12 vjet pa drita dhe pa uje.
Kesh, pas Shkodrës do të djegë edhe Tiranen
Kriza energjitike në Shqipëri vazhdon të thellohet. Kjo krizë kishte muaj që kishte përfshirë të gjithë Shqipërinë dhe i vetmi qytet që mundi t'i rezistojë asaj, ishte Tirana. Por edhe kryeqyteti nuk mund të qëndronte shumë kohë jashtë lojës së KESH-it. Kohët e fundit metropoli i Shqipërisë dhe banorët e tij janë bërë protagonistë të vajtje-ardhjeve pa kuptim të energjisë elektrike. Sllogani që KESH-i ka përdorur "Paguaj, që ta KESH!", është kthyer në një shprehje vërtet pakuptim. E megjithatë, njerëzit u gënjuen dhe arritën që më në fund të rrisin ndjeshëm arkëtimet e KESH-it. Sot rreth treçereku i shqiptarëve paguan rregullisht faturat e energjisë elektrike, duke i besuar shprehjes së famshme të KESH-it, megjithëse nuk dihet, nëse tarifat që vendosen në këto fatura janë reale, apo jo. Një familjeje që energjinë e përdor vetëm për ndriçim, i duhet të paguajë 20 mijë lekë pranë sporteleve të KESH-it dhe ka plot të tjerë që megjithëse janë të pajisur me sahatë, iu duhet të paguajnë afrofe. Faturat afrofe janë kthyer në një gangrenë të vërtetë për shqiptarët. Ata ankohen pranë zyrave të drejtorisë së përgjithshme të KESH-it, por ankesat e tyre bien si gjithnjë në vesh të shurdhët, dhe shqiptarëve iu duhet të durojnë padrejtësitë që shteti ka bërë dhe vazhdon të bëjë në kurriz të tyre. Kamza është një ndër zonat e Tiranës ku energjia elektrike paguhet në masa mëse të kënaqshme, ndërkohë që në Kamëz sot ka vetëm 3 orë drita. Premtimet e KESH-it vazhdojnë çdo ditë dhe më i fundit ishte se janë rritur prurjet në liqenin e Fierzës, ndërkohë që Kukësit i duhet të rrijë 19 orë në errësirë. E gjithë Shqipëria e sidomos veriu i Shqipërisë ndodhet në një errësirë të plotë. Luhatjet e energjisë elektrike, jo rrallëherë kohët e fundit janë kthyer edhe në shkaktare trsgjedish. Këtë muaj në Shkodër, janë shënuar rreth 42 raste djegiesh të apartamenteve, si shkak i tensionit të lartë. Rasti më i fundit i një tragjedie të tillë, është shënuar dje në Tiranë, ku një shtëpie në qendër si shkak i tensionit të lartë i janë djegur të gjitha elktroshtëpiaket, duke shkaktuar një zjarr, i cili mund të kishte qenë shkaktari i një tragjedie të afërt. Sot Shqipëria ndodhet në një gjendje vërtet kaotike, të shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike dhe nga papërgjegjshmëria e shtetit. Biznesi i vogël, thuajse po falimenton, ndërsa qytetarëve iu duhet të paguajnë dyfishin e asaj që harxhojnë, ndërkohë që vetëm dje është mbledhur parlamenti për të miratuar buxhetin e vitit 2003, kur treçereku i Shqipërisë është në errësirë. Kjo është një dyfytyrësi e qeveritarëve që guxojnë në gjendjen që ndodhet sot Shqipëria, të ngrenë taksat për rritur buxhetin e shtetit, duke rrënuar në këtë mënyrë buxhetin e shqiptarëve.
Marre nga gazeta 55
Kastriot