15 këshilla që ta filloni bisedën me personin që ju pëlqen

Sweety el

Locus omnem
Me siguri ju ka ndodhur shpesh të takoni djalin apo vajzën që ju pëlqen, po nuk keni pasur ide se si t’i afroheni apo si ta nisni bisedën me të. Jeni pyetur, “Çka t’i them? Ta pyes si e ka emrin? Çka punon? Në vazhdim ne po ua japim pesëmbëdhjetë këshilla që do t’ua lehtësojnë punën gjatë nisjes së bisedës me personin që ju pëlqen.

f9c704f69f5fe122706670ccf77d67b6.jpg



1. Nëse jeni në ndonjë kateteri dhe ndonjë këngë dëgjohet, drejtohuni natyrshëm kah djali apo vajza që ju pëlqen dhe pyeteni, a e di kush e këndon këtë këngë. Ose a ju pëlqen kjo këngë? Ose a po të pëlqen çfarë muzike po lëshojnë këtu?

2. Nëse takoheni kalimthi, gjejeni diçka që ju pëlqen vërtet te ai ose ajo. P.sh. Oh sa të lezetshëm e paske qenin… ose çfarë parfum i mirë… ose biçikletë shumë e përshtatshme… pra komplimentoni diçka që ai ose ajo posedon.

3. Jeni duke e pritur autobusin. Mos tingëlloni nervoz. Po thjesht dhe me butësi komentoni, si duket po vonohet a? Nuk duhet të tingëlloni nervoz.

4. E keni takuar në rrugë. Afrohuni dhe pyeteni, ku është furra më e afërt, ose ku është tualeti më i afërt. Mos nguroni, nëse sillet mirë me ju, me buzëqeshje, pyeteni, a mund t’ju shoqëroj deri në vendin e kërkuar?

5. Përdorni befasinë. Qetë dhe ftohtë, afrohuni mjaft dhe prezantohuni. Vërtet do të befasohet.

6. Nëse tashmë keni shkëmbyer disa fjalë, bëni ndonjë pyetje shumë më imtime. P.sh. “A je rritur në këtë vend?”. Kjo hap mundësi për bisedë më personale dhe intime.

7. Nëse ndjeni ndonjë aromë të gjellës, psh, kafe, era e bukës etj, pyeteni prej nga vjen kjo erë, sepse kishit pasur dëshirë të shkoni dhe të hani apo të pini. Shumë njerëz kanë dëshirë të bisedojnë për ushqim.

8. Flitni mbi motin. Pak e stërfalur kjo temë, po prapë se prapë njerëzit adhurojnë të flasin për motin. Pyete, në kohë me mot të mirë ku shkon për tu argëtuar, apo çka bënë.

9. Nëse ju pëlqen stili i flokëve të tij apo të saj, thuaj, më pëlqen frizura jote. Komplimentet rrallë kush mund t’i përballoj.

10. A bën me ta cingëruar telefonin se më duket sot ka probleme me valë. Dhe ja merr numrin. Cingëron. Pastaj, thua, uh, ta dhashë numrin tim, kushedi pse është mirë? Natyrisht nëse sillet butë me ju. Nëse thotë nuk bën, asgjë! Pasi ja merrni numrin, i telefononi më vonë, dhe kur e hap telefonin i thoni, prapë veç desha me provuar a ka valë? Po mbasi të lodha, po të ftoj në kafe…

11. Pyetni se çka mendon për diçka aktuale. P.sh a do të shkon me e shikuar basketbollin sot, ose kisha pas dëshirë me dikë me shkuar kinema, ose a ke shije në zgjedhje të këpucëve, dhe kërko të vjen me ju nëse ka kohë që të zgjidhni bashkë këpucë për ju.

12. Lëshoni ndonjë mahi në llogari të tij apo të saj, po kujdes të mos jetë mahia ofenduese.

13. Nëse jeni në kateteri, pyeteni se ku del, a shkon në ndonjë tjetër kateteri etj. Thuani se edhe ju adhuroni të shkoni në kafeterinë e tij të preferuar.

14. Përmendni atë që e shihni përreth vetes. Ose flitni për klubin apo kafiterinë ku dëshironi të shkoni dhe pastaj pyeteni se a dëshiron të vjen me ju kur të shkoni. Leni kontaktin tuaj, numrin e telefonit etj.

15. Pyeteni drejtpërdrejtë, a bën numrin e tij / saj të telefonit. Pastaj mënyrë tjetër direkt është t’i dërgoni ndonjë pije, po të thjeshtë, psh, ujë mineral, ose ndonjë pije të thjeshtë freskuese. Mos insistoni nëse nuk e pranon apo nuk do të bisedoj me juve.
 
Top