Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare
Në muajin Gusht të vitit 2005 eksporti u ul nga 6,470 mln lekë në 3,807 mln lekë (41.2%) në krahasim me Korrikun e 2005, dhe u rrit 2.2% në krahasim me muajin Gusht të 2004. Importi u rrit nga 21,410 mln lekë në 21,787 mln lekë (1.8%) në krahasim me një muaj më parë të vitit 2005, dhe krahasuar me muajin Gusht të 2004, importi rritet me 17.3%. Ndihmat në këtë muaji janë 36 mln lekë. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 17,980 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 20.3% ndaj muajit paraardhës dhe 21% rritje në krahasim me muajin respektiv të vitit 2004. Në këtë muaj,tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 62.6%. Partnerët kryesorë tregtarë edhe gjatë në këtë muaj ishin Italia dhe Greqia. Eksporti me Italinë është 61.3% dhe importi 20.7%. Kurse me Greqinë, eksporti është 14.4% dhe importi 17.5%. Gjatë këtij muaji disa nga partnerët tanë tregtarë më të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë respektivisht: Maqedonia, Brazili, Bosnje-Hercegovina, Franca, etj, (për eksportin) dhe Kina, Finlanda, Rusia, Turqia, Gjermania, etj, (për importin). Duke krahasuar të dhënat e këtij muaji me të dhënat e muajit paraardhës për disa nga grupmallrat më kryesore shohim se: Eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u rrit nga 62 mln lekë në 67 mln lekë (9%). Ndërsa eksporti i grupit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul nga 195 mln lekë në 93 mln lekë (52.4%), “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul nga 1330 mln lekë në 640 mln lekë (51.9%), “Tekstile dhe këpucë” u ul nga 3620 mln lekë në 1,991 mln lekë (45%), etj. Importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit nga 1628 mln lekë në 2,937 mln lekë (80.4%), “Ushqime, pije, duhan” u rrit nga 3,111 mln lekë në 3,772 mln lekë (21.3%), etj. Ndërsa importi i grupit “Lëkurët dhe artikujt prej tyre” u ul nga 529 mln lekë në 222 mln lekë (58.1%), “Tekstile dhe këpucë” u ul nga 2,727 mln lekë në 1,634 mln lekë (40.1%), etj. Treguesi i specializimit shpreh diferencën ndërmjet përqindjes që zë eksporti i çdo produkti ndaj eksportit në total dhe përqindjes që zë importi i çdo produkti ndaj importit në total. Ky tregues llogaritet vetëm për grupproduktet e nëntë seksioneve të Sistemit të Harmonizuar (HS). Shohim se për muajin Gusht të vitit 2005 ky tregues është rritur në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2004 për grupin “Tekstile dhe këpucë”.
http://www.instat.gov.al/