunizmit u fanit menjehere.

Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin kryesor të Tiranës dhe rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha, duke shënuar një prej momenteve më të rëndësishme të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, shënoi ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë. Por pavarësisht këtyre lëvizjeve, Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e 31 marsit, dhe mundi të vijë në pushtet vetëm një vit më vonë në zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit 1992. Sot, 20 shkurti përkujtohet si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist, dhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
 

Kureshtari

Forumium praecox
Po te kishte qene kaq e thjesht, domethene me heqjen e nje busti do na perfshinin valet e lumturise, atehere do kishim 25 vjete lumturie tashme.
 
Top