Re: ??????
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Mandi</div><div class="ubbcode-body">Lubo, ti je Moderator dhe ne vend te shfaqjes ketu, shih tek temat e Moderatoreve se do e gjesh kush u ankua! Mund te vazhdosh aty diskutimin si Moderator qe je! </div></div>
Mandi, nuk mendoj se një moderator duhet detyrimisht të shprehë mendimet e tij/saj në temat e Stafit por mundet të komunikojë edhe direkt në temat e anëtarëve sidomos kur ka shqetësime nga ana e tyre.
Vendimi për Ban mendoj se është më delikat, siç edhe është treguar më parë, dhe nuk mendoj se kërkesa e NJË moderatori të konsiderohet më shumë se e drejta e një anëtari për të shkruar.
Në rastin në fjalë nuk mendoj se Lips e meritonte Banin dhe kjo nuk ka të bëjë me preferencë personale por thjesht me atë që unë mendoj se është e drejtë. Të gjithë e shkelim ndonjëherë me chit-chat por kjo nuk duhet të jetë motiv për Ban. Me sa ma merr mendja mua këtu nuk bëhet fjalë për chit-chat-in e bërë nga Lips por më shumë mbi përmbajtjen e tij. Dhe për sa i përket përmbajtjes ... well, s'më duket se i takonte Lips të bëhej Ban ose, të paktën jo vetëm asaj.
Për mua kjo temë konsiderohet e mbyllur tashmë megjithë shijen e hidhur që ka lënë.