11 poezi Arvanitase.

HipHop-Girl

Papirus rex
Marrë nga: Antologji e Poezisë Arvanitase – Teuta Kamberi-Llalla





O E BUKURA MORE

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Krishtin na kemi me ne

Oj e bukura More

Thell të plas, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Shën Mërin kemi me ne

Oj e bukua More!

Thell të plas, me lot nder si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Papën na kemi me ne

Oj e bukura More!

Thell të plast, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Malet tan me lis e driza

Të bukur sheshe me muriza

Të bukur kroje, të bukur gropa

Të bukur gjerdhe me fallopa!

Jemi e vemi ndë Itali

E më s’ju shomi me këta si!

Dherat të huaj hare s’kan

Se s’mbllin printët tan

Prindë, luftuat me thik më dor

Ndërpër shi e ndëpër bor

Ni ju lëm pa një qiri

E pa një vajim. Oj Arbëri!

Luajtim valle nd’atë More

Shtum kangjele ndë ato hje

Klisht e tona të bukuruara

Shpizit tona të nderuara!

Ni vjen Turku, Turku i zi

E tërpron klish e shpi

Qeti: Shihni jet e re,

Na tha Dorja, zoti Ndre,

Lipim qellnjëm ka do vemi

Se buartim mallin e s’e kemi

Me kët zemër, me këta si

Klajëm keq kët Arbëri!

Ndallandishe e ler e ler

Kur të vish ti njatër hjer

Vjen të vish ti te Korona

E s’gjën më shpit e tona!

Më së gjën trima hajdhjar

Po ngë një qen, çë kloft i vrar!

Kur u nistin gjith anit

E dherat tan iktin ka sit

Burrat gjith me një vajtim

Thirrtin grat me një vajtim,

Dil e hana ti, Stihji!

Oj More! Oj Arbëri!











Kristo Papadhopulos

GLUHA JON

Kemi gluhën pa gram

si na e than në mend e mbam.

Gluha vetëm flitet

edhe sa vete ritet

Ritet edhe shtonet

nuku pakësonet

shtonet edhe ritet

edhe sa vete flitet

Gluha kuvendonet

edhe sa vete shtonet

Arvanite me kamar

kudo ven jan të par

Kaq vitra shkuan

prindët se haruan

gluh e Besën na lan

“të mos i haroni than”















GLUHA

Arvanitat këndonin

gluhën mos e haronin

Gjigjion si këndon ai plaku

shihe si lëviz ai gjaku

Goj m’ goj e mbahet jeta

mbahet me këng t’ drejta

Arvaniti s’ mund t’ shkruan

me këndimin tër i ruan.















Vagjel P. Lapi

NE ARVANITASIT

Gluha jona, vetëm thuhet,

nuk’ e llan për t shkruhet

Këng porsimet shtruora

t mos ven haruora

Nga Sokrati e Perikliu

xum si vete ndreqi niriu

E nga Aristidhi vet

xum koma ç isht e drejt

Mendi Mistos, Ksenofon

isht qesem e na mbëson

Ng’ata bura, sa ç shkuan

mendi in ç than, e ruon

Ng’ ato mende muorm frim,

Sa na than, mir i dim

Na dhan krehe, hapët mend

ng’ ajo fort e mbam vent

Arvaniti, ku lluftoj

nga tuti ipari shkoj
Mos rim si t’ vdekur
malet t’ marëm tor

t’ vishemi nd’ hekur

t’ marëm pall nd’ dor

Po ngrini kriet, zemëra pllot

kulitoni prind tan

pse at vend ç’ rojm sot

llëruor na e dhan

Me frim lliris, me këto arm

ti shtijm turqit nd’ det

vendin llëruor t’ e bam

ashtu t’ e tshonin djelt















DASHURISË

Do pjenjë sajtën

si e shkon vajza ditën

Vajza nat edit n’ argali

Djali nuk e sheh me si me si

Jain vajza nat e dit

për të drenjë sum prik

Do bënem gjarpr me pika

ti shkone vajz ne sajta

Do bënem gjarpr i bardh

ti shkoni vajz në mitar















SATIRË

Ç e ve tragjashkën shtrëmbër

Të më çëpos zëmrën;

Tartëgji re bukuzi

ç mëvjën tër një n’avlli

si gajdhur ç do tagji

Tendra mua ish ni pram edhe liviz

si një gjarp pa bisht

hapa misoforin të zër

shkau dhemoni e hiri ne vër

Moj Garefo zure u mblakse

të shtrëmbrat ç dje nuk lashe

Mëkat shum Garafale

pa bur je e vetm s’fle

Mikun ç nani çove

s’të ka qe ç vjen pasoe

Folm Garefo si me flase

mos ke turp ç më lashe

S’më do timos u s’të dua

ç për tiedhe për mua















PRIFTI I KATUNDIT

Do japim tuti nga ni pulli

ti blem priftit ni ksull

Do japim tuti nga ni qengji

ti blem priftit ni rryp

Do japim tuti nga ni vit

Ti blem priftit këmish

Do japim tuti nga ni ber

të blem për klisinë ksefter

Do japim tuti nga ca grurr

ti blem priftit ni gajdhur

Do japim tuti nga ni ve

ti blem edhe prëftresësh ni podhe

Do japim tuti nga niçik musht

ti blem priftit këpuc

Do bëjm edhe ni kamin thingjill

ti blem priftit petraqilli

















PËR DITËT E JAVËS

E Hënë

Dojë të lanjë të Hënënë

rashë e çajta këmbënë

E Martë

Dojë të lanjë të Martënë

mëma s’më mbaj djalënë

E Mërkurë

Dojë të lanjë të Mërkurë

dosa më hëngër sapunë

E Enjte

Dojë të lanjë të Enjtenë

kali buar shegljenë

E Premte

Dojë të lanjë të Premtenë

kush të mbaj të krëmtenë

E Shtunë

Dojë të lanjë të Shtunë

keshë njatrë punë

E Dielë

Të Dielë çë do Këngonjë

nxora gunënë e pleshtonjë.















VDEKJA E LUFTËTARIT

Duall e bukura në derë

Me një shtamnezë me verë

e me qelqethin në dorë

jip të pijn të varfëret.

O ti mjer i varfërith

çz më vjen ng’ amaqeza

mos më pashe zotin t’ im;

Pash shum luftorez

zotin tëndë nuk e njoha.

Ish një trim i bukurith

mukur dhe i jelburith

me mustaqë të ngrehurith

me një kallë të brimurith

me një sellë mëndafshëtë

me një nigë të velushtë

me një frenthë krisonem

me një flamurë në dor.

U m’ e pash, o zonjë kallthin

qei sellën nga barkut

e me flamur dzarë dzarë…

Arru kalli ndër të thënët

Se to i shkret e i halinosmë

ku m’ a lashe zotin tëndë

zotin tënd e zotin t’ im;

U gjith fushazit m’ i rodha

gjithë pronjezit kërceva
e gjith malezit m’ i jetsa.

Pro në fushë të Anapulit

ne një humbjez s’ i arrëjta

mbi një drasë të marmurtë

m’ i kumbisa këmbëzit,

po më ‘shkan të katrëzet.

Qeni Turk më ‘ra përsipër

ë m’ i qethi kriethit.













MARKO BOÇARIT

Bie bor e bie shi

u xi jeta, shum, u xi.

ngrin krie në Graiqi

zjarrë vun ne shum xhami.

Ferman në gjith Turqi…

Prite, prite, o Rumeli

nizamet lloj-lloj.

Pashai me Miriallan

në çader bërdha van.

‘Inshallah” të gjith than

për në Mesollogjill e kan.

“Fuora”, palla e jatagan,

të ndërojn sa jan

të luftoin me Rajan.

Mesollogji me ndigjon

vuri vajete e vajton

Duaj ndihm s’ çon,

Kapetanët kërkon

Zuri rënjën e rëkon

Shqipetarët vëzdon.

Ishin bërdha Shqipetar

shahina, trima pa an

nga Suli u ngren e van

me dufeqë e jatagan.

Ish një bur, trim, iri

i zeshk mustaqezi
po rij me mallengoni

mbaj dorën mbi harmbi

mbaj vesh e s’ flit njeri,

Marko Boçari ish ki.

Mbaj vesh edhe ndigjoj

psheretiu edhe rëkoj

nga trimat e tij vëzhdoj

rëmbeu karjofil e shkoj.

Tha: “Do vdes a do roj

këtë jet, s’ mund te shkoj

nat e dit, “oj” dhe “oj“!

Shoket tij nëmëroj

treqind vet plot i mblodhi.

U thot: “O shok, o asllan

Mos e gëzojm, dinjan

si Raja ne Turkollar!

Sonte do t’ u derdhim gjakun

t’ u ndrojm din e iman.

Sonde t’u biem pran

se kam “Tan a epitan”

të zë nga mjekrët Pashan

Katillar, e Agallar.

T’i pritni me jatagan

asnjë mos lëni të gjall.

të shkulet kjo farr

se na poq, ena vu zjarr

Muhameti me Kuran.

Folni Shqip me Shqiptar

“Bam” pos bëni as mb’ një an.

Gjasht-dhjet eni pran

sa të rëmbejm Pashan.

Ngadale, o kordhetar

vrsini karaull e par.
Vrisni një e vrisni dy,

vrisni sa shihni me si,

si kur ullqët në dhi.

Allah, Allah o Turqi,

at vat ç holqe ti,

at vat në erreshi,

shkrëtove kaqë ordhi.

O shokë “medet-medet,”

shkoi Markoa si Mbret!

Pashan kërkon e s’ flet,

në çader nuk e gjet.

Zu nga mjekrët një lanet,

turqe helqur thërret:

“Aman thuajm kush je;”

“U jam, derk nuk më njeh;”

‘Aman more çili je ti;”

Dar i darit, nuk ë di;

Jam një kapedan i ri

thuhem Marko-Boçari,

erdha vetëm për ty!

Turk i dar e zuri dridhm

shokërit u vu një thirm:

“Turqë të mbesoni din

të më shpëtoni fat-zin,

Se Kaurët më bin!”

Dar i darit, nuk di;

Jam një kapedan i ri

thuhem Marko-Boçari,

erdha vetëm për ty!

Turk i dar e zuri dridhm

Shokërit u vu një thirm:

“Turqë të mbesoni din

të më shpëtoni fat-zin,
Se Kaurët më bin!”

Një Arrap me karabin

u ul e i shtroj syn,

koditi bajrakën e mir,

Marko Boçarin shahin!

E vrau!! “Shokë Shqipëtar

binu qent se më vran.

Më muar plumbi në ball,

mirmëni sa jam i gjall“.

U xi jeta, u bë mugjë

tërë trimat si u ngullën

e bën se duall ujë

djelët e Sulit me vull

Shahinat ne dor e muar

edhe ne Mesollogjë e pruarn.

E pruarn në Mesolloj

te shpëtonin, po s’ shpëtoj.

Mesollogji u helmua,

derdhi lotet si krua.

Mesollogji, po t’a thon,

ku e ke Markon Sulion

Ku lufton si qej zakon

Tërër me jatagan në dor;















Aristidh Kola

RRENJA JONË ARBËRORE

Rrënjë e fortë arbërore,

Kush mund të të presnj?

Kush mund të të fshjehnj?

Kush mund të të pështronj?

Rrënjë e fortë arbërore,

Lulje e fleta meta more.

Rrënjë e fortë arvanite,

Rrënjë e burrave të motit,

Rrënjë Heraklliut e Akillefit,

Rrënjë Aleksandroit edhe Kastriotit.

Rrënjë e fortë arvanite,

Nga merr shpirt e meta rrite?

Rrënjë e fortë shqiptare,

Rrënjë e Boçarit e Bubullines,

Rrënjë e fjales besalidhes,

Rrënjë e bukurisë dhe trimereses,

Rrënjë e fortë shqiptare

Nga ajo jeta nuk u bare

Rrënjë e argjendtë të Greqisë,

Hiu e pluhuri t’Anatolise

Të pështroi, të luftoi, nuk të mundi

Nuk të shuajti nga jeta
Rrënjë e argjiendtë të Greqisë

Ajo je të Shqipërise dhe t’Arbërisë.

Me gur-madhe të keinë pështruar

Thanë se u buarsh nga jeta,

Thanë se u thajte, thanë se vdiqe

Vune nje pempë të hollë në varr.

Edhe thanë:

“Kjo ishtë nga rrënja e parë”.

Thanë të rrema, thanë psefti

Logapiasesin pa ty.

Rrënjë e fortë, rrënjë e argjendtë

Hape dhenë, e çajte gurin

Dhe ne diall nxore kurmin!

Nxore kllara, nxore fleta

Dhe gëzonet tuti jeta.

Bekuar rrënjë e bekuar nga Mëma-Dhe,

Bekuar rrënjë nga Zoti Diall!

Bekuar rrënjë me ujit Detit:

Lulëzo si bukuria e Afrodites!

Lulëzo si dhri ne malj,

Trimëronu, lulëzo dhe bukuronu.
 
Top