22 të pandehur, kërkojnë ricopëzimin e procesit
Procesi gjyqësor në ngarkim të 28 të pandehurve të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, është hapur dje pas disa zvarritjeve të njëpasnjëshme hapjes së seancës së parë. Gjithsesi sërish avokatët e disa prej të pandehurve kërkuan copëzimin në dysh të dosjes.

Këta të fundit, duket se nuk janë mjaftuar me ndarjen e dosjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mos legjitimimit të familjarëve të viktimave në këtë proces gjyqësor, si dhe ndarjen e proceseve civile nga ato penale dhe pezullimin e tyre. Dje ata parashtruan një kërkesë tjetër për ndarjen e dosjes, për 22 prej të pandehurve që nuk akuzohen për vrasje, nga 28 të tillë në total që ka procesi.

Kështu, mbrojtësit ligjorë të të pandehurve për të cilët u kërkua ndarja e dosjes, kërkuan që ata të gjykohen veçmas nga të pandehurit e akuzuar për “vrasjet” e shkaktuara nga shpërthimi i punishtes së demontimit të fishekëve e predhave në ish-repartin e tankeve më 15 mars të 2008.

Kjo ndarje do të thotë, se nëse ndahet dosja, të pandehurit, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxhozi dhe Sokol Ngjeçi, të gjykohen veç nga pjesa tjetër që kanë akuzën e vrasjes. Vetëm dy prej 28 të pandehurve të kësaj dosjeje, në fjalën e tyre para gjykatës u shprehën se “nuk kishin kërkesa paraprake për këtë fazë gjykimi”.

Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve dhe administroi seancën gjyqësore për rreth tre orë, vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor deri në mëngjesin e javës që vjen, për tu shprehur me vendim në lidhje me kërkesat e avokatëve dhe kundërshtimet e prokurorisë në lidhje me këto kërkesa.

Të pranishëm në sallën e gjyqit që ndodhet në katin e parë të Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, kishin preferuar të paraqiten vetë shtatë të pandehur, ndërsa, 20 të pandehurit e tjerë nuk preferuan të paraqiten në seancën e pestë gjyqësore që zhvillohet pranë kësaj gjykate, ku kryesues i treshes gjykuese është Ridvan Hado.

Gjithashtu, i vetmi fakt që ra në sy mëngjesin e djeshëm, ishte kërkesa e avokatit mbrojtës të Ylli Pinarit, i cili kërkoi nga Gjykata të zhvillojë seancat gjyqësore me dyer të mbyllura për shkak të sekretit shtetërore, që përbën vetë puna e tyre në Ministrinë e Mbrojtjes. Kërkesë, kjo që sipas gjykatës nuk mund të shqyrtohet pasi “nuk jemi në fazën e këtyre kërkesave”.

Argumentimi i avokatëve

Sipas pretendimeve të avokatëve që kërkuan ndarjen e çështjes, argumentet për këtë veprim janë disa, si për shkak se të pandehurit ushtarakë dhe civilë nuk kanë lidhje me të pandehurit e arrestuar për “vrasje”, akuzat e kryera nuk kanë lidhje me shpërthimin dhe për shkak të ekonomisë gjyqësore të mos zvarritjes së seancave gjyqësore për mungesë të avokatëve.

Kundërshtimi i prokurorëve

Përfaqësuesit e akuzës, në fjalën e tyre kundërshtuan këto kërkesa të avokatëve, duke i kërkuar Gjykatës të mos i pranojë kërkesat e avokatëvë të 22 të të pandehurve, pasi janë të pa bazuara në Kodin e Procedurës Penale.

“Institucioni i akuzës, nuk pranon veçimin e çështjeve me marrëveshje me të pandehurit apo avokatët për ekonomi gjyqësore. Nuk mund të ndahet procedimi, pasi janë në një procedim të vetëm dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin vetë të pandehurit.

Gjithashtu, kërkojmë nga gjykata të mos pranojë kërkesën e avokatëve të 22 të pandehurve, pasi ndarja e çështjes mund të sjellë pasoja në vërtetimin e fakteve dhe provueshmërisë së saj në seancat gjyqësore të ndara veçmas”-tha ndër të tjera përfaqësuesi i akuzës, prokurori Altin Dumani.

Gjykata:
Procesi do vijojë ditë pas dite

TIRANË- Treshja gjykues e tragjedisë së Gërdecit, pritet të respektojë kërkesën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët në mbledhjen e fundit kërkuan nga gjyqtarët që proceset gjyqësore të zhvillohen pa ndërprerje, për çdo ditë. “Sapo të fillojë procesi gjyqësor, mbarimi i kërkesave paraprake dhe do të fillojnë seancat gjyqësore të pandërprerë për çdo ditë.

Edhe nëse mungoni ju, kemi marrë katër avokatë kryesisht të cilët po njihen me dosjen, që në çdo rast mungese të caktohen ata në këtë dosje penale”,-iu drejtua kryesuesi i treshesh gjykuese gjyqtari Ridvan Hado, avokatëve mbrojtës të cilët ngritën shqetësimin se gjyqi do të zvarritet për shkak se janë shumë mbrojtës.

Deklarimi i kryesuesit të seancës Hado nuk kaloi në vesh të shurdhër, duke sjellë reagimin e disa avokatëve mbrojtës, të cilët nën zë u shprehen “se nuk mund të zhvillosh gjyqin pa ndërprerë pasi kemi edhe procese të tjera penale që kemi në mbrojtje”,- thanë ata.

Ndarja e çështjeve
Neni 93
1. Ndarja e çështjeve vendoset edhe kryesisht, vetëm kur nuk
dëmtohet vërtetimi i fakteve, në këto raste:
a) kur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza është vendosur pezullimi i procedimit;
b) kur një a më shumë të pandehur nuk janë paraqitur në gjyq për shkak të pavlefshmërisë së aktit të thirrjes, të padijenisë pa faj për aktin e thirrjes ose për shkak të pengesave të ligjshme;
c) kur një a më shumë mbrojtës nuk janë paraqitur në gjyq për shkak të moslajmërimit ose për shkak të pengesave të ligjshme;
ç) kur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza hetimi gjyqësor është i plotë, kurse për të pandehurit e tjerë ose për akuzat e tjera është e nevojshme të kryhen veprime të tjera.
2. Përveç rasteve të parashikuara nga paragrafi 1 ndarja mund të vendoset edhe me marrëveshje të palëve, kur gjykata e çmon të dobishme për qëllimet e shpejtësisë së gjykimit.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23241. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23241