17 Shkurt 2008, isha edhe une aty!

17 Shkurt 2008, isha edhe une aty!

Momenti erdhi!
Cdo Shqiptar kudo ne bote kete date do ta mbaj mend perhere si nje dite historike, mbase dita me e madhe e shqiperise(asaj etnike) qe nga 12 nentori, dite ku do te shpallet endrra, shpresa dhe loti i atyre qe u sakrifikuan,PAVARESIA e kosoves, e Kosoves sone, e Kosoves Shqiptare.
Krijmi i Republikes se Kosoves e cila i hap rruge unifikimit, mbase jo te kufijve tane apo te shqiptareve ne nje shtet sic do te donim te gjithe, nje republike shqiptare dhe jo me republika e shqiperise apo e kosoves, por i hap rruge bashkimit te njerezve qe tashme nuk do te ndjejne friken e asnje ushtrie, politikani ekstremist apo nacionalizmit te pushtuesve.

Dhuna, gjaku, largimet, gjenocidi serb dhe lufta moren fund, vdiqen sebashku me Jugosllavine dhe Millosheviqin.
Kjo dite shenon largimin nga erresira dhe afrimin me perendimin, ndryshe bashkimin tone.
JO ME!
09koso10.jpg

Fituam po fituam, te dielen do te jeme atje per te respektuar ata te cilet nuk do te jene aty, ata qe na sollen fitoren, na sollen lirine ne shkembim te gjithckaje, FALEMINDERIT, une do te jeme aty per tju deshmuar te gjithe europes dhe fqinjeve tane se ne fituam, se drejtesia fitoj, do te jeme aty per tju treguar nje dite niperve te mi se isha edhe une aty!

Mbase ato qe po them dikujt mund ti duken si propagande nacionaliste, une jam nje shqiptar dhe merrini si ti doni.
Shpresoj qe cdo shqiptar te shkoj ne Prishtine per te festuar ate dite duke u bere pjese e historise, eshte momenti jone, eshte shekulli jone ne ballkan!

Al-Punk

Still here
Re: 17 Shkurt 2008, isha edhe une aty!

Cilat shtete do ta njohin te parat Pavaresine e Kosoves?

Deri tani di qe jane shprehur pozitive:
Shqiperia
Kroacia
Japonia
Maqedonia (dje)

Al-Punk

Still here
Kosova në pritje të pavarësisë

Quote:

Duke folur para gazetarëve në Prishtinë, zoti Thaçi refuzoi të japë një datë të saktë për shpallje të pavarësisë.

Rusia shton presionin diplomatik

Rusia ka shtuar presionin diplomatik kundër njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Ministria e jashtme ruse ka lënë të kuptohet se çdo lëvizje e tillë do të merrej parasysh në politikën e Moskës drejt Abkhazisë dhe Oshetisë së Jugut që janë rajone që kërkojnë shkëputje nga Gjeorgjia.

Rusia dhe Serbia thonë se çdo shpallje e pavarësisë do të jetë e paligjshme dhe i kanë bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB për të ndërmarrë veprime të shpejta kundër çdo lëvizje të tillë, por SHBA dhe disa vende të BE-së duket se përkrahin atë.

Diskutohet Kosova në KS

Kjo vjen në kohën kur ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të kundërshtojnë shpalljen e pavarësisë të Kosovës e cila pritet të bëhet se shpejti.

Zoti Jeremiq tha pas takimit se nuk ishte vonë që të ndalej Kosova nga ndarja.

Ai tha se Serbia nuk do të përdor forcën nëse Kosova e bën këtë, por se lejimi i Kosovës që të shpallë pavarësinë sipas zotit Jeremiq do t'i jepte dritën jeshile edhe lëvizjeve të tjera separatiste anembanë botës.

Jeremiq tha se nga OKB kishte kërkuar mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë si një shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se Serbia ishte gati që të bisedojë dhe të angazhohet në dialog demokratik dhe paqësor.

Ndërsa zv. ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Alejandro Wolf, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesnin planin e OKB-së për të ardhmen e Kosovës.

Ai tha se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është i qartë dhe se Uashingtoni beson se plani i zotit Ahtisari, i cili çon në pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës, është mënyra më e drejtë për të siguruar mirëqënien dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.

BBC - Botuar: E premte, 15 shkurt 2008 - 14:50 CET

Al-Punk

Still here
Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Edhe Sarkozy shprehet per pavaresine e Kosoves.

Quote:

PERIGUEUX, France (Reuters) - President Nicolas Sarkozy made clear he would support independence for Kosovo on Friday, telling a class of schoolchildren that they needed to get used to the idea of a newlook map of Europe.

"You'll need to change that, with Kosovo," Sarkozy told children in southwestern France, pointing to a map of Europe pinned to their classroom wall which showed Kosovo as part of Serbia.

Kosovo's leaders are expected to declare independence on Sunday despite opposition from Serbia and Russia. EU foreign ministers will discuss their response on Monday, with the major powers expected to recognize the new state rapidly.

(Reporting by Elizabeth Pineau, writing by Crispian Balmer)

Reuters - Fri Feb 15, 2008 10:28am EST

deatruk

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Qe nuk ka me kthim ,kjo as qe nuk diskutohet,por... qe pavarsia do sjelli acarime nga shtetet qe s`jane dakort dhe kjo pritet ,ndoshta jo menjeher por kam nje bindje se do te ndodhe.Gjithsesi me ane te kesaj faqeje i:
I uroj te gjith KOSOVARVE

GEZUAR
pavarsine dhe gezime pacit nga ajo dite e me pas.

deatruk

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

ajo qe me ka lene ne enigme rreth Kosoves eshte pikerisht ,:se sa vite mendohet qe evropa ta kete nen mbiqyrje kete vend.Mos ndoshta evropa thote pse ta shfrutezoje serbia dhe jo ne ?.
Nje gje e tille ka ndodhur me hong-kong-un,(50 vite nen anglin ) apo qipron ,etje etje te cilat e kane marre mbas shume vitesh,pavarsine e plote.

Al-Punk

Still here
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Axhenda e plote e se dieles

10:00

Kryeministri shkon nga Qeveria ne Parlament - dhe dorezon kerkesen per seance te jashtezakonshme te Parlamentit.

11:00

Kryeministri ben publike kerkesen per nje seance te jashtezakonshme te Parlamentit

12:00

Mbledhja e Kryesise se Kuvendit

13:30

Takimi i grupeve parlamentare

15:00

Seanca plenare e Kuvendit te Kosoves

18:00

Deklarate nga te tre lideret ne hotelin Grand, ne Media CENTER

18:30

Paraqitja e Obeliskut te Pavaresise perpara pallatit te Rinise ne Prishtine

19:00

Koncerti i Filarmonise se Kosoves ne Hollin e Koncerteve 1 Tetori

20:00

Koncert ne sheshin e qytetit.

22:50

Presidenti dhe Kryeministri iu drejtohen masave

23:00

Fishekzjarre te ngritura ne kater pjese te ndryshme te Prishtines

anteos

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Shqiptaret po e festojne pa mase kte dite te shumpritur. Gjithe ai gjak eshte derdhur per kte dite dhe ja me ne fund liria trokiti. Ta gezojne pavarsine

GJYSHI

Gjyshi
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

I uroj te gjithe kosovaret dhe shqiptaret ta gezojne pavaresine e kosoves

olololol

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

rs%5Edck.gif

Nje dite ndryshe kjo e sotmja per te gjithe Shqiptaret kudo qe ndodhen neper bote , sidomos per ata qe jetojne ne Kosove , nje dite ku do te shpallet nje nga ngjarjet me te medha te kombit Shqiptar, PAVARESIA E KOSOVES, kjo fjale magjike , per te cilen per gati nje shekull, ( 96 vjet) eshte derdhur gjak, eshte enderruar per te qene si te gjithe te lire, te kene identitetin e tyre, shtetin e tyre , e pra gjysma e kombit SHqiptar merr fryme lirisht ne diten e sotme , nje atmosfere feste qe nuk duhet ta humbisni per te mos qene prezent sot ne Kosove , ne Prishtine aty ku do jete qendra e festimeve per diten e shenuar, jam emocionuar shume mbreme teksa e kam percjell deri ne 4 te nates neper Tv evenimentin e madh , me kane prekur kosovaret qe kane emigruar teksa ktheheshin per te festuar kete dite te shenuar , kete dite qe aq shume e kishin pritur, nje dite ndryshe , nje afmosfere ndryshe , nje Kosove e Lire, me ka prekur karvani i makinave nga Shqiperia qe niseshin per ne Kosove per te festuar sebashku, me flamuj kuq e zi , me flamuj amerikane, te bashkimit europian qe duhet tu jemi mirenjohes , qe na mbeshteten , na perkrahen , na sollen deri ne kete dite aq te pritur, as i ftohti i madh nuk e ndal dot gezimin e nje kombi te vuajtur , nuk i ndal dot lotet e gezimit, qe po me dalin dhe mua tek sa shkruaj keto rrjeshta, me con shume larg kjo dite , me con ne 1912 e larget dite e cila po perseritet serish sot 28 Nentor dhe 17 Mars dote mebeten ditet e pavarsise te dy shteteve te te njejtin KOMB.

Homazhe dhe respekte te gjithe atyre qe nuk jane sot te gjalle, (200.000 eshte numri te vrareve nga genocidi serb)nuk jane sot per te pare qe ideali i tyre, gjaku i tyre me ne fund u pagua , nuk eshte I.Rugova figura mitike e Kosoves qe nisi rrugen e gjate te kalvarit per te arrritur pavarsine , nuk eshte Adem Jashari , komandanti legjendar emri i te cilit nuk do harrohet, gjaku i te cilit se bashku me te gjithe te renet per kete Dite , do te njihet si gjaku i PAVARSISE.

Flm AMerikes.
Europes per te gjithe ndihmesen qe po japin e kane dhene.

Populli Kosoves duhet te tregohet i matur , per te mos shkaktuar incidente , per ti treguar botes se e meritojne Pavarsine,dine te qeverisin , dine te bashjetojne dhe me ate komb qe i ka shtypur per shekuj me rradhe ( serbet)

KOsova do te jete shteti i 193-te ne bote.
10788 kilometer katror eshte siperfaqja e Kosoves.
2.175.000 banore eshte popullsia e Kosoves.
250.000 banore ka Prishtina Kryeqyteti i Kosoves.
15.000 eshte numri te vrareve ne luften e 1998-99.

Zemrushi

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Sinqerisht personalisht ndjehem teper mire per PAVARSIN e KOSOVES , URIME URIME URIME .

jimmy84

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Do te doja qe t`ju uroja shqiptareve te Kosoves "Gezuar Pavaresine!" po meqe kam dy dite qe e ndjej veten kosovar keshtu qe po them vetem "BAC, U KRY! Fli i qete se ne mbare Kosoven nuk degjohet me zeri i Sllobos po vetem zeri yt BACE! Dhe jo vetem ne Kosove po deri ne Kremlin BACE!"

Une nuk pata fatin te isha ne kryeqytetin e kombit shqiptar mbreme, fatkeqesisht e festova ne Tirane. Vertet qe 17 shkurtin une s`do ta harroj kurre, por momenti me i mrekullueshem dje ka qene kur vellai i Adem Jasharit ne kullen e tij tha:
"Ketu e kemi edhe Ademin edhe Hanen. Cohuni!" dhe u ngriten femijet qe mbanin emrat Adem dhe Hana.

Nejse po i leme ndjenjat sa per tani. Pavaresia e Kosoves nuk eshte thjesht akt patriotik por edhe politik. Dhe sic thote Doxha i Venedikut tek filmi "Skenderbeu": "Ndjenjat e poetit nuk vlejne ne ceshtjet e shtetit". Kosova fitoi betejen por jo luften. Sigurisht qe kjo ishte beteja vendimtare dhe fundi i "luftes" dihet tani por puna eshte sa do zgjase kjo "lufte"?
Dhe Kosova ka disa "beteja" te medha perpara. Pike se pari qe veriu i Kosoves te kete kryeqytet Prishtinen dhe jo Beogradin.
Pike se dyti qe te futet ne OKB dhe e treta qe te mos ngelet ne ate gjendje qe e ka lene Serbia por ne mos Zvicer te pakten te arrije standaarte normale si psh Sllovenia. Kjo do jete goxha sfide e veshtire.

Per sa i perket njohjes nga shtetet situata nuk eshte "vaj" por nuk eshte as "uthull": SHBA, dhe brenda vitit gjithe BE-ja nuk jane pak. Dhe te mos harrojme vendet e Konferences Islamike qe as qe diskutohet qe do e njohin shume shpejt.Te mos harrojme edhe shumicen e vendeve te Amerikes Latine, Qendrore, Azise dhe Afrikes qe jane satelite te Amerikes ose BE-se. Kurse vendet "skeptike" si Kina apo Indonezia dalengadale do binden se nuk besoj te rrije duarkryq Europa me Ameriken. Kurse persa i perket Rusise, besoj se ka kohe ketu e 5 vjet qe do zgjase "EULEX". Ndersa Serbia ka dy rruge: Ose te lere Kosoven dhe te "shkoje" me Europen, ose te humbe Kosoven dhe te "perdhunohet" nga Europa.

Dardan Krishti

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Zgjohuni nga gjumi ore te mjere, Kosova eshte ende nen Serbi, sidoemos kjo pjesa veriore e Mitrovices ku as flamuri Shqiptare apo i UCK nuk ka valuar ndonje here, vetem 2/3 e Kosoves jane ne duart e shqiptareve e ky lloj flamuri tregon injorancen e bothagjive te Kosoves te cilet u mshefen ne bire te minit derisa NATO i perzuri Serbet, me kete flamur une as prapanicen nuk e fshije , 6 yje qe simbolizojne se magjupet+gabelet+turqelite+boshnjaket = berrllogu i otomaneve do ti kene te drejtat e barabarta me neve pasardhasit e Gjergj Kastriotit, TURP.

melos

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Gezuar Pavarsia Kosove, Gezuar Shqiperi, hapi tjeter BASHKIMI KOMBETAR

Gysi

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Sapo jam kthyer nga Prishtina dhe ishte vertete e mrekullueshme te ishe deshmitar i lindjes se Kosoves se pavarur. Eshte vertete nje dite e madhe, ndoshta me e madhja ne historine e Shqiperise pas asaj qe beri Islmail Qemali ne Vlore. Te ishe ne Prishtine, si dhe ne te gjithe Kosoven keto dite do te thote te prekje historine.
Gjithsesi, une mendoj se nuk ka kurrfare vendi per skepticizem. Shqiptaret kane tashme fatin ne dore dhe duhet ta shfrytezojne. Kosova fitoi pavaresine, hodhi hapin e pare me te redesishem, e tashme i duhet te hedhe shume hapa te tjere drejt zhvillimit si dhe drejt bashkimit me Shqiperine. Persa i perket flamurit te sotem, une mendoj se nuk ka vend per racizem, lidhur me perfshirjen e etnive te tjera ne te. Flamuri i vertete i Kosovareve eshte ai i cili valevitej gjate ketyre diteve kudo ne Shqiperi dhe Kosove. Ai, qe ngriti dje Hashim THaci, me mjaft zgjuarsi prej Kosovareve quhet "flamur shteteror", nderkohe qe flamuri i vertete i popullit kosovar, "flamuri kombetar", eshte ai qe e kemi valevitur bashkarisht gjate te gjithe historise, qe kur ky vend ka pasur dhe ka njohur flamur.

Perpjekjet e serbeve, duken qartesisht qe jane agonike. Por mbi te gjitha, nuk mendoj se eshte real percaktimi si mbatharake i Kosovareve qe u be me lart. Perkundrazi, Kosovaret kane rrokur armet dhe kane luftuar, ndonese me nje ushtri krejtesisht amatore dhe te keqarmatosur perballe asaj serbe. Nuk ka kurrefare dyshimi per trimerine e tyre ne kete drejtim. Por akoma dhe me te papranueshme jane racizmat te cilat kerkojne pabarazi ndermjet etnive ne Kosove. Per mua kjo eshte e papranueshme. Eshte elementare per nje shtet modern ne shek XXI, te respektoje pakicat si dhe te njohe per te barabarte kedo qe eshte shtetas i tij, pavaresisht nga prejardhja etnike e tij. Racizma te tilla me duket se e demtojne tmerresisht Kosoven si dhe te gjithe ceshtjen shqiptare ne pergjithesi, dhe duhet ti largojme, ti flakim tutje nga fjalori yne.

melos

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Franca
Afganistani
USA
Britania e madhe
Italia
Shqiperia
Turqia kane njohur tashme zyrtarisht pavarsine e Republikes se Kosoves

derisa Po i kane thene edhe shume shtete tjera te cilat shume shpejt do njohin pavarsine e Kosoven

Danimarka, Finlanda, Polonia, Suedia, Hungaria,...

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Urime vllezër e motra për lirinë tuaj. Ja ku ja arrita edhe ditës kur të kem 2 Atdhe. Tashmë të gjithë shqiptarët kemi 2 Atdhe megjithëse në të vërtetë nuk është veçse një e akoma i copëtuar. E mbara priftë Kosovën e Shqipërinë në të ardhmen e tyre!

Turp për Shqipërinë që nuk e njohu menjëherë Kosovën, që dje në orën 15:01, por pritën ta njihte ShBA. Kjo tregon që ata ishin gati edhe ta braktisnin Kosovën po të kishte dalë kundër SHBA.

Unë të paktën kështu e interpretoj edhe pse e di se është për tjetër efekt. Politikanë të paburrëruar që ta mërzisin edhe një ditëtë bukur si ajo e djeshmja. Haram ju qoftë përjetë!

Al-Punk

Still here
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells children

Turp eshte ne fakt! Kur Rusia fliste per anullim te Pavaresise, dhe per abuzim te te drejtes se Serbeve, Shqiperia duhet te dilte dhe te thoshte qe Kosova ka qene historikisht nje dhunim i te drejtes se Shqiptareve nga Serbia dhe me se fundi po vihej pak drejtesi ne vend!
Edhe deklarata e Qeverise Shqiptare ishte si deklarate e nje shteti ne fund te botes.

melankolikjaE

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells chil

Urime,urime,urime!! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_boohoo.gif
bac-u-kry.jpg

melos

Primus registratum
Re: Get used to newlook Kosovo, Sarkozy tells chil

Mandi dhe Kontra

Shqiperia e ka njohur Republiken e Kosoves qysh me 2 korrik te vitit 1990 dhe ka mbeshtetur ate gjate gjithe rrugetimit te saj per kte dite te madhe nuk ka kursyer asgje as gjakun i cili u derdhe nga shume e shume bije te saj, andaj ska nevoj te ndihemi te nervozuar apo te merzitur per kte gje, fati eshte ne anen tone ta gezojme ate

ne kto momente ndihem njeriu me krenar per vendin tim Shqiperi, per Kosoven time te pavarur

Zoti te bekofte KOMBI IM, cofsh cdo here kshtu i bashkuar sikurse qe je tani

me respekt Shqiptarja - kosovare

Top