Re: 2,5% apo 4% per te hyre ne parlament?
ne mbeshtejte te qendrimit tim mbi pragun e perfaqesimit ne parlament po sjell nje pjese nga nje shkrim (apo artikull i cituar) i leopardii
---------------------------
Në krahun e majtë, pra në të ashtuquajturën Aleancë për Integrim, që rezultoi ç’është e vërteta, në aleancë për mosintegrim, përveç PS-së ka edhe pesë parti të tjera, që e kanë kaluar pragun elektoral, pra, PSD-3,2 % + PDNJ-2,5 % + AD-2,5 % + PAA-2,5 % + PDS-2,5 %, gjithsej, 13,2 %.
Në krahun tjetër, Berisha, pa diskutim e dinte që partitë aleate të tij e kalonin pragun elektoral apo diçka më shumë, mbase ndryshe s’kish si të sakrifikonte të tijët partiakë, për të bërë deputetë të huajt, dhe këta, të llogaritur me këtë logjikë: PR+PLL+PBK+PDK, bëjnë plot 10-12 % dhe t´i shtosh këtyre dhe 5,1 përqindshin simpatik të Partisë Demokrate të Re, konfiguracioni real i Parlamentit të sotëm, është:
PS-ja 34-35 %, PD-ja 31-32% dhe “të voglat” parti, 30-31 % dhe po t´i shtosh këtyre të “voglave” edhe grupimin e mundshëm të Metës, këtë t´ja heqësh PS-së, ky grupim bëhet më i madhi nga të tre grupimet dhe me logjikën e shumë të nderuarve, Ruci-Topi-Liponen, i takonte vetëm këtij grupi që ta kishte të drejtën e vetos konsensuale.
Tani, po të përdorësh matematikën e Gjinushit, që për hir të së vërtetës, është më i sakti politikan për denoncimin si antidemokratik të kësaj marrëveshjeje, do të dilte që në 50 % të shqiptarëve që votojnë, PS+PD përfaqësojnë rreth 60 % të votuesve, pra, 26-27 % të popullsisë.
Kjo shifër të detyron të pranosh që për qejfet e Nanos e të Berishës, dhe për të justifikuar pagën e Liponenit, po përdhunohet e drejta demokratike e një populli të tërë, i cili për më shumë se 12 vjet, u besoi këtyre njerëzve, pothuajse çdo gjë, dhe për fatin e tij të keq, po e paguan shtrenjtë këtë besim.
------------------------------
e pra, kuptohet fare qarte tentativa e "partive te medha" ( i meritojne vertet thonjezat ketu) per te VJEDHUR ne bashkepunim votat e alternativave te reja qe lindin me mendime te reja e orientime te reja politike (jo se nuk ka dhe parazite ne kete mes)