18-vjeçari tenton të përdhunojë 73-vjeçaren

18-vjeçari tenton të përdhunojë 73-vjeçaren

Babai i 18-vjeçarit: Djali u vonua gjatë natës. E moshuara erdhi në shtëpi, por unë i thashë të shkonte në polici

18-vjeçari tenton të përdhunojë 73-vjeçaren

Policia e Vlorës arrestoi dje në mbrëmje pas denoncimit Julian Laton, i akuzuar nga e moshuara

Ardian Dauti

VLORË- Arrestohet nga policia e Vlorës një 18-vjeçar pasi ai akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një të moshuar 73-vjeçare nga fshati Nartë. Burime të policisë së Vlorës thanë për gazetën se ngjarja e pazakontë ka ndodhur në mbrëmjen e dy ditëve më parë. E moshuara K. B ka bërë denoncimin në polici lidhur me këtë ngjarje dhe uniformat blu fill pas kësaj kanë bërë arrestimin e Julian Jemin Latos, 18-vjeçari nga fshati Nartë që akuzohet si autor i kësaj ngjarjeje.
Dëshmia e së moshuarës
73-vjeçarja K.B ka treguar për uniformat se fqinji 18-vjeçar, në mbrëmjen e dy ditëve më parë ka hyrë forcërisht në shtëpinë e saj. Po sipas burimeve të policisë që i referohen dhe denoncimit 18-vjeçari ka filluar të provokojë të moshuarën që ka mbetur e habitur dhe nuk e ka besuar qëllimin e adoleshentit. “Por nuk kaluan disa minuta dhe djali m’u hodh sipër. Ai filloi të më zhveshë dhe unë nuk mund ta kundërshtoja pasi në duart e tij të fuqishme unë ndihesha e paralizuar”, -mësohet të ketë thënë 73-vjeçarja K. B për uniformat blu të Vlorës. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë 18-vjeçari ka tentuar të përdhunojë të moshuarën. Ai i ka grisur asaj çitanet dhe në rrobat e saj janë konstatuar njolla që e vërtetojnë qëllimin për përdhunim të 18-vjeçarit; thanë për gazetën burimet e policisë. Po sipas të njëjtave burime që i referohen denoncimit, djali ka qëndruar tek shtëpia e plakës përgjatë gjithë natës dhe vetëm në të gdhirë ka shkuar në shtëpinë e tij. E moshuara ka thënë për policinë se ka mbetur e shokuar nga ngjarja dhe dje sapo ka zbardhur ka lajmëruar vajzën e saj që jeton po në Nartë. Më pas 73-vjeçarja ka lajmëruar policinë e cila ka marrë dëshminë e saj si dhe ka grumbulluar të gjitha provat. Policia pasi ka grumbulluar të gjitha provat e nevojshme ka ndaluar në mbrëmjen e djeshme 18-vjeçarin e akuzuar. Burimet e policisë thanë për gazetën se 18-vjeçari u ndalua në shtëpinë e tij. Po ashtu e moshuara i ka thënë policisë se para një muaji 18-vjeçari i ka vjedhur asaj televizorin e shtëpisë. Dyshohet se Julian Lato ka tentuar të përdhunojë dhe një të moshuar tjetër në fshatin e tij; thanë për gazetën burimet e policisë.

Babai i të akuzuarit
Jemin Lato, babai i djalit të akuzuar për tentativë përdhunimi tha ekskluzivisht për gazetën se “u shtanga kur pashë në derë policinë, e cila më pas më komunikoi një akuzë shumë të ulët për djalin tim. Gjatë natës së kaluar Juliani mungoi gjatë në shtëpi dhe unë në mëngjes i fola për këtë vonesë”. Ai tregon më tëj se “në atë kohë, kur unë po i flisja djalit në shtëpinë time erdhi dhe komshija K.B e cila m’u ankua për djalin. Ajo më tha që t’i flisja djalit që të mos ndodhte më një gjë e tillë dhe gjithçka do të mbyllej me kaq. Por unë nuk e pranova. I thashë që të shkonte në polici në rast se është e vërtetë. A.D



NUK DI SE SI TE REAGOSH ME NJE NGJARJE TE TILLE TE QASHE APO TE SHEQESH
 

Danae

Primus registratum
Re: 18-vjeçari tenton të përdhunojë 73-vjeçaren

................s'me dalin fjalet!!!
 

asim

Primus registratum
Re: 18-vjeçari tenton të përdhunojë 73-vjeçaren

edhe allaut i ngeci fjala ne fyt.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: 18-vjeçari tenton të përdhunojë 73-vjeçaren

paska mbet keq fare ai...
smash.gif
 

Djep

Forumium maestatis
Re: 18-vjeçari tenton të përdhunojë 73-vjeçaren

Marre nga Fajtori:


Precedenti i incestit brenda familjes i takon ne rastin me flagrant, atij ne Peqin, ku nje familje denoncoi se midis vellait dhe motres kryehshin marredhenie te rregullta seksuale. Policia e Peqinit arrestoi me 14 shkurt te ketij viti, djalin 25-vjecar i cili u la i lire pas tre ditesh per shkak se vete e motra 20-vjecare, e terhoqi denoncimin. Me pare ajo kishte pohuar se kryente marredhenie prej disa muajsh me vellain dhe me 13 shkurt e denoncoi. Por me pas u pendua duke fajesuar edhe veten dhe e cliroi vellain "dashnor", nga prangat e policise. (Korrieri)
 

ketitopi

Primus registratum
Re: 18-vjeçari tenton të përdhunojë 73-vjeçaren

pupupupuuuu per turp te zotit...zot mbana mendjen.nuk e di si ju duket juve po une kam qesh me lot se mu duk si barsalete banale.as e marr mundimin me e marr si te vertete kete.shoqeria shqiptare ehste ne krize te forte.si i behet hallit?!
 
Top