admin
Administrator
Cdo muaj, një komitet i vullnetarëve të Firefox, që vërtet vërtet i duan shtojcat e Firefox, përkushtojnë kohën dhe përpjekjet e tyre për të gjetur shtojcat e reja dhe më të mira. Këto shtojca janë pjesëza të vogla programesh që shtojnë më shumë funksionalitet shfletuesit tuaj Firefox dhe ju ndihmojnë të optimizoni Firefox që të jetë sipas shijeve dhe nevojave tuaja. A e kuptoni tani pse i kanë kaq shumë përzemër shtojcat këta vullnetarë?
Për secilin muaj të vitit 2013 ata kanë zgjedhur nga një shtojcë si më të mirën, kanë shtuar edhe një shtojcë ekstra dhe më poshtë është lista me 13 shtojcat më të mira të vitit 2013.
URL Link: A ju ka ardhur ndonjëherë ndonjë email me një URL të shkëputur në rreshta të ndryshëm? Ose që keni parë ndonjë link me tekst në ndonjë faqe por që nuk është e klikueshme? Shtojca URL Link e zgjidh këtë problem duke ju lejuar që të zgjidhni një pjesë teksti që nuk është URL dhe e hap sikur të ishte një link i vërtetë e pa probleme.
Click and Clean: Kjo shtojcë ka të njëjtin efekt si pastrimet në shtëpi kur vjen pranvera dhe këtë pastrim e bën në shfletuesin tuaj. Me të mund të fshini gjithçka, historinë e shfletuesit, dosjet e përkohshme të internetit, historinë e shkarkimit dhe më shumë. Redaktorët e CNET kanë thënë “Nëse jeni një përdorues i Firefox dhe një fans i CCleaner, atëherë ne jua rekomandojmë këtë shtojcë falas për akses më të lehtë.” Jo vetëm që e pëlqejnë edhe profesionistët, por kjo shtojcë merr vlerësimin më të lartë edhe nga vetë përdoruesit.
Clear Console: Zhvilluesit e kësaj shtojce kishin një vision “Puna jonë kërkon fshirje të shpeshtë të historisë së shfletuesit, të biskotave (cookies) dhe memories cashed he është e mërzitshme që të shkoj gjithmonë te preferencat dhe t’i fshij ato nga aty. Prandaj, ne menduam që një shtojcë do të na shërbente, jo vetëm për ne por për të gjitha përdoruesit e tjerë.” Falë tyre, ju mund të fshini historinë e shfletimit, memorien e HTML5, memorien cashe, biskotat (cookies) e shumë më shumë me vetëm një klikim.
Self-Destructing Cookies: Kjo shtojcë nuk është thjesht një politikë e re biskotash. Ajo ju lejon të fshini biskotat nga çdo faqe internet automatikisht kur ju mbyllni dritaren ose tabin. A nuk do të preferonit edhe ju që të mos i kishit biskotat që nuk ju duhen por të keni vetëm ato të faqeve tuaja të preferuara? A jeni i shqetësuar për mënyrat e përgjimit? Atëherë duhet të provoni këtë shtojcë.
New Tab Plus: Kur ju hapni një tab të ri, ju zmadhoni eksperiencën me veçantitë dhe plugin-et e shtuara, si klikimi i shpejtë, mbështetja në cloud dhe një backup në cloud (Plus që është i bazuar në HTML5)
Video Resumer: Normalisht, kur ju klikoni në video në YouTube, ato fillojnë nga fillimi. Jo më! Me këtë shtojcë ato do të rikuperohen automatikisht deri aty ku janë luajtur herën e fundit që janë hapur. Edhe nëse ju mbyllni dhe hapni shfletuesin tuaj, ajo ruhet.
Reload Plus: Kjo shtojcë është për përdoruesit e fuqishëm të Firefox. Tani ju mund të përcaktoni për butonin Reload dhe butonat e specifikuar detyra të reja.
Stylish: Ristiloni rrjetin tuaj. Kjo shtojcë ju lejon të instaloni më thjesht thema dhe template për Google, Facebook, YouTube, Orkut dhe shumë faqe të tjera. Ju mundeni gjithashtu të personalizoni edhe Firefox dhe programe të tjera. Bëjeni rrjetin më të bukur për ju.
Fastest Search: Kërko dhe do të gjesh, më shpjet se kurrë. Për shembull, kërkoni tekst të thjeshtë, fjalë të tëra, shprehje të rregullta, në faqe për tabin e momentit, të gjitha tabet ose për tabe të filtruar. Dhe ky është vetëm filllimi.
Google/Yandex Search Link Fix: Kjo shtojcë e ndalon Google Search që të modifikojë liket e rezultateve kur ato klikohen. Google Search i bën ca njerëz të pakënaqur kur ata ndryshojnë linkun e rezultatit kur ato klikohen. Nëse, në vend të kësaj ju mundoheni të kopjoni linkun do të sorollateni kot. Shtojca e ç’aktivizon sjelljen e Google Search në çdo domain pa pasur nevojë të konfigurosh asnjë.
11) S3 Google Translator: Përkthimi direkt në shfletuesin Firefox? Kjo shtojcë suporton përkthimin e tekstit të selektuar, të një fraze që kërkohet ose një faqe e tërë internet në më shumë se 50 gjuhë.
12) BluHell Firewall: Ka shumë shtojca që bllokojnë reklamat por shumica kanë disa opsione ekstra që ju mund të mos i doni apo keni nevojë. Ju doni vetëm një alternative të thjeshtë që të bëjë punën. Kjo shtojcë ju vjen në ndihmë.
13) X-notifier: Merrni lajmërimin menjëherë kur ju vjen një email. X-notifier kontrollon të gjitha llogaritë tuaja të emaileve dhe ju njofton për emaile të palexuara. Shtojca gjithashtu suporton edhe disa nga kanalet sociale që ju të jeni gjithmonë koherent me atë që ndodh në rrethin tuaj social.
Këto janë vetëm 13 shtojcat më të mira të vitit 2013. Ka me mijëra shtojca që ju lejojnë të optimizoni Firefox-in tuaj. Ka gjithashtu edhe një faqe suporti për ju që mund të keni pyetje për mënyrën e instalimit apo çështje të tjera.
Artikulli i plote...