15 minutat e para, Tirana ime inekzistente në fushë
Trajneri Ilia Lonçareviç flet me karta të hapura në tavolinë</p>
E drejton këtë skuadër që prej muajit korrik, kur erdhi me shumë bujë në drejtimin e saj, por vetëm pas shtatë ndeshjesh zyrtare (2 në eliminatoret e Champions League ndaj Stabaekut, 1 finale për Superkupën ndaj Flamurtarit dhe 4 takimi të sezonit të ri të Kategorisë Superiore) i ka hapur letrat në tavolinë, duke folur hapur në lidhje me problemet që ka Tirana. Trajneri Ilia Lonçareviç dëshiron të vërë duart në plagë. Dhe analizon në detaje lojën e të tijve, e cila ka stonuar, sidomos në këtë fillimi të sezonit të ri. Menjëherë pas stërvitjes së djeshme, tekniku kroat ka nënvizuar se “kemi ende probleme, sidomos në pasimet e topit, ku nuk jemi të saktë. Një tjetër shqetësim për ne është edhe nervozizmi i tepruar që shfaqim në fushë”, sqaron Lonçareviç. Pasi ka kaluar në sitë katër takimet e para sezonale trajneri 64-vjeçar, pohon se bardheblutë një janë të përqendruar që në minutat e para të takimeve. “I nisim ndeshjet shumë keq, ku në 15-20 minutat e para jemi krejtësisht jashtë loje, mezi lidhen repartet me njëra-tjetrën dhe kjo pengon në funksionimin e plotë të të gjithë ekipit”, thekson tekniku i Tiranës, i cili i ka drejtuar në këtë mënyrë gishtin mbi grupin e futbollistëve, por duke shmangur kategorisht përgjegjësitë e tij. Tashmë është e njohur që “Thembra e Akilit” të kësaj Tiranë është ka qenë infermieria e mbushur me shumë futbollistë titullarë. Që nga fillimi i sezonit mungojnë për shkak dëmtimesh, sulmuesi Migen Memelli, dhe mesfushorët Devis Mukaj dhe Gjergji Muzaka. Dhe një gjë të tillë nuk kishte se si të mos e risillte ndërmend trajneri, i cili mezi pret të ketë në dispozicion një Tiranë të plotë, për të provuar edhe potencialin e saj të vërtetë. Lajmet e mirë kanë filluar të vijnë një e nga një për Lonçareviçin. Tashmë pa ardhur koha e rikthimit në fushën e Muzakës, gjë që ia lehtëson disi “dhimbjet” teknikut kroat, por edhe i Abrahamit. “Jam i kënaqur që janë rikuperuar Muzaka dhe Abraham”, shton ai, por megjithatë, nuk është se ndryshimi pritet të jetë shumë i madh. Nga ana tjetër, përmendi si fakt pozitiv atë që “ekipi ka luajtur me moral të lartë në dy ndeshjet e fundit dhe kjo është për tu vlerësuar”. Ndërkohë që ndeshjen e radhës do të duhet ta luajë në Fier përballë Apolonisë, e cila edhe pse me dy humbje në katër ndeshje, ka fituar statusin e një skuadre “plan-prishëse” në këtë fillim kampionati. Por trajneri bardheblu kërkon nga të tijtë “që të reflektojnë në Fier, edhe pse e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë. Megjithatë, unë jam optimist se ekipi do të dijë të bëjë detyrën e tij edhe ndaj Apolonisë”, përfundon Lonçareviç. Dëmtimi ka prekur edhe sulmuesin tjetër, Abilaliaj, por stafi mjekësor garanton se ai do të jetë në fushë në sfidën ndaj fierakëve. Ndërsa kthimi i Makaj, Memellit e Dabullës do të vonojë edhe për një kohë të pacaktuar ende. Mbrojtësi bardheblu ka fluturuar drejt Austrisë ku do të operohet. Rikthimi i tij në fushë mund të bëhet vetëm pas 5 muajsh, në shkurt. Një tjetër mungesë e rëndësishme është edhe ajo e mbrojtësit tjetër, Andi Lila, i pezulluar me 5 javë.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22795. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22795