126 milion dollar-- si mund te investohen ???

Leopardii

Primus registratum
126 milion dollar-- si mund te investohen ???

ne fund te vitit te kaluar u shit edhe banka e fundit shqipetare me zoterim shteteror me shumen 126 milion dollar.

ne buxhetin e shtetit per vitin 2004 te miratuar kohe me pare nuk ishte parashikuar kjo sasi dollaresh.
sigurisht kjo eshte nje shume shume e konsiderushme.
mgjs shuma ndoshta akoma nuk eshte arketuar
banka e shqiperise e gezuar per hyrjen e kesaj sasie valute ne shqiperi + inflacioni i ulet ne shqiperi beri uljen e interesave bankare.
kjo sasi valute ishte si mana dal cielo per finanzat e varfera te shtetit shqipetar, edhe optimizmi pushtoj te gjithe antaret e qeverise sepse 2004 do ta kene nje cik me te leshuar doren .
cfare mund te behet me kete sasi te hollash ?

sigurisht shume nderrmarje shteterore kane nevoje per financime, mjaftojme te permendim sektorin e naftes ku ne me shume se 13 vjet nuk eshte vene dore fare edhe disa jave me pare ishte lajmi per derdhjen e disa ton naft nga carja e tubave qe cojne naften nga puset ne fabriken e ballshit.
nje tjeter ide do te ishte ndertimi i nje TEC-i te ri per te zbutur sado pak situaten e rend energjitike .
TEC-i i ri i vlores me fuqi 400 MW eshte planifikuar te ndertohet nga financimi i BB me shume 200 milion $.
pra nuk jemi shume larg kesaj sasie edhe per nje TEC te ri.
nje ide tjeter ishte edhe finacimi i kompanise se posa lindur celulare shqipetare ne menyre qe te detyrojne edhe dy kompanite e tjera qe te bejne ulje cmimi.
nje tjeter ide do te ishte edhe nje finanzim per ujsjellsin e tiranes qe furnizon 1/4 e popullsise shqipetare me uje.
une shpresoj qe vetem te mos shkojne te finanziojne buxhetin e shtetit sepse atje do te humbisnin pa lene nam e nishan , por te behej dicka konkrete ne menyre qe edhe kjo te shitej ne nje te ardhme duke nxjerre te holat e neojshme per nje tjeter financim.
shpresojme
 

hysni

Primus registratum
Re: 126 milion dollar-- si mund te investohen ???

kcyre 126 milion nuk kokan pak.une kisha thane qe kto pare me i investua ne turizem.Dihet se Shqiperia e ka bregdetin njerin ma tmirin ne evrope,por shume pak turista vijne ne shqiperi.deti ka sa te duash investoni ne hotele te medha e luksoze siq jane bere ne turqi etj.
shqiptaret munden vetem me turizem te jetojne ne menyre dinjitoze.
edhe ne ndertimin e rrugeve siq eshte ajo durres morin duhet tu kushtohet vemendje e madhe,sepse pa infrastrukture te mire do te jete veshtire qe te vijne turistet,se ata deshirojne qe ta njohin edhe kulturen tone e qytete te tjera te shqiperis :wave:
 

DFV

Primus registratum
Re: 126 milion dollar-- si mund te investohen ???

Leopardii,megjithese nuk jam ekonomiste per te dhene zgjidhje te sakta per drejtimin e saj,une uroj ashtu si dhe Ju qe ato pare te mos futen ne buxhetin e shtetit por te investohet ne sektoret e naftes,energjise dhe ujsjellsit(qe eshte dhe rekomandimi i juaj)por do te shtoja edhe per ndertimin e nje infrakstrukture te pershtatshme per zhvillimin e turizmit dhe pa len mbas dore bisnesin e mesem ne bujqesi(mish ,perime,fruta dhe prodhimet e bulmetit) qe jane shume te kerkuara nga turistet.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: 126 milion dollar-- si mund te investohen ???

DFV flm per ate "JU" por mund te me drejtohesh edhe me "ti" edhe nga ajo me "t" te vogel /pf/images/graemlins/wink.gif
le ti leme raportet formale.
ciaoooooooo
 

komino

Valoris scriptorum
Re: 126 milion dollar-- si mund te investohen ???

une them t'ua shqerdajme direkt qeveritareve /pf/images/graemlins/laugh.gif

ata per ti vjedhur kane

te pakten keshtu genjejme veten se ishte nje zgjedhje jona e vullnetshme /pf/images/graemlins/laugh.gif


duke i lene menjane pesimizmat
une jam dakort me lopardii - nje tec dhe te mos administrohet nga kesh por nga nje organizem privat (te zoteruar nga shteti per momentin)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: 126 milion dollar-- si mund te investohen ???

me duket se do te shkojne ne pagimin e borxhit te jashtem keto dollar
 

Leopardii

Primus registratum
Re: 126 milion dollar-- si mund te investohen ???

Malaj: Te ardhurat nga privatizimi, jo per ish-pronaret
"Te ardhurat qe do te merren nga privatizimi i Bankes se Kursimeve do te perdoren per reduktimin e borxhit dhe per investime te rendesishme, ne akse rrugore dhe ne sektoret e arsimit dhe te shendetesise", tha dje Ministri i Financave, Arben Malaj. Sipas tij, ministria e Financave po punon per hartimin e nje draft buxheti suplementar, i cili do te cohet per miratim ne Parlament. Perdorimi i fondeve nga privatizimi eshte percaktuar keshtu edhe ne nje marreveshje qe qeveria shqiptare ka nenshkruar me FMN. Nderkohe qe kryeministri Nano ne nje mbledhje te rradhes se KPD ka premtuar se nje pjese e tyre do te perdoren per kompensimin ish-pronareve dhe te ish-perndjekurve poltike.


--------------------------------------------------------------------------------
15/02/2004
 

angekry

Primus registratum
Re: 126 milion dollar-- si mund te investohen ???

Sikur te jete e vertete kompensimi i ish pronareve, do te ishte gjysma e te keqes /pf/images/graemlins/smile.gif
Ne cilin sektor mund te investohet me mire me keto para...... , mendimi im eshe qe ne sektorin energjitik qe te arrihet te vihet ne levizje industria e lehte dhe ajo e rende, pasi ajo pothuajse nuk funksionon,mbi te gjitha me imedjate eshte industin e lehte.
 

genti

Primus registratum
Re: 126 milion dollar-- si mund te investohen ???

Ato para do te ishin me te vlefshme ne energjitike sepse do te kishin ndikim direkt si ne ekonomi, biznesin privat po ashtu edhe ne turizem. Nuk mund te mbahet nje vend i tere me gjeneratore.

Po me vjen per te qeshur me ato qe lexova me siper dhe tani qe po shkruaj keto, shihni sa menyra gjetem ne ketu per te investuar nje shume te tille parash te cilen shteti yne fare mire mund ta kish perfituar disa here me shume thjesht duke eliminuar kontrabanten e cigareve.
 
Top