2 vjetori i 11 shtatorit...memories

jula

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

Ne Bologna ishte pasdite e vaposur. Isha duke bere asgje, asgje fare dhe vuaja depresionin e sapondarjes nga familja dhe pushimet. Nejse.
Nga salloni degjoj nje ulerime, gje e pazakonte per shoqen time dhe pandeha se minimumi po bente infrakt te miokardit. Ne sekondat qe mu deshen per tu gjendur para TV degjova ca reagime dygjuheshe, "u mami, cfare tmerri!" dhe "socmel, che botto!" Tani, une nuk e diskutoj dramaticitetin e ngjarjes, por kishte dicka komike. Ekrani qe pushtuar nga Emilio Fede (kush e njeh me kupton), i pakrehur, i terrorizuar, fliste gjera pa lidhje.
Kisha nje ndjenje neutrale ndaj atij avioni qe futej ne qiellgervishtes si nje thike ne gjalpe: me dukej si film. Telefonatat s'pushonin: "Hape TV tek Rete4, tek Fede, shpeeejt!"
E boll pra, se e morrem vesh. Fika telefonin. Praktikisht kemi ndenjur deri ne mbremje para ekranit duke asistuar ne ate tmerr te vertete, nuk do harroj kurre njerezit qe tentuan nje fluturim te pashprese per ti shpetuar flakeve, fytyrat e familjareve, zjarrfikesit... /pf/images/graemlins/frown.gif
Ne oren tete te darkes me qe bere koka dhalle: te njejtat pamje, te njejtat komente, emisione speciale dhe intervista. Kryesisht VIP qe shprehnin emocionet.
Per mua emocionet jane personale, jo telefilm. Fikem Tv dhe, si NIP qe jemi, dolem per te blere akullore.

11 shtator 2001
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

Ne ate kohe ne zyre internetin e kishim ende me dial up dhe per fatin tone te keq TV s'na blene as vjet qe qe kampionati /pf/images/graemlins/laugh.gif e tashme s'kemi shpresa.

Nejse...une isha e mbyllur ketu e s'dija fare c'behej neper TV qe te gjitha trasnmetonin respektivisht te njejtat imazhe /pf/images/graemlins/frown.gif .Me moren ne telefon dhe u perpoqa te lidhesha me internet por CNN nuk hapej per qamet e keshtu edhe te tjerat, rrjeti i tejngarkuar.Me pas per 5 minuta me marrin per kullen e dyte /pf/images/graemlins/frown.gif ...me pas edhe Pentagoni.Dukej e larget dhe fare e pabesueshme, e paperceptueshme dhe teper mizore.Kur vajta ne shtepi dhe u ngula para TV mbaj mend fort ne kujtese imazhet e avionave qe "zhyteshin" mizerisht ne te dy ndertesat, njerezit qe tentonin te shpetonin duke "fluturuar" /pf/images/graemlins/frown.gif dhe te tjeret poshte te tmerruarr...eh me pas zjarrfiksat dhe qellimi /pf/images/graemlins/frown.gif .
Lufta ne front e ka nje kuptim se dihet armiku, prtiet sulmi (eshte dicka me e ndershme), por kjo qe gjeja me mizire qe perjetuam realisht...ka pasur dhe te tjera, por kjo qe "kulmi" i "fantazise" se semure gati groteske te pretendimeve.
Kushedi ku e ka zanafillen drejtesia!!!!
/pf/images/graemlins/frown.gif

Paqe!
 

Ema

Goddes
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

Kurse une desha vetem te drejtoj nje lutje per te gjithe ata qe humben jeten nen germadhat.Me shume se per ta pyes veten se ku po e cojne shpirtin ata qe shkaktuan atentatin dhe uroj qe gjera te tilla te mos ndodhin me! /pf/images/graemlins/frown.gif

Gjithe te mirat!
 

Rangers

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

Hi! Ndersa une ate mengjes kisha dale dhe po shkoja ne Manhattan per te perfunduar nje aplikim te shkolles.
Kur nje nga aroplanet ka goditur kullen e dyte kam qene ne ashensor(K48) duke zbritur nga nje nga pallatet ne Avenue of Amerika.Brenda isha me nja tre vajza dhe te treja ato filluan nga te bertiturat sepse nga dridhja ashensori u trondit,ndaloi ne katin e 46 dhe filloi te zbriste me shpejt se zakonish.
Ishte nje dite e tmerrshme,njerezit vraponin nga te gjithe drejtimet,qe te largoheshin nga Manhattan.Kam ecur ate dite mbi 3 1/2 ne kembe,nga Manhattan 42st deri ne queens blvd. Kur arrita ne shtepi familjes i kishte ikur gjaku se e dinin qe isha ne manhattan ate dite dhe deri ne oren 4 mbasdite nuk dinin gje se ku isha. Sep 11,2001 ishte me te vertete nje nga ditet me te veshtira per popullin amerikan dhe sidomos per rezidentet e NY.
God Bless America.
 

disku

UNI
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

11 shtator.........
Brooklyn
Zgjohem nga gjumi me pa motin ne televizor...
e coj tv tek weather chanel..shof njeren nga kullat qe digjej...thashe me vete paska fillu me dhon filma ku kanali..e luj ne vend tjeter ..cdo tv jepte te njejten pamje..fiksohem tek fox5 edhe nigjoj qe american airflights plane eshte plasur ne kullen e veriut...
ne fillim kurioziteti me shtynte te mendoja se ishte shjesht nje aksident....3-4 min me pas avioni i dyte perplaset ne kullen e dyte ...thash me vete Koincidence???... lajmet e vijne e shkojne....
rruget zbrazen...njerez te hutuar edhe te deshperuar kalojne si te hutuar rrugeve te nyc...telefonat fluturojne kudo..pyesim njerzit qe punojn rrethe rrotull a jane mire apo jo?
ngulem para tv edhe pres me padurim reaksionet e para vecanerisht te presidentit bush...
Kalojne ditet cdo rrugice e brooklunit ka te afishuar nje foto nje emer nje perkujtim per dike te humbur....kudo valeviten flamure amerikane...kudo lexon god bless america...
Pas 1 muaji i afrohem vendit te ngjarjes.....ne tv duket shumeee shumeeeeeee e vogel...syri i njeriut se percepton dot se smadheshti kish tragjedia /pf/images/graemlins/frown.gif ......

11 shtator 2002
shkova te shikoj homazhin ne wtc....qe sa zbrita u pendova...njerez te deshperuar...klidhma dhimbjeje..qarje me denese...permeden emrat nje nga nje shtohen britmat...bien te fiket familjareve...largohem me nje imazh te hidhur..ate dite sdo e harroj kurre.

11 shtator 2003.
sma bente zemra te shkoj prap tek vendi i ngjarjes per te bere homazh...por e ndjek direkt ne tv edhe po ju shkruaj juve /pf/images/graemlins/frown.gif
 

batoja

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

Ora dy e drekes. Sapo isha kthyer nga ecajaket e mia te kota dhe te pashprese per te gjetur pune. Ne dore kisha nje grumbull aplikimesh te refuzuara per pune dhe nje material mbi pucin ushtarak fashist ne Kili, me 11 shtator 1973 nga Pinochet. Ora 14:00, nje lajm i zakonshm mbi vrasjet dhe razprezaljet e zakonshme te forcave izraelite mbi palestinezet befas u nderpre dhe ne televizor cfare dukeshin si dy oxhace qe tymosnin flake u shtjelluan ne dy kulla gjigande, per ekzistencen e te cilave kisha degjuar disa here. Me pas shoh nje avion (sipas lajmeve te mevonshme ishte i dyti) qe shkon si nje zog i verber e perplaset me kullen tjeter.
Rruget e Tiranes ishin teresisht bosh. Njerzit me siguri ishin ngulur perball televizorit.
Kjo dite nuk ishte per te kerkuar pune. As e nesermja dhe madje e gjithe java.
U ula perseri ne kolltuk prane televizorit. Megjithe ato halle qe kisha; pa pune, pa leke per te paguar qirane, s'me ngelej tjeter pervetem se te perjetoja hallet e miletit. Njerez qe hidheshin nga dritaret, tym, rremuj, me qindra gjuhe te njejten gje. Me dukej sikur kisha filluar te flisja te gjitha gjuhet e botes.
Mjafton te shtypesh nje buton dhe mbase cdo gje ishte nje film, dhe ti ke nje pune, nje shtepi, ke per te ngrene, te gjithe jane te lumtur, te gjithe jane te lire, nuk ka me lufte, rremuj, padrejtesi.
Vetem nje buton ne telekomande dhe mbaron. Shtype! Shtype!
--------------...........----------
 

Archi

Forumium praecox
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

11.09.2001
0ra 14.30CET dhe 8.30AM ne New York. Sapo kisha dale nga ambasada dhe u drejtova me kembe per nga 21-Dhjetori per tu takuar me disa shoke tek dyqani i nje shokut tim. Mbaj mend qe ishte kohe e vrenjtur dhe bashke me lodhjen e dites, kjo kohe me kishte ngjitur ne fytyre vranesiren e saj. I gjeta shoket jashte deres se dyqanit tek po benin shaka me njeri-tjetrin. I ftoj per nje espresso, ulemi tek lokali ne krah te Ambulances 9 dhe akoma pa na ardhur kafete shohim ne televizorin e lokalit pamje te CNN ne te cilat shfaqeshin kullat e WTC teksa nxirrnin tym te zi dhe ne dicituren e lajmit ishte e shkruar "Attack against USA". Pamjet pa ze (eshte e kote t´i ngresh zerin televizorit ne nje lokal) e benin akoma me te rrenqethshme situaten. Ashtu te ngrire para atyre pamjeve pa ze njemije mendime pernjehere me shkuan neper koke: Sulm kunder USA? Cfare ekzagjerimi? C´eshte kjo lufte? Kush e ka shpallur? Kush kunder kujt lufton? Kush guxon t´i shpalle lufte USA? Cila eshte ajo mendje kaq djallezore qe ka bere nje plan te tille? Po ata njerez qe punoje atje? A kane mundur te evakuohen te gjithe?
Si per ti dhene nje pergjigje mohuese pyetjes se fundit televizori shfaq pamje teksa nje fatkeq leshohet i deshperuar nga katet e mbytura nga tymi e zjarri dhe nje vale tjeter mornicash pershkon kurrizin. Nderkohe vjen lajmi i atentatit mbi Pentagon dhe me vone i nje avioni, qe eshte rrezuar ne nje fushe ne Pensilvania.
Qenka me te vertete lufte!

Nderkaq shikojme, si ne nje enderr te keqe, qe njera kulle bie. Pas pak bie edhe tjetra. Ekrani i televizorit shfaq njerez qe vrapojne ne mes te panikut dhe nje pluhur gri duket sikur i ndjek ata me shpejtesi. Per nje cast pluhuri arrin edhe kameramanin dhe brenda nje sekonde cdo gje u be gri.
JO, nuk eshte enderr e keqe, pas te ciles zgjohesh nga gjumi dhe falenderon Zotin, pse ishte vecse nje enderr. JO, eshte realiteti i hidhur dhe i dhimbshem, i cili do te ndryshoka jeten e njerzimit ne kete planet.
Largohemi te heshtur, secili per ne shtepine e vet, une me mendimin ne koke se disa nuk do te kthehen me ne shtepite e tyre, nuk do te shohin perseri me ata njerez, te cileve para pak oreve u kishin thene "mirupafshim".

13.09.2001
Ne nje avion te shoqerise Austrian Airlines hap per te lexuar gazeten "Frankfurter Allgemeine Zeitung", te cilen, me nje buzeqeshje te mesuar permendsh dhe me nje "Guten Tag", ma kishte zgjatur stjuardesa e avionit. Me bie ne sy nje foto e agjencise Reuters, e bere ne oret e mbremjes tek nje mur me nje porte te hekurt, ku ishin vendosur me qindra qirinj dhe tufa me lule. Desh u hodha nga sedilja. "E njoh kete mur e kete porte hekuri", mendova me vete dhe teksa e afrova me prane gazeten,ne nje shirit te nje kurore lulesh lexova ne shqip: "Ne kujtim te popullit amerikan" dhe nje tjeter: "Jemi me Ju".
"Po kjo eshte ambasada amerikane ne Tirane" desh thirra.
Poshte fotografise ishte shkruar ne gjermanisht shenimi: "E gjithe bota perkujton me dhimbje te renet e WTC"
Di, qe ka filluar nje ere e re, ajo e pas 11 Shtatorit.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

sa here e shof ne Tv çastin kur aeroplanet futen neper kulla hutohem. llaftar skena per zotin.
 

Rangers

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

Tear%20Eagle.JPG


metrosquare1.jpg


dest3.jpg


dest4.jpg

Laftar????????? shume veshtire te besohet,anyway varet dhe nga njerezit.
 

abs

nuk e di...
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

...kisha marr pushimet, pikerisht ate dite do nisja per ne NY.marr nje agjensi ne tel per bileten...previzorish, i thash...
s me behej asgje...binte shi...isha ulur ne krevat, degjoja nje muzike prekse...para meje ishte TV...un po shkruaja...
kur...c te shihja...ishte nje nga `show origjinale` ma emocionalet qe kisha pa...me ato njerez perziheshin ne imagjinaten time, te gjithe ato vende te luftes te koheve te fundit...vecse me nje ndryshim, nga keto te fundit,shihnim sh.me pak...
tymi gjigand ne mes atyre ndertesave deri ne qiell `shtypnin`njerezit sikur te ishin miza...njerezit e mjere qe hidheshin nga dritaret, ngjanin si zogj, te cilet i `peshtynin` nga goja kto gjigande te pa jet...qe po shembeshin ne kte tmerr...
sa lot u derdhen (besoj nga cdo krijes) qe ka pare kte skene...
brenda meje per vec dhimbjes...mbizoteronte nje ndienje e cuditshme, e perzier me lloj lloj pyetjesh...
...,si ka mundesi?...
...,nje rresht ka mbetur diku i shkruar...ate s do e gjejne,...- mos valle gjindet mes tyre??
etj...etj...


ndodh edhe keshtu... /pf/images/graemlins/frown.gif


----------------------

herbst...
 

Klinton

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

11 Shtatori i vitit 2001 eshte nje dite qe do te mbahet mend gjate ne histori per te gjithe ata qe duan demokracine dhe lirine dhe zhvillimin e vendit te tyre dhe mbare botes.
Ajo date do te mbahet mend si nje goditje e barbareve e mesjetes, kunder civilizimit dhe emancipimit modern te fillim shekullit te ri XXI.
Nuk u dogjen dhe u shkaterruan vetem dy kulla, nuk vrane vetem qindra mijera vete, por demokracia boterore u trondit nga themelet e saja te vena me mund dhe luftera te pergjakshme.
Sot shtetet e bashkuara te Amerikes jane Motori kryesor i zhvillimeve demokratike boterore dhe cdo ndryshim pozitiv i ndodhur ne bote, se pari i dedikohet ketij vendi latin multietnik amerikan, ku prioritet per amerikanet, eshte paqja ne bote dhe ardhmeria e planetit.
Pamjet tragjike te dy mjeteve fluturuese me pasangjere qe kishin destinacion shtepite e tyre, vendet e punes, rrugetimet e ndryshme ,fluturonin ne drejtim te kullave me te larta te New York-ut, per te treguar se "the anemy of civilizations" ka zgjatur tentakulat e saj deri ne zemren e qyteterimit te botes.
Nje akt i tille i kryer me nje gjakftohtesi te padiskutueshme, nuk arriti te trembe dhe ta terheqe ne guacken e saj, demokracine amerikane dhe ate boterore.
Perkundrazi nje akt i tille sensibilizoi jo vetem amerikanet por te gjithe boten e qyteteruar, se armiku i civilizimit boteror gjendej aty prane dhe ishte i gatshem te godiste pa meshire sa here ti jepej mundesia, demokracine dhe lirine per te cilen po luftojme te gjithe.
Sot jemi me te vetedijshem se kurre per te keqijat qe kane dhe mbajne planetin te pushtuar, ndaj detyre e jona si njerez te ketij planeti eshte perballja jone finale me te Keqen qe shtrin rrenjet cdo dite , per te tronditur dhe shkaterruar te sotshmen dhe te nesermen, te ardhmen e femijeve tane, zhvillimin, progresin dhe alternativat paqedhenese per te miren e botes.
Aty ku eshte Amerika, aty eshte e ardhmja e botes.
God bless Amerika
God bless Albanian.
Klinton.
 

blendiys

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

U ktheva ne shtepi,dhe si gjithmone gjeja e pare qe bej ndez TV-ne,spikerja po fliste e shqetesuar dhe poshte ne ekran lexohej qarte Terror in USA ,ne fillim nuk ja vura veshin se mu duk si nje rreklame e zakonte per filmat e rinj,dhe per momentin mendova (Version i ri i Gozilla-s),!
Cdo kanal transmetonte te njejten gje,vazhdova te mos e besoja deri sa kjo enderr e keqe provoi vertetesine!
Si nje pjese e madhe edhe une po provoja shokun e momentit dhe nuk i ndjeja lotet qe me rridhnin!
Naten ndeza nje qiri ne dritare,i vetmi ngushellim qe mund te ofroja............
 

I love new york

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

ahhhhhhhhhhhhhhhhh ajo dite e mallkuar.

ishte ora nja 9:20 am vetem 10min para se te goditej kulla e dyte. po behesha gati per ne shkolle dhe hap televizorin te shikoj temeperaturen qe te dija si te vishesha kur shoh kullat ne flake. per momentin kujtova se duhet te ishte ndonje perkujtimore e vitit 1993 dhe fillova te shkoj ne stacione te tjera. te gjitha stacionet transmetonin te njejten gje. per momentin vetem u mpiva dhe nuk me kapi terrori ne ate cast. nuk dija c'te beja. i fejuari im flinte ne ate kohe sepse kishte dale qe ne mengjes heret andej nga downtown se kishte patur nje pune dhe nga ora 7:10 am me zgjon mua se bie telefoni dhe me thote po ndjehem si i lodhur dhe si pa qejf, c;te bej te vazhdoj punene apo te vi. dhe une i them hajde se mbase behesh mire me vone dhe del serish.
ja keshtu ishte ajo dite ku mbizoteroi gjendja e zeze dhe mjegulla e trishtimit dhe nje zemerimi te jashtezakonshem ne zemrat e te gjithe atyre qe mund te quhen "njerez". ate dite qe dukej sikur nuk do te perfundonte ndonjehere kemi ndenjur para TV per me teper se 12-13 ore me rradhe, pa levizur me lotet qe na kullonin mbi faqet e ngrira dhe me zemren qe na cahej nga dhimbja.
3016 innocent lives lost kot, ne nje mengjes me diell si gjithe te tjeret ku ishin nisur per ne pune duke pire kafen e tyre shoqeruar me ndonje croissant apo bagel, ata iken ne pune ate mengjes per te mos u kthyer me. /pf/images/graemlins/frown.gif
duhet te kalonte kohe pa ta kuptonim tamam thelle ne shpirt sec kishte ndodhur, qe ato kulla simbol madheshtie per tere boten nuk do ishin me. qe ato kulla aq me famshme por sa here intime ne netet kur shkonim per te pire ndonje cocktail apo per te ngrene dark atje lart, ne katin e 107 duke pare statujen e lirise dhe duke falenderuar Zotin qe ishim ne token e lire, ne vendin e mundesive, ne vendin qe mirpret kedo, madje dhe ata qe bene kete germadhe mes shpirtrave tane.
 

MICHELLE

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

Shtator 11, 2003 e marte (Queens)
ate dite isha pushim dhe kisha bere plan te merrja shoqen time te ngushte dhe te dilnim ne manhattan per pazar sepse njera nga shoqet kishte ditelindjen dhe te blenim dicka per ate gjithashtu. twin towers ka qene vendi me i frekentuar nga une dhe shoqeria ime gjithashtu edhe downtown mahattan e cila e perfshin ket pjese.
ne te njejten kohe edhe shoqa ime kishte bere te njejten plan me mendjen e saj per te dale dhe te shkonim ne twin towers ate dite. kati pari i tij eshte nje big shoppin center.
Nejse, ishte ora 8:55 e shtrire akoma kur une instiktivisht hap televizorin per te par kohen meqenese kisha plane. asnje kanal nuk punonte per vec 2-isht me boni pershtypje por mendova shkeputje e antenes dicka e till. sa e coj te kanali dy shof nje nga towers ishte ne flake mendova kishta ra zjarr. edhe po e ndiqja pa kuptu se ca kishte ndodhur. (me rrenqethet mishi sa here e kujtoj). 9:05 am. avjoni i dyte hits the second tower. i literally jump off the bed. kap telefonin ti beja shoqes time tel tel spunonte. po te dilje jasht te oborri i shtepise time e shihje tymin.
cerek ore mas goditjes se dyte njeri nga towers bie, dicka e pa besueshme, renqethese, frikshme.
Sot ishte dy vjetori dhe te gjitha kanalet po ishin ne ground zero ku antar te familjeve te te ndjerve lexonin emrat e te afermeve dhe te viktimave nder to Simon Marash Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe nje tjeter per momentin nuk me kujtohet. e pash vetem 10 minuta dhe ishte shume disturbing ta shihje dhe e fika.
ajo dite nje dite qe skam per ta harruar kurre, nga njerhere mendoj sa me fat isha se po te kishte ndodhur me vone une do ndodhesha atje.
kam shkuar mbas disaster akoma dhe sot nuk me besohet. mijra te pafajshem, nena, baballare, motra, vellezer, shoqe, nip mbesa te vrare.
Zoti Bekoft Ameriken.
Amerika ka ndryshuar mbas asaj dite sidomos njerezit qe jetojn ne NY, une ku do qe shkoj kam frike.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

11 Shtator 2001, nje dite qe tronditi jo vetem nje qytet por nje komb te tere dhe jo me aq por tere boten... Ndodhi e pa pritura ajo qe as ne nje film te realizuar sdo i shkonte si ide nje skenaristi. Terror mbi Ameriken dhe ku? Ne zemren e saj, zemren e tregut boteror New York.
Ate dite u zgjova shpejt se do percillja tim vella per ne Florida, avioni i nisej ne oren 11 paradite nga JFK.Me kujtohet nje dite shume e bukur, spipetinte gjethja, nje temperature perfekte, dukej sikur natyra qeshte apo valle pergatiste tabllone per kurbanin qe do te bente "dora e zeze". Shkoj lart ne shtepi dhe i laj enet si cdo mengjes me televizor hapur tek NBC....krejt papritur degjoj nje spikere qe thote "Breaking News", One of the towers is on fire. Jam shokuar komplet, si eshte e mundur? Na del nje avion qenka perplasur.. ne fillim te jep pershtypjen e nje aksidenti.. rrija e ngulur mbi ekran duke pare nje pamje te paimagjinueshme kur perpara syve te tere botes vjen goditja e dyte.. kulla numer 2 eshte goditur, po nga nje avion....
Atehere fillon kaosi i vertet, qe nga banesa ku jetoja dukeshe tymi qe kishte perfshire gjithe downtown, sirena policie degjoje kudo, njerez neper rruge te lebetitur.. sdija cte beja.. gjithe familja ishte nisur per pune, im vella ne aeroport per nje udhetim dhe me "avion"....
Telefonat kishin rene te tera, spunonte asgje... kullat bien, aty ndjej klithmat e mija qe dilnin vetvetiu, ishte nje pamje makaber....
Njerez qe hidhen nga dritaret, pluhur , kaos, ecje te gjata neper ura per tu kthyer ne shtepi...
Prindet e mi i eshte dashur 6 ore te rikthehen, im vella eshte rikthyer nga JFK pas 5 oresh, kam qene ne gjendje shume te veshtire...
Pastaj fillon seanca tjeter, historite e mijra njerezve, mijra grimca te vogla qe lidhen me kete tragjedi qe shuan harmonine nje familje e zija pushtoi nje komb te tere.
Shkolla ime ndodhet afer City Hall, jo shume larg W.F.C dhe pas 4 muajsh qe u riktheva aty, mbante akoma ere djegesire, ndjeje akoma terrorin e asaj dite...
Ishte vertet nje dite ferri ne boten tone njerezore...
Dhe sot kur degjon femijet e atyre qe dhane jeten, e atyre qe shkuan ne nje dite te thjeshte pune, e atyre qe u gjenden krejt nga rasti ne ate kohe , ne ate vend percjell mijra rrengjethje dhe lot hidherimi....
Sot nje nga profesorat ne shkolle na tha, " Per ata qe u vrane ne ate tragjedi e vetmja gje qe mund te beni eshte ta shpenzoni kete dite me njerezit qe doni me shume, shkoni ne nje bar, beni pazar,shkoni ne kinema, lozni bilardo,qofte nje dore 5-kac por ama mos qendroni perpara nje ekrani televizori duke u tulatur nga dhimbja, gezoni jeten se sic dhurohet nje dite merret dhe fatkeqesia qendron se asnje se di"...
Ashtu them dhe une, gezoni jeten me aq sa ju ofrohet mos hezitoni te permendni hera heres se sa i doni prindet, shoket/shoqet, te dashuren/in, motren, vellain....sepse sjemi te perjetshem.. jemi thjeshte kalimtar ne kete udhe te madhe....
Good Bless America and all the people around the world!!!!
 

MICHELLE

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

shtator 11, 2003 (dy vjetori)
une isha vetem 5minuta larg nga ku boheshin homazhet sot dhe nuk me behej te kthehesha atje. e pash ne televizor pak dhe u preka u bera keq, njera nga mesueset e mija dha nje film e bere nga disa franceze reth sep 11, 2003, ngjarje aktuale te asaj dite si perkujtim per te vrarit, dhe nuk mund te shkoja, shkova deri te dera dhe u ktheva, eshte very disturbing, very.
 

batoja

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

11.09.2001 cdo gje harrohet. E kaluara si nje ere qe merr pluhurat e renojave, tymin e zi ei dergon ne dete, ashtu dhe i sistemon keto kujtime ne nje qoshe te eret e te larget te kujteses.
Ashtu sic mundohemi te harrojme, Santiagon, Saigonin, Hiroshimen, Nagasakin, Bogotan, pucet fashiste ne Argjentine, Brazil, Pol Potin ne Kamboxhia etj.
Gjaku, kockat pa varre, lotet e perthara, gjymtyret e palevizshme, lekurat e djegura nga rrezatimet, a nuk jane valle nje kujtim, i hidhur, por vecse nje kujtim, pa pergjegjesi, pa histori, te braktisura ne libra, e plage per ate qe i perjetoi.
E tashmja ka me vlere, ate te perpiqemi te ndryshojme.
Palestinen, Afganistanin, Irakun, Philipinet, Kosoven, Bosnien, Afriken qe vdes per buke, jane e tashmja jone. Keto jane sfidat e te tashmes.
Burimi i cdo menxyre eshte vetem padrejtesia.
O Zot na bej te drejte me veten tone e me shoqerine! O Zot bej qe te gjykojme e te gjykohemi me drejtesi!
 

sauron

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

Kur ndodhi ngjarja isha tepër I “zënë” me një PC game në të cilën po merresha me planifikimin e një qyteti te vogël të cilin po e ndërtoja për hesapin tim, dhe në një moment të tillë intensiv vështirë se do të gjendej diçka që të më bënte vërtet përshtypje e aq më pak të më shkaktonte një ndjenjë të thellë keqardhje, qoftë edhe shkatërrimi I një qyteti me të cilin qyteti im virtual s’kishte asnjë lidhje. Megjithatë nuk ishte kjo arsyeja që sulmet mbi WTC nuk mjatuan për të tronditur shpirtin tim ashtu siç paska ndodhur me një pjesë të mirë të albforumisteve. Sepse për të qenë I sinqertë, në rradhë të parë me veten pasi kjo është më e rëndësishmja sepse sinqeriteti me të tjerët nis nga sinqeriteti me veten, siç thashë pra për të përmbushur stadin e të qënit I sinqertë me veten më duhet ta pohoj që shpirti im nuk u trondit nga pamja e dy kullave që digjeshin (momentin e përplasjes së avionit me kullën e dytë nuk pata fatin ta shihja) madje ndërsa njëra nga kullat filloi të binte duke u tretur në një re pluhuri, ndjeva një përzierje kënaqësie, euforie, mahnitjeje, triumfi dhe një mori ndjenjash të tjera të kësaj natyre të cilat nuk mund t’I identifikoj të gjitha. Do të zgjatesha tepër duke e prishur solemnitetin e kësaj teme po të ndalesha tek pjesa e kënaqësisë apo euforisë së përzierjes së lartpërmendur por për triumfin, mund të them se ishte diçka e njohur, e përjetuar shpesh ndërsa shihja filmat me “partizanë e me gjermanë”, gjegjësisht me amerikanë, demokratë, të lirë dhe sigurisht “të fortë” dhe me lindorë, terroristë, ekstremistë, fundamentalistë, mesjetarë dhe sigurisht “të butë”, filma të prodhuara në skajin tjetër të supershtetit për të pasqyruar një realitet tjetër nga sa po ndodhte ditën për të cilën bëhet fjalë. Në këto filma (por fatkeqësisht vetëm në filma ama) kërcënimet e lindorëve, terrorristëve, ekstremistëve, fundamentalistëve, mesjetarëve dhe sigurisht “të butëve”, nuk bëheshin kurrë realitet (një privilegj I tillë ose një sukses I përkohshëm mund t’u njihej vetëm ca qenieve jashtëtokësore me një teknologji marramendëse ose fenomeneve te nënës natyrë) dhe makthi 90 minutësh përfundonte me një sahat bombe të ngecur në shifrat 00:00:01 duke krijuar në subkoshiencën e shikuesit, ose të paktën në timen, një rrebelim ndaj këtij fenomeni të pabesueshëm dhe një dëshirë të papërmbajtshme për të parë qoftë vetëm një herë që sahati I bombës të mos ngecej në atë shifër të mallkuar edhe sikur kjo gjë të sillte një rezultat të llahtarshem si p.sh. vdekjen e ca pengjeve që prisnin tërë ankth apo shkatërrimin e ndonjë ndërtese nga smira e së cilës nuk I zinte gjumi lindorët, terroristët, ekstremistët, fundamentalistët, mesjetarët dhe sigurisht “të butët”. Prandaj nuk është për t’u çuditur me gjendjen time shpirtërore në ato çaste ndonëse pamjet nuk ishin nga ndonjë film por nga realiteti. E keqja është se është bërë shumë e vështirë të dallohet ku fillon realiteti e ku fantazia në çfarëdolloj pamje që na ofrohet në çdo kohë të ditës nga televizori dhe në momentin që po shkërmoqej njëra nga kullat une s’isha në gjendje ta bëja plotësisht këtë dallim. Sidoqoftë më ngushëllon fakti që rasti im paska qenë I izoluar pasi shoh që shumë forumistë të nderuar e kanë përjetuar këtë ngjarje tamam sikur të ndodheshin aty megjithëse kjo aftësi e tyre sikur u zbeh një çikë para pamjeve të fshatrave afgane të rrënuara plotisht nga ndonjë bombe e lëshuar gabimisht ose para numrave me 6 shifra që tregonin të vdekurit nga embargoja në Irak megjithëse ketu s’bëhet me fjalë për të dalluar realitetin nga filmi por realitetin nga shprehja e tij me ca shenja të shkruara me bojë të zezë mbi letër të bardhë. Por sidoqoftë kjo s’ka shumë rëndësi dhe s’është nevoja të zgjatemi me këtë. Pra fjalën e pata tek ajo që ndjeva unë përballë pamjeve të sulmit që siç duket paska qenë krejt e kundërta e asaj që kanë ndjerë shpirtrat e brishtë të forumistave. Po djalli ta marrë edhe unë fundja s’jam gatuar prej hekuri ose ndonjë materiali tjeter të ngurtë. Atë që nuk e përjetova atë ditë të paharrueshme nuk munda të mos e ndiej kur lexova shkrimet prekëse e mallëngjyese dedikuar asaj dite, shkrime që përveç të tjerave për mua përmbanin edhe një dozë nostalgjie pasi me kujtuan hartimet në tetëvjeçare me temë “Një ditë pranvere” qe ndonëse për nga tematika s’kishin asgjë të përbashkët me terrorin e asaj dite, madje një paralelizëm I tillë do të ishte diçka cinike dhe përdhosëse për kujtimin e shenjtë të viktimave, përsëri përmbanin ca elemente të cilat arriti t’I kapte s’di se ç’pjesë e trurit tim përgjegjëse për këtë aktivitet intelektual ndërsa po lexoja shkrimet e vyera të kësaj teme. Disa nga këta elemente tipike të cilat jam I sigurt se do t’u kujtohen menjëherë edhe juve ishin qielli I kaltër, dielli I mëngjesit që duket sikur u buzëqesh njerëzve, një lule e sapoçelur, lajmëtari më I pagabueshëm I pranverës që deri dje kishte qenë vetëm një gonxhe e shëmtuar, cicërima e një zogu në dritare dhe, duke qenë se të gjitha këto e kanë lezetin e tyre vetëm në një orë te hershme të mëngjesit, këtyre u shtohej edhe tablloja optimiste e njerëzve që me gaz e hare niseshin për në punë. Kjo e fundit përbën të vetmin element identik me ditën e 11 shtatorit pasi ta pret mendja që aspektet e një panorame optimiste nuk mund të jenë të njëjta në dy vende krejt të ndryshme si Shqipëria komuniste apo postkomuniste dhe New York-u postmodern. Në një vend të famshëm për rrokaqiejt sikur s’ka dhe aq kuptim të bësh fjalë për një qiell të kaltër kështuqë qielli p.sh. zëvendësohet nga rrokaqiejt dhe si rrjedhim nga përparimi dhe mirëqenia. Po kështu dhe me të tjerat dhe panorama optimiste New York-eze plotësohet me një retorikë-sallatë prej përparimi, teknologjie, madhështie, civilizimi etj pa harruar edhe “vajin e uthullën” dmth. lirinë e demokracinë pa të cilat një kuadër perëndimor as që mund të përfytyrohet. Vetëm se në temat e hartimit të tetëvjeçares pas qetësisë nuk vinte kurrë stuhia siç ndodhi para dy vitesh në qytetin amerikan. Ndoshta një boshllëk të tillë mund ta plotësonte një temë tjetër shumë e rrahur dhe kjo me titull “Baljozi I egër dhe filan hero shqiptar” ku heroi shqiptar përfaqëson sigurisht perëndimin me atributet e tij të cilat s’besoj se është nevoja t’I përmendim pafundësisht sepse tashmë dihen nga të gjithë dhe Baljozi përfaqëson lindjen barbare dhe I cili për çudi dilte nga deti megjithëse do t’I ishte dashur një stërmundim I vërtetë për të ardhur me rrugë detare nga Azia e Vogël pa përmendur pastaj që vetëm në këtë gadishull do t’ia bënin me sy aq shumë monumente të mëdha e të vogla të civilizimit perëndimor (çuditërisht të paprekura nga hordhitë barbare) saqë do t’I duhej një kohë shumë e gjatë për t’u ndalur dhe për t’I shkatërruar të gjitha ato dhe me siguri nuk do t’I mjaftonte ymri për të ndërmarrë një ekspeditë të tillë në trojet e lashta ilire. Nejse le të kthehemi aty ku e lamë, pra tek shkrimet e temës ku forumistët në përpjekjen e tyre për të shprehur ndjenjat e tyre fisnike kanë shkrirë tërë talentin e tyre letrar që s’dihet për ç’arsye ka mbetur pak a shumë në vend që nga bankat e tetëvjeçares. Por nga një anë kjo është një gjë shumë e mirë pasi në këtë mënyrë reflektohet më së miri shpirti I pafajshëm dhe sinqeriteti I thellë I forumistëve kur shprehin ndjenjat e tyre lidhur me tragjedinë e 11 shtatorit. E ku mund të krahasohen fjalët “e mëdha” të ndonjë politikani që flet ashtu sa për kortezi me qoftë edhe një paragraf të kësaj teme që ndonëse modest e ndoshta jo I lidhur fort mirë, duket fare qartë që buron nga një zemër vërtet e tronditur para përmasave të frikshme të mizorisë njerëzore të cilat ajo me pafajsinë dhe naivitetin e saj as që mund t’I kishte përfytyruar. Ishin pikërisht këto shkrime që nxitën ndjenjat e mia e që zgjuan shpirtin tim nga topitja e thellë ku kishte rënë. Bashkohem edhe unë vëllezër në pikëllimin njerëzor që na zgjon të gjithëve përkujtimi I asaj dite të llahtarshme ku nuk u goditën vetëm dy kulla dhe një pesëkëndësh I përkushtuar për të sjellë paqe e liri në botë, por u goditën të gjitha vlerat e larta perëndimore e njerëzore*


*perëndimore=njerëzore
 

klevis2000

Primus registratum
Re: 2 vjetori i 11 shtatorit...memories

Ish-ministri britanez deklaron: Sulmet e 11 shtatorit janë komplot amerikan
http://www.effroyable-imposture.net/
http://www.effroyable-imposture.net/commander-en.php


Ish-ministri britanez i mjedisit në qeverinë e Toni Blerit, Michael Meacher, i cili udhëhiqte këtë ministri në qeverinë britanike nga maji i vitit 1997 deri në qershor të vitit 2003, thotë se SHBA-të qëllimisht nuk kanë ndërmarrë asgjë për të penguar sulmet e 11 shtatorit të viti 2001, e për të cilat sulme ka pasur njohuri, me qëllim që të njëjtat t’i merr si arsye për të dominuar me botën.

Michael Meacher në një deklaratë të dhënë për gazetën “Guardian” thotë: “Lufta të cilën është duke e zhvilluar SHBA-ja kundër terrorizmit nuk është asgjë tjetër përveçse si mbulesë e rrejshme e cila do të shërbente për realizimin e qëllimeve politiko-strategjike në domen sa më të gjërë”.

Ai poashtu ka shtuar se lufta ndërkombëtare kundër terrorizmit përmban tipare të legjendës politike e cila është plasuar për të përgaditur terrenin për disa agjenda tërësisht të ndryshme të cilat personifikohen në tentimin e SHBA-ve për të dominuar me botën përmes dominimit me burimet e naftës.

Michael Meacher poashtu ka thënë se sulmet e 11 shtatorit krijuan ambient për sulmin mbi Afganistanin dhe se SHBA-të kanë pasur për qëllim që të venë nën ifluencën e tyre shtetet e Gjirit, pa marrë parasysh se a është në krye të Irakut Sadami apo jo. Ai njashtu thotë se një raport i shërbimeve sekrete në vitin 1999 ka tërhequr vërejtjen se është e mundshme që vetëvrasës nga rrjeti i Al-Kaides ndoshta mund të sulmojnë me aeroplan të mbushur me mjete shpërthyese Pentagonin, Qendrën e CIA-së apo Shtëpinë e Bardhë.

Ambasada e SHBA-ve në Britani shprehi keqardhje për këto deklarata të ish-ministrit britanez dhe i cilësoi si imagjinatë, e posaqërisht pretendimet e tij se SHBA-të qëllimisht nuk kanë ndërmarrë asgjë për të penguar sulmet e 11 shtatorit.
 
Top