100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Leopardii

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

ke te drejte MLK .
qe ne jemi " JETIM " se nuk kemi SHTET qe te na mbroje tashme dihet.

problem eshte: se cfare duhet te bejme ne keto kushte qe ndodhemi :shrug: , pra pa shtet apo me shtet te Degjeneruar ?

po te kishte SHTET ......i di lala si i be petullat , e ja tregonim mire atij kusheririt te Anastas Angjelit me ate "Anoil" qe na e shet naften D2 per D1 e me 1250 lek/litrin.

prandaj duhet ta veme rradaken ne pune me shume se popujt e tjere ne SHQIPOT.....se ska kush na mbron se skemi SHTET.

kjo sdo te thote qe vetem te flasim e pastaj te rrime e te na e fusin gjithmone Maskarenjt (se te tille jane)te tipit "Eurodrin", "Elda", "Anoil", "Rampetrol" , "Fisheku". :shrug:

duhet reaguar me pushtetin tone si konsumator , e shpresojme qe te kemi edhe ndihmen e njerezve te "Mire" qe kerkojne qe dicka te ndryshoje ne vendin tone.

ata gazetar te "Mire" qe shkruan ate artikull e dhane kontributin e tyre.....u takon konsumatorve SHQIPTAR qe ta cojne deri ne fund punen kunder Maskarenjeve. /pf/images/graemlins/wink.gif :shrug:
 

MLK

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Ne rastin konkret duhet theksuar se eshte nga te paktat raste kur nje gastear apo gazete shqiptare merr iniciativen dhe guximin qe te beje nje investigim gazetarie. Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet por ajo qe vlen per tu permendur eshte fakti qe rezultatet e ketij investigimi denoncojne hapur vjedhjen e ketyre karburanteve ndaj konsumatorit, ndaj arkes se shtetit, si dhe mosegzistencen totale te funksionimit te shtetit.
Ne rast se diçka e tille do te ndodhte ne nje vend normal, drejtori i organizmit kontrollues shkarkohej direkt nga puna, e abuziesit e pikave te karburanteve ishin ne bankat e te akuzuarit per ndjekje penale( vetem mospagimi i TVSH ben pjese ne kodin penal e jo civil /pf/images/graemlins/wink.gif ).
Pra me behet qejfi qe kompanite qe abuzojne me konsumatorin denoncohen hapur me emra e nekete forme tu bjere biznesi, dhe ne te njeten kohe permendet nje komapni qe te pakten me cilesine ka zbatuar standartet.
Nuk e di sa cilesore ka qen investigimi po te pakten meriton ti hiqet kapelja Gazetes Shqiptare per iniciativen ne kete drejtim e le te marrin shembull gazetat e tjera ne Shqiperi qe as e kane idene se çdo te thote investigim!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Ermal Nazifi :thumbsup: :thumbsup: - 13/09/2005

Ta zhdukim varfërinë, duke blerë prodhime shqiptare

Lëvizja “Mjaft!” dhe OXFAM po përpiqen t’i ndërgjegjësojnë shqiptarët që të blejnë prodhime vendëse, si mënyra më e thjeshtë dhe më e mirë për ta zhdukur varfërinë


Shumë thonë se Shqipëria është vendi më i varfër i Europës. Në mos më i varfëri, i dyti ose i treti nga fundi. Shumë të tjerë thonë se kjo nuk është e mundur, duke parë se përditë në Shqipëri ngrihen lokale luksoze që janë të mbipopulluara me njerëz të ndryshëm, pavarësisht nga çmimet e kripura, apo shtohet numri i makinave luksoze të tipit të fundit Mercedez, BMV, Hummer etj.
Megjithatë, lufta ndaj varfërisë është e rëndësishme e po zhvillohet edhe në Shqipëri. Një mënyrë mund të jenë politikal liberalizuese për bizneset e vogla e të mesme, një politikë tjetër mund të jetë shtimi i përfitueseve dhe i përfitimeve nga asistenca sociale.
Një mënyrë tjetër është ndërgjegjësimi i publikut për të blerë sa më shumë prodhime të vendit.
Mesa duket, këtë metodë për ta luftuar varfërinë e kanë zgjedhur OXFAM dhe “MJAFT!”-i.
Tashmë, në zona të ndryshme të Tiranës, veçanërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mund të shohësh disa postera me mesazhin e thjeshtë “Lufto varfërinë, bli prodhuar në Shqipëri!” :thumbsup: . Në këtë mënyrë synohet që të gjithë të ndërgjegjësohen të mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, thjesht duke i shpenzuar paratë e tyre në blerjen e prodhimeve shqiptare. Në vend të pulës hungareze, të blihet pulë fshati; në vend të bananeve, frutat e stinës; në vend të mozarelës apo guda e parmixhano, të përdoret djathi i bardhë apo kaçkavall vendi; në vend të qumështit Parmalat, qumësht nga fabrikat shqiptare të prodhimit; në vend të birrave gjermane, italiane, australiane, birrë shqiptare; në vend të Antalias të bëhen pushimet në Sarandë etj. :thumbsup: :shrug:
Një gjë e tillë do të ndihmojë, pa dyshim, zhvillimin e prodhimit vendës, rritjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Por, nga ana tjetër, edhe eksportuesit nuk do të dëmtohen shumë. Kjo, pasi prodhimet e vendit, të krahasuara me nevojat e konsumit, janë të ulëta.
Megjithatë, edhe prodhuesit shqiptarë duhet të jenë më të gatshëm që ta ndihmojnë publikun në suksesin e kësaj fushate. Jo rrallë konsumatorët ankohen për cilësi të ulët, “hile” në prodhimet e vendit dhe çmime tepër të larta.
Fushata
Fushata e zhvilluar në Shqipëri është pjesë e lëvizjes së madhe botërore kundër varfërisë.
Kjo fushatë ka si moto “Ta bëjmë varfërinë pjesë të së kaluarës” apo në anglisht “Make poverty history”. Kjo fushatë ka filluar me një udhëtim me anije i rreth 30 aktivistëve të rinj të lëvizjes “Mjaft!” në bregdetin shqiptar, në vendet më bukura, si Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Divjaka, Semani, Vlora, Dhërmiu, Himara, Saranda, Butrinti. Aktivistët e “Mjaft!”-it, në vendet ku kanë qenë, përveç shijimit nga vetë ata të prodhimeve lokale, kanë organizuar një fushatë ndërgjegjësimi e aktivitete të ndryshme. Aktivistët shpërndanë materiale ndërgjegjësuese, si postera, shirita të bardhë e fletëpalosje që shpjegonin fushatën kundër varfërisë. Gjithashtu janë kontaktuar edhe bisneset e vogla, me të cilët është diskutuar për rëndësinë e prodhimeve vendëse për zhvillimin ekonomik, si dhe promovimin më të madh të tyre.
Udhëtimi me anije, megjithëse mund të duket se është bërë për t’ua bërë qejfin aktivistëve, është bërë në fakt për dy qëllime: së pari, promovimi i turizmit shqiptar, dhe së dyti arritja e një numri sa më të madh njerëzish, të cilët nuk mund të gjendeshin gjatë gushtit në qytetet e mëdha. Përfaqësuesit e lëvizjes “Mjaft!” thanë për “Biznesin” se “kjo fushatë arriti ta sensibilizojë publikun e gjerë, me të cilët u takuam gjatë udhëtimit, për rëndësinë e produkteve dhe shërbimeve vendëse”.

http://www.biznesi.com.al/index.php?lang...ec75f7ae1a7c07e
 

MLK

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Thelbi qendron po si gjithmone forma çalon :rolleyes: Biznesi eshte pragmatizem e jo dogmatizem!
Kjo lloj formule nuk funksionon dot as ne vendet me te zhvilluar ku "Made in X" ka nje vlere te madhe ne syte e opinionit e perben garanci cilesie serioze.
Amerikani ble mallra kinez, vetura japoneze, e djath francez dhe pse sdo me ja pa bojen, po eshte raporti cilesi/çmim qe i ben te shiteshme mallrat /pf/images/graemlins/wink.gif
Aksionet vullnetare ishin epoke e viteve 60 kur idealizmi mbreteronte ne bote e shpresat te medha per nje bote me te mire, tani se ha me njeri sapunin per djath!
Te krijohet nje Label per hotelerine qe te kontrolloje normat e cilesine e sherbimeve, te funksionoje koncepti i mbrojtjes se kosnumatorit nepermjet organizmave serioze...
Nuk mund ti kerkohet popullit te blej qumesht shqiptar ne vend te parmalat nese qumeshti shqiptar nuk permbush normat minimale te higjenes!
Nuk mund ti kerkohet nje familjeje qe ka punuar gjithe vitin e deshiron te shplodhet me pushime e ti kaloje ne Sarande duke paguar dyfishin e çmimit te Antalya et me sherbim me te dobet! Si mund te blesh djath shqiptar per patriotizem kur ti blen te i njeti prodhues e nga dita ne dite djathi ka shije te ndryshme!!!
Nuk ka budalla besoj te jete kundra konceptit te uljes apo zbutjes se varferise e moralisht te gjithe duhet te kontribojme, por jo duke u kerkuar popullit te sakrifikohen per te tjere, pasi ketu kalojme ne absurditet.
Se kesaj i thone meqe komshiu eshte i varfer jeto ne ti si i varfer per solidaritet!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Shyqyri Duraku, deputeti aktual i PS-së kandidon në zonën e Kamzës, duke synuar kështu të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 korrikut. Zoti Duraku ka lindur në vitin 1954 në qytetin e Kukësit. Kandidon në zonën zgjedhore 43, si përfaqësues i Partisë Socialiste, ndërkohë që nuk është anëtar i PS-së. Duraku është i martuar dhe ka pesë fëmijë. Studimet e larta i ka kryer në universitetin e Tiranës për Shkenca politike. Shyqyri Duraku pjesën më të madhe të jetës ia ka kushtuar biznesit, duke filluar nga viti 1990. Aktualisht është pronari i “Eurodrin” :smash: , një nga firmat e karburanteve më të mëdha në Shqipëri. Gjithashtu ai është dhe aksioner në shoqërinë e sigurimeve “Sigal”, si dhe në mjaft shoqëri të tjera, brenda vendit dhe në Kosovë. Eshtë një nga biznesmenët më të suksesshëm në vend.

panorama 6.6.2005

pa. MLK ..... mos kerko te na bindesh qe per hir te vjerres te flesh me mullixhiun eshte gje e mire :shrug:
e kemi provuar ne shqipot ne keto vite demokracie.

ncjerrim jashte shqiperise 1,7 miliard dollar ne vit ...e keshtu me vite me rradhe , edhe ai vend akoma nuk po behet.

ku po na con mushka ?????
 

MLK

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Leopardii, kjo shprehja qe ti sjell nuk ka lidhje fare me ate qe une them! Me duket se jam shume i qarte ne ate qe shkruajta e po e rithem qe nuk mund te shtysh njerezit te blejne prodhime Made in Albania ne rast se produktet nuk pelqehen apo jane me pak interesante se sa konkurentet e tyre ne treg.
Kur mullixhiu eshte top model, nuk shkohet per inat te vjerres po se nuk ben burri /pf/images/graemlins/wink.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

MLK ke folur shume mire. Do te shtoja vetem se koha e "te mbeshtetemi vetem ne forcat tona" dhe "bare do te hame, e armikut nuk i shitemi" ka perenduar me kohe.
Nje nga paradokset e "komunizmit" ishte se prej natyre komunizmi bashkon proletaret e te gjitha vendeve pertej kufinjve, nderkohe qe ai kerkoi veteizolim. Sigurisht, sot ne dime me shume dhe e kemi kuptuar se izolimi ishte e vetmja menyre per ta mbajtur popullin te nenshtruar. Po keshtu injoranca dhe mediokriteti ishin dy forma, te cilat nen petkun e anti-globalizmit (me falni po ketu do te qesh, pa dashur te ofendoj njeri! hahahaha!!!) kane sherbyer per te manipuluar e kontrolluar.

Nje hall tjeter qe kam une eshte se po te bejme analiza gjaku, zor se gjejme ndonje 100% midis nesh :wink:
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] MLK ke folur shume mire. Do te shtoja vetem se koha e "te mbeshtetemi vetem ne forcat tona" dhe "bare do te hame, e armikut nuk i shitemi" ka perenduar me kohe.
Nje nga paradokset e "komunizmit" ishte se prej natyre komunizmi bashkon proletaret e te gjitha vendeve pertej kufinjve, nderkohe qe ai kerkoi veteizolim. Sigurisht, sot ne dime me shume dhe e kemi kuptuar se izolimi ishte e vetmja menyre per ta mbajtur popullin te nenshtruar. Po keshtu injoranca dhe mediokriteti ishin dy forma, te cilat nen petkun e anti-globalizmit (me falni po ketu do te qesh, pa dashur te ofendoj njeri! hahahaha!!!) kane sherbyer per te manipuluar e kontrolluar.

Nje hall tjeter qe kam une eshte se po te bejme analiza gjaku, zor se gjejme ndonje 100% midis nesh :wink: [/qb]
Me kete qe the sapo provove qe ai regjim qe iu shit shqiptareve per komunizem 50 vjete me pare nuk kishte lidhje me komunizmin e vertete. Keshtu qe nderkohe qe komunistet dhe e majta e sotme nderkombetare flet kunder globalizmit dhe te keqijave te tij, ti s'ke pse merr premisa nga pervoja pseudokomuniste e shqiptareve per te treguar se komunizmi i vertete ia fut kot edhe kur flet per rrezikun e uniformizimit te jeteses se njerezimit dhe shnderrimit te tij ne nje armate robotesh.
 

preator

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Kjo eshte ironia, ne gjithmone do dalim me "Katolike se Papa" dhe do sakrifikohemi per lloj-lloj dogmash/dokrrash ekonomike qe na vijne (dje nga lindja e sot nga perendimi)!
Nuk kam asgje se cfare ti shtoj komentit te fundit te "Proletarit", vecse te them qe jam 110% dakord me te.
Duhet te jesh ne rastin me te mire naiv apo qorr apo ne rastin me te keq "cirak" i terrorizmit ekonomik qe sot njihet nen termin globalizem, treg i lire neoliberizem!
Po gjithmone naive dhe tutkune do mbetemi ne Shqiptaret qe shkaterruam edhe ate ekonomi dhe shtet social qe trasheguam ne shkembim te denglave te "ekonomise se lire te tregut" qe vetem kane ekqesuar gjendjen ekonomiko-sociale te popullit dhe i kane vene mbi samar edhe 1 miljard $?
Dhe pastaj njerzit cuditen se pse nje pjese e popullates ne Lindje ka nostalgji per "Shtetin njepartiak totalitar", pak e dine dhe e thone se ne kohen e Brezhnjievit mesatarja e jetgjatesise se popullates ne Rusi ishte 69 vjec, kurse tani 55!
Prtizanet e idese se eliminimit te shtetit mbi ceshtjet ekonomike/financiare/sociale jane ata ujq qe duan te bindin delet qe te perzene bariun se kjo eshte ne interes te deleve!

P.S. Ky postim ka lidhje me postimin e proletarit qe figuron tek forumi i vjeter!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

http://www.corriere.it/Primo_Piano/Politica/2005/10_Ottobre/05/ciampi.shtml

«Aiutiamo le imprese, compriamo italiano» L'appello del presidente della Repubblica, Carlo Azeglio Ciampi: «Così diamo un impulso all'attività delle nostre aziende» STRUMENTIVERSIONE STAMPABILEI PIU' LETTIINVIA QUESTO ARTICOLO

Il presidente della Repubblica, Carlo Azeglio Ciampi (Ap)
AOSTA - Nella sua visita di martedì a Verbania aveva difeso la costituzione e parlato di economia inviando segnali di ottimismo. Oggi ad Aosta, dove prosegue il suo viaggio per incontrare gli amministratori delle province italiane, il presidente della Repubblica, Carlo Azeglio Ciampi, ha esortato gli italiani a sostenere il made in Italy: «Quando compriamo un prodotto italiano - ha detto il capo dello Stato -, diamo impulso all'attività delle nostre imprese».
FIDUCIA NEL FUTURO - Ciampi ha ripreso il filo del discorso avviato a Verbania e ha esortato a guardare al futuro con maggiore fiducia: «Ce la possiamo fare - ha osservato il presidente -. Non siamo condannati a registrare statistiche negative. Anche dai più recenti dati Istat sulla produzione qualcosa sembra muoversi nella giusta direzione. Ci sono segnali di risveglio, di voglia di riscatto, di idee imprenditoriali nuove». In questo contesto «il problema maggiore resta la domanda interna stagnante, sia i consumi sia gli investimenti. Le imprese e le famiglie, per l'incertezza del futuro, sono trattenute dall'investire e dallo spendere».
IL MADE IN ITALY - Poi l'invito ad una maggiore attenzione al made in Italy: «Dobbiamo tornare ad acquistare prodotti, stando attenti ai prezzi e alla qualità, come giustamente chiedono le organizzazioni dei consumatori, ma anche con la consapevolezza che, quando compriamo un prodotto italiano, diamo impulso all'attività delle nostre imprese». /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

preator

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Shtoji ketu edhe nderhyrjet e fuqishme te Kryeministrit Francez ne mbeshtetje te ekonomise dhe kompanive Franceze (patriotizmi ekonomik). Rasti i fundit ka te beje me perplasjen me HP-amerikane qe ka perfituar miljona e miljona nga autoritetet lokale franceze dhe nje dite te bukur pushon nga puna mijra njerez dhe j'ua dergon punet ne .....Indi!
Franca i kerkoi rimbursim!
Nese ata nuk pranojne (ka pak te ngjare) nuk do kene me "qofte te daja" ne te ardhmen ne France!
Cdo shtet duhet ta kete jo vetem te drejte po edhe detyre te mbroje ekonomine vendase (nje refleks i kesaj eshte edhe blerja e mallit te prodhuar ne vend)!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

kam lecuar qe franca ka bere edhe nje liste te nderrmarrjeve qe nuk mund ti blej asnje i huaj.
 

preator

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Dhe shume mire e kane: nese ti do "carta bianca" te blesh kompanite e mia te njejten gje do kerkoj edhe une nga ty! Qofte ke daja nuk ka.
HP kishte perftuar miljona $ nga Franca ne kuadrin e lehtesimit te investitoreve te huaj (ne blerje ambjentesh e zyrah me cmime perferenciale etj) dhe nje dite te bukur hedh me rruge 1400 veta dhe ua con punen ne Bangalore.
Ku jemi ketu ne Republika Bananesh apo ne Shqiperi?

Te njejten gje po pergatitet te beje edhe Rusia (po cakton zona ekonomike te rendesise strategjike (nafta, armatimet) ku nuk do lejohet perzjerja e te huajve......
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Normale, aty keshilltar ekonomik i kryeministrit nuk eshte nje anonim si ardi nurollari qe ka lexuar vetem nje liber ne jeten e tij, ate per terapine shock dhe e perserit edhe naten ne gjume (ne dialekt katnari berati, natyrisht).
 

preator

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Proletar! E kam vene re "budallallekun" e Nurollarir prej kohesh. Di gje per te? Kush eshte, C'shkolle ka bere, ku paguhet (ne c'grazhd ha)?
Nese do na jepje ca informacione per kete bukurosh neoliberist do na beje vertet nje nder te madh.
 

MLK

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Qeka kthyer ne teme th&th kjo me duket lol
 

preator

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

Me te tille keshilltare (bile shef keta kane Imamin qe akoma nuk ka depozituar ne garderobe uniformen e Gjeneralit) Berisha e ka shume mire punen!
Pse nuk merr dhe Namik Hotin qe te pakten eshte i sinqerte dhe deklaron hapur se ne Europe duhet te hyjme me prostitucion, kriminalitet droge e rrenim te cdo gjeje kombetare!
Aferim!
Mire i paska punet Shqiperia.......
 

Leopardii

Primus registratum
Re: 100% shqip -- Konsumo produkte shqiptare

sa shpejt e ngriten zerin greket kur ju bllokohet eksporti ndaj shqiperise /pf/images/graemlins/shrug.gif

Gripi i pulave, sherr Shqiperi-Greqi

E Hene, 24 Tetor 2005

Qeveria helene i dorezoi dje ambasadorit tone ne Athine, Bashkim Zeneli, nje note zyrtare ku i kerkon anullimin e menjehershem te ndalimit te importimit te pulave nga ky vend. Deklarata e plote dhe si perligjet kerkesa e pales greke

Editon KURANI

TIRANE - Nje note zyrtare e ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit te Greqise per Shqiperine, kerkon heqjen e sanksioneve ndaj vendit fqinje per importimin e pulave, iu dorezua dje ambasadorit tone ne Athine, Bashkim Zeneli. Lajmi konfirmohet nga nje deklarate e posacme qe e publikoi dje, qeveria greke. Ne noten qe ministria greke i ka dorezuar dje zyrtarisht, perfaqesuesit te diplomacise shqiptare ne Athine, Bashkim Zeneli, deklarohet se cdo lloj alarmi eshte i pajustifikueshem.

Noten zyrtare e publikoi sekretari i Pergjithshem i dikasterit te Bujqesise dhe Ushqimit te Greqise, dr Hristos Angulas. "Ju nenvizojme se rezultatet e derisotme negative, te analizave te shpendeve nen dyshimet per gripin e pulave H5N1, ne Greqi, nuk justifikojne ne asnje menyre dhe rrethane, zbatimin nga ana e qeverise dhe institucioneve shteterore shqiptare, te disa masave qe synojne ndalimin e importimit te pulave dhe shpendeve te tjere nga vendi yne". Me tej ne noten e qeverise helene thuhet se "aplikimi i masave qe vendosi qeveria e Shqiperise ne rendim te vendit tone, jane te pajustifikueshme, ndaj kerkojme qe ato te anullohen. Ky hap, mendojme se duhet te jete nje tregues i fqinjesise sone te mire dhe te bashkepunimit tone ne te gjitha fushat, duke perfshire sigurisht, edhe ate te tregtise". Ne fund te notes zyrtare greke, vihet ne dukje se "eshte e njohur tashme per te gjithe se Greqia, zbaton me perpikmeri, direktiven e Bashkimit Evropian, nr 92/40/EEC ne lidhje me masat per mbrojtjen nga gripi i pulave H5N1, ndaj cdo shqetesim i metejshem nuk eshte i justifikueshem".

Nderkohe, ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Aleksandros Kondos, konfirmoi dje per mediat vendase se i kishte kerkuar zyrtarisht ministrit grek te Puneve te Jashtme, Evripidhi Stilianidhi, qe te dorezonte noten ndaj autoriteteve shqiptare. Kondos, tha se nota e pergatitur nga ministria qe ai drejton, iu dorezua qeverise shqiptare, permes ambasadorit Bashkim Zeneli.

Kondos deklaroi se ministria e Puneve te Jashtme e Greqise duhet te negocioje ne vijim me palen shqiptare, per te anulluar masat e marra ne drejtim te ruajtjes nga gripi i shpendeve, duke rilejuar importimin nga ky vend, te pulave dhe nenprodukteve te tyre nga Greqia. "Kjo ministri, te shfrytezoje te gjitha hapesirat per te bindur Shqiperine qe te anulloje masat e saj", tha Kondos, duke shtuar se e njejta kerkese i eshte bere dje, edhe Bullgarise dhe FYROM-it (Ish Republika Jugosllave e Maqedonise).

Nderkohe, ne nje shkrese zyrtare qe dje, drejtori i pergjithshem per mbikeqyrjen e shendetit te kafsheve ne ministrine greke te Bujqesise, Vasilios Stylas, i dergoi dje homologut te tij shqiptar, Zace Malaj, e informon ate per rezultatet e analizave te pulave te dyshuara si te infektuara nga gripi i shpendeve H5N1 ne nje ishull helen.

"Ne vijim te leterkembimit tone me numer referimi, 309790, date 18.10.2005, deshirojme t'ju informojme se kampionet e rinj te gjakut, te dates 17.10.2005, te cilat u derguan ne laboratorin kombetar te Selanikut, ishin sierologjikisht negative. Te njejtat rezultate negative, jane perftuar edhe nga ekzaminimet e shpejta RT-PCR, te kryera njekohesisht, ne laboratorin e Londres ne Britanine e Madhe".

Deklarata vijon me sugjerimin se "pas ketij zhvillimi, eshte determinante qe masat ndaluese qe keni sanksionuar kohet e fundit ndaj Greqise, te rishikohen ne drejtim te refuzimit te importimit nga ana e Shqiperise, te pulave dhe shpezeve qe vijne nga Greqia si dhe te nenprodukteve te tyre". "Nga ana tjeter, duam te saktesojme edhe faktin se keto produkte, vijne nga krahina dhe zona te nje distance te larget nga ku u identifikua gripi i pulave pak jave me pare ne Greqi, ku edhe atje, eshte ndalur infektimi". Ne keto kushte, autoritetet helene, besojne se, "eshte plotesisht e pajustifikueshme qe te vazhdohet me ndalimin e importit te pulave nga Greqia ne drejtim te Shqiperise dhe kerkojme qe te terhiqet ky vendim". Qeveria helene thote edhe se "deshiron te beje me dije se eshte e njohur boterisht, qe Greqia ka zbatuar plotesisht, direktiven e Bashkimit Evropian, nr 92/40/EEC". Me tej, ajo shton: "Ne kete menyre, cdo lloj alarmi eshte i pajustifikueshem".

Para disa ditesh ne Kakavije, u bllokua nje kamion me 3 360 pula te cilat vinin nga Greqia. Shpendet e gjalle, u ndaluan te hyjne ne territorin shqiptar. Per shkak te qendrimit disa dite ne arka pa ushqim dhe nga asfiksia, dhjetra pula ngordhen. Me nje vendim te qeverise sone, u krye groposja e te gjitha pulave te gjalla, ne nje zone mes kufirit shqiptaro-grek.
 
Top