2012, viti i fundit të botës

Al-Punk

Still here
2012, viti i fundit të botës

Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit. Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi? Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi.

Për shembull në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë. Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe. Por, gjithsesi, ne jemi bijë të një apokalipsi. Gjashtëdhjetepesë milionë vjet më parë, toka u trondit nga një kataklizëm i vërtetë. Një meteor tepër i madh me një diametër rreth 10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë) duke shkaktuar një krater të gjerë më shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite me radhë si një perde e zezë.

Dhe përfundoi kështu epoka e dinozaurëve, reptilët e mëdhenj që për miliona vjet kanë qenë "të zotët" e planetit. Ndërsa në atë epokë, gjitarët kishin arrinin madhësinë fizike të një qeni. Por çuditërisht ata i mbijetuan katastrofës. Dhe madje përfituan nga ajo: duke mos qenë më të kërcënuar nga zvarranikët gjigantë filluan të evoluonin derisa u bënë ata dominuesit e vërtetë të planetit Tokë. Epoka e re e gurit Edhe në ditët e sotme, siç ndodhi në vitin 1999, disa e lidhin këtë histori me Nostradamusin (Michel de Notre-Dame, 1503-1566). Por në fakt, Nostradamusi e kishte parashikuar katastrofën edhe disa herë të tjera në shekujt e kaluar, por asnjë informacion nuk lidhet me vitin 2012. Një hipotezë më shkencore apokalipsi është teoria e Olduvait, e formuluar në vitin 1989 nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazën e të dhënave botërore mbi energjinë dhe popullsinë.

Hipoteza e merr emrin nga ultësira e Olduvait në Tanzani, duke u konsideruar si një metaforë e kohës së gurit të cilës ka mundësi që t‘i rikthehemi pas vitit 2012...por hipoteza të tilla tashmë na kanë bërë tepër skeptikë, pasi të tilla katastrofa janë parashikuar që nga viti 1979 deri në 2008, por që asnjë prej tyre nuk rezultoi e vërtetë. Por ka pasur edhe raste tragjike si "Heaven‘s Gate": në vitin 1997 39 persona u vetëvranë me shpresën se do të arrinin në një "nivel superior" përpara se bota të shkatërrohej. Një bindje që thellohet së tepërmi mund të ketë rrënjë politike dhe sociale, mbi të gjitha nëse përcillet nga persona që kanë pozicione të fuqishme. Të influencohesh nga mendimi i një apokalipsi do të thotë ta lëshosh veten në një rrjedhë mendimesh duke mos bërë asgjë për të parandaluar. Ose mund të klasifikohet edhe si një sjellje që bën reale një profeci.
 
M

Mortal

Guest
Re: 2012, viti i fundit të botës

...qenka 2012 tani? Epo mire...something to look forward to.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: 2012, viti i fundit të botës

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Mandi</div><div class="ubbcode-body">Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit. Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi? Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi.
</div></div>

Une jam i bindur qe s'do te shqetesohem nga perfundimi i ciklit te kalendarit Maja, solstici dimeror nje dite me pas dhe pozicionimi ne nje vije te drejte Toke/Diell/Qendra e Rruges se Qumeshtit.
Kalendari Maja do filloje numerimin prape nga zero, solstici dimeror do kaloje po ashtu sic kalon cdo here e cdo here dhe pozicionimi i drejtperdrejte Toke/Diell/Qender e Galaktikes do jete shume me pak spektakolar sesa nje eklips, ne fakt s'do dallohet fare nga dita e sotme, fiks ne kete moment. Ose nga cdo dite tjeter e zakonshme dhe e rendomte.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: 2012, viti i fundit të botës

kush ka nermen me vdek pas 4 vjetesh ju lutem lejani testamentin gjyshit se e run gjyshi per boten tjeter mos i coni gjonat kot

P.S Une kam nermen me jetu edhe nja 50 vjet pas funit te botes se jam mrapa me zhvillimin
 

antip

Primus registratum
Re: 2012, viti i fundit të botës

Gjynah qe tema te tilla te futen te forumi "Shkenca". Them se me mire do i pershtateshin forumit "Thashetheme, etj. etj."
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: 2012, viti i fundit të botës

Sipas parashikimeve te mia do te thote qe duhet te pergatitesh te aplikosh per nje pasaporte te re
I vetmi ndryshim mendoj une se mund te jesh qeros ose thinjosh varet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: 2012, viti i fundit të botës

Keto "parashikimet" e datave apokaliptike sigurisht qe jane interesante per ndonje film hollivudian. Une nuk bej pjese tek obsesionistet e apokalipsit qe kane qe ne kohen e njeriut te shpelles qe presin te ndodhe apokalipsi po duke lexuar keshtu neper te, historine me sa mbaj mend njehere ne shume kohe ndodh nje "permbytje" ose me sakte "vetpermbytje" e shoqerise. Dhe nuk eshte pa kuptim, per mendimin tim ajo alegoria e "kulles se Babilonit". Kur njeriu arrin shume lart, kupton qe ne thelb eshte po ne ate nivel qe e nisi, thjesht ka bere nje pune alla-Sizif.
Nuk dua te bej pesimistin, po me duket se shoqeria e sotme njerezore ka arritur shume lart. Problemi i "kulles se Babilonit" apo "renies nga fiku" eshte qe sa me lart te ngjitesh aq me fort vritesh.
Sidoqofte perseri une s`jam aq pesimist qe t`a bej si plaku Mere dhe te them "Dynjaja u shthur, o Hak i Madh, tunde njehere nga themelet". Pra nuk besoj se tani "bota u shthur" dhe do na vije "Fundi i Botes" po thjesht si nje proces evolutiv. Fillon nga shpella, shkon deri ne Hene...dhe kthehesh prape tek Mema Natyre se nuk ke ku shkon.
 

SiL3nT

Super Moderator
Anëtar i Shtabit
2012-Fundi i BOTES'? ? ?

2012 Një tjetër fund i botës

Shpërthime vullkanike të mëdha,stuhi magnetike, rrezatime nga hapësira etj... Pas vetëm katër vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri, ose të paktën sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit &quot;Apokalipsi2012&quot;.

Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pasKrishtit.

Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën eRrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi?

Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi. Për shembull në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos.

Ndërsa kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë.

Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe.

Por, gjithsesi, ne jemi bijë të një apokalipsi.

Gjashtëdhjetepesë milionë vjet më parë, toka u trondit nga një kataklizëm i vërtetë.

Një meteor tepër i madh me një diametër rreth 10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë) duke shkaktuar një krater të gjerë më shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite me radhë si një perde e zezë.

Dhe përfundoi kështu epoka e dinozaurëve, reptilët e mëdhenj që për miliona vjet kanë qenë &quot;të zotët&quot; e planetit.

Ndërsa në atë epokë, gjitarët kishin arrinin madhësinë fizike të një qeni. Por çuditërisht ata i mbijetuan katastrofës. Dhe madje përfituan nga ajo: duke mos qenë më të kërcënuar nga zvarranikët gjigantë filluan të evoluonin derisa u bënë ata dominuesit e vërtetë të planetit Tokë.
 
Top