100-VJETORI i REVOLUCIONIT Të FLOKëVE
Të shkurtra, të gjata, me shkallëzime dhe asimetrike: ky model lindi në Paris në vitin 1909, nga duart e parukerit polak, Antoni Cierplikowski. Dhe femrat ndihen vërtet mirë me të, pasi bëri revolucionin në jetët e tyre: është seksi, elegant, praktik dhe </p>
Vjen një moment kur gjithçkaje i kalon koha. Në moshën 4-vjeçare për ne ka menduar nëna, që me një gërshërë në dorë, pa u menduar gjatë, na i ka prerë shkurt flokët si të një djali. Në moshën 15-vjeçare jemi bërë tashmë gra dhe heqim dorë nga flokët e gjata, si një vajzë e mirë dhe përqafojmë stilin “alla Victoria Beckham”. Në moshën 30-vjeçare kërkohet një paraqitje seksi dhe prerja e preferuar është ajo Valentino. Në 50, 60, 70 vjeç kërkohet një dorë nga të erajt dhe më shumë preferohen të shkurtra, ku i lihet hapësirë elegancës.
Ne gratë e dimë mirë: “caschetto” është si një dashuri e vjetër, që herë pas here të vjen dëshira ti rikthehesh. Një dashuri e përjetshme, që nuk i tregon vitet. Dhe është e vështirë ta besosh, po tani janë 100 vjet. Ka qenë pikërisht viti 1909 kur Antoni Cierplikowski, një paruker polak, prezantoi këtë model, që do të ndryshonte përgjithnjë jetën e stërgjysheve tona, gjysheve, nënave apo motrave më të mëdha. Pra mjaft më me flokë të gjata si Maria Maddalena, nuk keni për të qenë më pak femërore me pak centimetra flokë mbi kokë.
Dhe centimetër pas centimetri flokët marrin tjetër formë: lind kështu modeli “carre”, që nga frëngjishtja përkthehet në kuadrat. Është krijuar pikërisht mbi precizionin gjeometrik të këtij modeli prerje. Dhe menjëherë ky model u bë i preferuar nga gratë.
Nga të gjitha klasat sociale dhe liberale, të bashkuara në një thirrje (thirrje të heshtur): “Mjaft më me këto flokë, mjaft më me supremacinë mashkullore!” Meritë për këtë pati padyshim aktorja e famshme e filmave pa zë Louise Brooks (e njëjta që frymëzoi Guido Crepax për Valentinën e tij), që zgjodhi modelin “carre” dhe nuk e braktisi më kurrë. Jemi në fundin e viteve 20, ku e drejta universale duket ende shumë larg dhe femrat janë duke luftuar “underground” për të gjetur emancipimin në një shoqëri totalisht maskiliste dhe një gjë e tillë nuk mund të bëhej në një vend më të mirë se në sallonet e bukurisë apo berberët personalë. Në Paris, ku Coco Channel del në xhiro me pantallona, pi cigare duke rregulluar “xhufkën” e saj, ashtu si në Nju Jork, ku gazetarja dhe shkrimtarja Dorothy Parker, një dashamirëse e pijes dhe e meshkujve, është tërhequr nga ky model shumë dallues. Pjesërisht në modë në vitet 40 e 50, “caschetto” bëri një rikthim shumë të bujshëm në vitet 60. Dhe një prej modeleve që ka spikatur më shumë vjen pikërisht nga Italia. Në vitin 1966, në skenën e festivalit të famshëm të Sanremos, shfaqet Caterina Caselli. Kjo zonjë, me pamjen e një djaloshi çapkën, thërret në mikrofon: “Nessuno mi puo guidicare” (Askush nuk mund të më gjykojë). Të gjithë mbetën të mahnitur nga zëri i saj brilant, por më shumë nga koka e saj në formën e vezës, që u shit si model nga parukerët milanezë Vergottini. Por në skenë shfaqet edhe Raffaella Carra, që i përzien edhe njëherë tjetër kartat, duke propozuar sërish modelin “carre”, por më të gjatë, me flokët që varen mbi supe. Me thekë apo pa thekë, bionde, të bardha apo platin, ajo mbetet modeli i saj i famshëm, thuajse në një perfeksion. Dhe modeli i Raffaella Carra është një model që të gjitha femrat janë përballur”.
Edhe sot e kësaj dite ky model prerje gëzon një përhapje të gjerë dhe mund të quhet pa frikë si një rini e dytë për shumë gra. Me këtë model mund të shikosh Katie Holmes, Paris Hilton, drejtoreshën e famshme të “Vogue America”, Anna Wintour, ministren italiane Mara Carfagna, si edhe prezantuesen e njohur Simona Ventura, që është kënaqur pas modelit “alla Valentina”. Për këtë të fundit flet më shumë parukeri i saj, Roberto Farruggia, cili pohon se prezantueses së madhe italiane i pëlqen shumë modeli “caschetto”: “Simona është një admiruese e modelit caschetto dhe ndihet mjaft mirë me të”.
Por duket se femrat ndihen vërtet mirë me këtë prerje. A u pëlqen të gjithave? Sigurisht! Mjeshtërit e gërshërëve thonë që është vërtet special, pasi mund të realizohet në shumë modele, të gjata, të shkurtra, të varura përpara dhe shkurt nga pas, pra një pafundësi modelesh, sipas fantazisë dhe dëshirës së femrave. Kjo duket se është një zgjidhje shumë e mirë për të gjitha femrat dhe në 100-vjetorin e tyre, ato kanë shumë mundësi zgjedhjeje.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26345. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26345