11-01-46

feshfeshe

Primus registratum
11-01-46

ME 11 janar 1946 Shqiperia u shpall Republik!! dy vjet mbas luftes se dyte boterore,mos valle diskutohej per nje republik te tete te ishe jugosllavise nga viti 1944 deri 1946.Kush jan meritat historike te atije qe e shpalli.Ju lutem shkruani mendimet tuaja.
 

jula

Primus registratum
Re: 11-01-46

Po e ke hapur temen me idene e dekorimit moral te atij qe e shpalli, i ke bere hesapet pak si nxituar.
Une e kuptoj vleren historike te rezistences antifashiste, por keshtu si e shtron problemin ti, me sjell nder mend vetem felliqesine e brendise se asaj kushtetute, satelitizmin ne bllokun sovietik (ku eshte sovraniteti real?), etj.
Dite e zeze, date katran, meqe kemi mundesine te jemi ne 2003shin dhe ti vleresojme ndodhite ex-post. U kuptuam?
 

Rita Azem

Primus registratum
Re: 11-01-46

Interesant pyetja dhe më dyket e sinqertë ose të paktën kështu dua ta kuptoj.
Përshëndetje opinga!
1. Jugosllavia ka pasur 6 republika dhe 2 krahina autonome, kështu që Shqipëria nuk mund të bëhej republika e 8-të pa pasur të 7-tën.
2. Shqipëria dhe ata që dolën nga lufta me të vërtetë besonin në idealet për të cilat kishin luftuar por asnjë nuk mund të parashikonte se c'do të ndodhte. A mund ta parashikonte lidershipi i viteve 1992-1997 se politika e tij do conte në shkatërrimin e mëtejshëm të Shqipërisë? Sigurisht që po se ai vetë e përgatiti duke dashur tu bëjë varrin të tjerëve ra vetë brënda, m.gj.s leh akoma.
3. Shqipëria u shpall republikë popullore do apo nuk do julia sepse erdhi populli në pushtet. Si duhet kuptuar kjo? Të gjithë punonin, të gjithë studjonin të gjithë e donin atdheun e tyre ndonëse nuk kishin prona e pasuri. Ata mbronin atë që ndërtonin se ishte e të gjithëve dhe jo vetëm bie fjala e një familje. Njerëzit punonin për vehte, të gjithë ishin të një niveli dhe nuk ishin indiferent kur shihnin se dikush bënte një veprim të pahijshëm në rrugë. Po sot? Pushteti është i disave, i atij që ka kapitalin, ai që ka paranë bën me ty si të dojë. Kush nuk njeh historinë bën mirë që pyet, kush e njeh po do ta shtrembërojë do ta vrasë ndërgjegja, kush nuk e njeh dhe nuk do ta njohë do vijë një kohë që do të harrojë emrin e vet.
Ju falemnderit.
 

jula

Primus registratum
Re: 11-01-46

Do apo nuk do Julia perkufizimi i "demokracise" apo pushtetit te popullit eshte nje tjeter...
Kjo republika ne fjale ishte nje hap para vetem per te drejten kushtetuese dhe vetem ne krahasim me monarkine.
-Ju intereson procesi/dinamika e votimit apo eshte siperfaqesore ta bej si pyetje?
Apo, qe mos te dukem si shume e "djathte":
-E drejta e manifestimit?
-E drejta e greves? :shrug:

Pushteti eshte i disave, i atij qe ka kapitalin...
Shuuume dakort, ke harruar te thuash vetem se ata "disa qe kane kapitalin" jane numerikisht shume here me teper se "ata disa qe kishin kapitalin", me shume se anetaret e Byrose politike me nje fjale.
 
Top