14 Shtator, qindra mijëra nxënës i drejtohen shkollës
Ka nisur sot viti i ri shkollor në vendin tonë. Mijëra nxënës të shkollës fillore, 9-vjeçare dhe të mesme iu drejtuan sot shkollës, për të vazhduar rrugën e dijës. Më e bukur është kjo ditë për afro 50 mijë fëmijë që bëhen për herë të parë nxënës të klasës së parë. Furia e nxënësve mësuesve dhe prindërve sot kishte zaptuar rrugën e kryeqytetit, duke e çuar trafikun në kaos.

Në ditën e parë të shkollës, një urim i veçantë vjen nga Presidenti i republikës, i cili ishte në shkollën ku kreu arsimin 9-vjeçar në Tiranë ‘Servete Maçi’. “Sot është një ditë e veçantë. Uroj të gjithë nxënësit, por edhe mësuesit që do japin dije për një vit të mbarë shkollor”, u shpreh Topi. Më tej, presidenti kujtoi se në bankat e shkollës “Servete Maçi” ai ka marrë dijet e para. “Në këtë oborr kam kaluar 8-vitet e jetës sime shkollore, ku nuk mund të harroj asnjëherë kur kam marrë dëftesën e parë”, tha ai.

Ndërsa ministri i Arsimit, Fatos Beja ka nxituar të urojë nxënësit përmes një njoftimi për shtyp, në ditën e fundit të punës së tij. “Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time që 650 mijë nxënësit e nxënëset që shkojnë këtë vit në shkollat e të gjitha llojeve do të përfitojnë nga një standard arsimor më i lartë se ai i vitit të kaluar”, u shpreh Beja në fjalën e tij përshëndetëse. Më tej, ai tha se “procesi mësimor do të jetë interaktiv si kurrë ndonjëherë më parë në Shqipëri. Nxënësit do të ulen në kabinete të reja të shkencave e informatike. Mbi gjysmë milionë nxënës do të navigojnë në internet në 2000 shkolla, të mëdha e të vogla, në qytet e në fshat; me dhjetëra mijë do të ulen në banga të reja, do të mësojnë në shkolla të reja e të rinovuara; me mijëra fëmijë të fshatrave të largëta të Krujës, Kukësit, Tropojës, Beratit e Vlorës do të ndjekin mësimet në konvikte bashkëkohore”.Ky vit i ri shkollor nis me risi edhe për gjimnazet, ku rikthehen vitet e para. Janë afro 40 mijë nxënës që shkojnë për herë të parë në shkollë të mesme. Por, kjo strukturë e re ka sjellë mjaft probleme në stafet pedagogjike të gjimnazeve, të cilët edhe pse sot nis shkolla, ende nuk kanë mundur të formojnë klasat, për shkak të kurrikulave të reja.
Një problem për kryeqytetin dhe qytet e tjera të mëdha ëhstë mësimi me turne. Gjithsesi sot, s’ka turne, të gjithë nxënësit iu janë drejtuar shkollave të tyre në orën 08:00 të mëngjesit.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4515. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4515