12 veçori pozitive për Lumturi dhe Sukses!

PUPA

Primus registratum
12 veçori pozitive për Lumturi dhe Sukses!

A keni menduar ndonjëherë pse është aq e vështirë për ta krijuar lumturinë dhe të jeni i suksesshëm në jetë? Këtu po paraqesim dymbëdhjetë tipare themelore dhe vlera që mund t'ju ndihmojnë si një individ, për arritjen e lumturisë dhe suksesit qoftë në vendin tuaj të punës ose në jetën tuaj në përgjithsi.

1. Njihe veten!

Gjëja më e rëndësishme është që t'i dini anët tuaja të forta dhe dobësitë, si dhe mundësitë dhe kërcënimet në mënyrë që të përballeni me problemet rreth vetes. Njihni prioritetet tuaja dhe përqëndrohuni në ato për të shmangur ndërprerjet në arritjen e produktivitetit dhe suksesit. Ju duhet të pranoni realitetin në lidhje me veten para se të menaxhoni veten dhe njerëzit rreth jush. Të jeni i vetëdijshëm për potencialin tuaj unik, kjo do t'ju ndihmojë për të ecur përpara në jetë. Shkruani të gjitha pikat kyçe në lidhje me fortësinë tuaj, mundësitë, përparësitë, potencialin dhe veqantinë si dhe arritjet tuaja për ta mbajtur veten në rrugën e duhur. Gjithashtu shkruani edhe dobësitë tuaja në mënyrë që t'i kapërceni ose të gjeni zgjidhje për to.

2. Vetëbesimi

Vetëbesimi është tipari më i vlefshëm dhe më i nevojshëm që sjell besim në veten tuaj dhe aftësitë tuaja. Do të ketë njerëz që mund të mos ju kuptojnë dhe të mos ju vlerësojnë . Megjithatë, nuk është e nevojshme të reagoni apo t'ju përgjigjeni këtyre, as të jeni të demoralizuar ose të pikëlluar për atë që të tjerët mendojnë për ju. Mos harroni ju s'mund t'i përmbushni kërkesat e të gjithëve. Në fakt këto mund të pranohen pozitivisht si një kontribut për t'ju ndihmuar të bëni mirë apo të bëni ndryshimet e nevojshme pa prekur vetëbesimin tuaj. Vetëbesimi do të jetë i nevojshëm që t'ju ndihmojë për të kapërcyer dobësitë tuaja.

3. Përgjegjësia

Përgjegjësia konsiderohet një vlerë shumë e lartë. Kjo do të thotë se ju duhet të jeni përgjegjës për veprimet tuaja, dhe në qoftë se ju keni vendosur për diçka, atëherë ju duhet të jeni të gatshëm për të menaxhuar pasojat apo efektet negative që mund të dalin. Megjithatë rivlerësoni veprimet dhe merrni vendimet e nevojshme për ndryshimet për të parandaluar pasojat e padëshiruara.

4. Jeni kategorik

Të qenit kategorik është i nevojshëm. Ju duhet të jeni i fortë me prioritetet tuaja dhe qasjet tuaja. Fleksibël dhe të hapur për gjëra të reja. Këmbëngulsia duhet të praktikohet me vetëbesim dhe përgjegjësi.

5. Urtësi dhe respekt për të tjerët

Është e rëndësishme të praktikoni urtësinë në veprimet dhe vendimet tuaja. Të jeni i përgatitur për të gjitha reagimet dhe vërejtjet. Trajtoji ato me kujdes dhe urtësi dhe tregoni respekt për mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve. Ankesat janë pjesë e çdo sistemi, kështu që mësoni t'i menaxhoni ato pa u frikësuar. Ne s'mund t'i kënaqim të gjithë, por mund të bëjmë më të mirën brenda kapaciteteve tona.

6. Menaxhoni mirë konfliktet

Konfliktet mund të lindin, të jeni të përgatitur për të dëgjuar të gjitha palët. Mos merrni vendim duke dëgjuar vetëm njërën palë. Të ketë një diskutim të hapur ose privat në varësi të situatës për të trajtuar konfliktin.

7. Zgjidhni problemet

Çdo problem ka një zgjidhje të përshtatshme. Të merrni në konsideratë të gjithë faktorët e nevojshëm rreth jush. Nëse ju lini një problem të pazgjidhur, ju mund të krijoni më shumë probleme dhe një situatë të tensionuar. Kërkoni këshilla prej ekspertëve nëse është e nevojshme.

8. Vetëkrenaria

Të qenit krenar është mirë, mund të nxis respekt për veten tuaj dhe vetëbesim, mirëpo mos u bëni arrogant.

9. Mësimi i vazhdueshëm dhe përmirësimi

Rritja e njohurive tuaja dhe aftësive janë të rëndësishme si një çelës për lumturi dhe sukses. Praktika vazhdon të mësuarit dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për të përmirësuar veten.

10. Të pasurit një shumëllojshmëri të shkathtësive

Të pasurit e një përzierje të mirë ndërpersonale, teknike dhe të aftësive menaxhuese është e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve, të merrni vendime, të kryeni detyrat tuaja dhe të merreni me të gjithë rreth jush. Ka mënyra të ndryshme për arritjen e këtyre, ndoshta nëpërmjet trajnimeve përkatëse dhe praktikë, udhëzime, lexim apo ndoshta nëpërmjet seminareve/kurseve.

11. Qëndroni të aftë dhe të shëndetshëm

Është shumë e rëndësishme të qëndroni të aftë dhe të shëndetshëm për të shmangur stresin. Të merreni me aktivitete që do t'ju ndihmojnë, poashtu edhe të praktikoni Joga. Nga kjo përfitoni në shumë mënyra. Ajo kujdeset për të gjitha sistemet në trupin tuaj të tilla si përmirësimin e qarkullimit te gjakut, parandalon nga problemet e tretjes dhe ju ofron kthjelltësi mendore dhe aftësi për të kryer detyrat dhe punët tjera të përditshme. Nëpërmjet aktiviteteve tuaja ju mund të gjeni edhe miq.

12. Balanconi jetën tuaj

Eshtë e nevojshme të balanconi jetën tuaj. Merruni me disa aktivitete që mund t'ju sjellin kënaqësi. Duke qenë një rob i punës nuk mund të jeni i mirë dhe mund të krijoni pakënaqësi dhe stres në marrëdhëniet tuaja personale dhe të ndikojnë në kualitetin e përgjithshëm të jetës. Pra, merrni pak pushim ose gjeni kohë për t'u çlodhur, për të shmangur presionin dhe përgjumjen që do të ndikojë në produktivitetin tuaj, kënaqësinë dhe lumturinë..
 

albanalban

Primus registratum
Re: 12 veçori pozitive për Lumturi dhe Sukses!

sh nice skisha nerva me i lexu te 12 vecorite i rashe shkurt , lexova vetem te fundit
smile.gif
 
Top