10 zbulimet astronomike më të rëndësishme

Seyfert

Valoris scriptorum
15281835_10154466180359760_2053805811_n.jpg

Astronomia është një shkencë që studion objekte qiellore të tilla si yjet, galaktikat, planetët, kometat dhe fenomene jashtë atmosferë së Tokës, si për shembull rrezatimi i sfondit kozmik.

Astronautët na tregojnë imazhet më të bukura e planetëve të largët me ndihmën e teleskopëve.

Në këtë listë paraqiten zbulimet më të rëndësishme që astronautët kanë zbuluar ndër vite.

Lëvizja e yjeve dhe planetëve

movement-stars-and-planets.jpg

Mijëra vjet më parë yjet dhe planetët, kanë qenë objekte hulumtimesh dhe studimesh nga grekët e lashtë, babilonasit, egjiptianët, indianët, maja dhe persianët. Yjet kanë qenë pjesë e praktikave fetare dhe navigacion qiellor dhe orientim. Yjet më të shndritshëm dhe planetëve u janë vënë emra që përfaqësonin personazhe mbretërore, mitologjike dhe kafshësh. Astronomët islamikë në Mesjetë, vendosnin emra arab për shumë yje që janë në përdorim dhe në ditët e sotme dhe shpiken instrumente të shumta astronomike, të cilat mund të llogaritnin pozicionet e yjeve. Katalogët e parë të yjeve janë krijuar nga Eudosso di Cnido (shekulli V-IV,para Krishtit) dhe Ipparco di Nicea (shekulli II, para Krishtit). Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, William Herschel (1738-1822), ishte astronauti i parë që paracaktoi shpërndarjen e yjeve në qiell. Megjithatë, shekulli i XX, u karakterizua nga shumë përparime shkencore mbi studimin e yjeve dhe një ndihmë të veçantë e dha edhe zhvillimi i fotometrisë. Në vitin 1921, fizikani amerikan Albert A. Michelson (1852-1931), kreu matjen e parë të një diametri yjor me ndihmën e një interferometrisë optike. Nga këto vërejtje, u formua ideja e hershme për mocionet e planetëve dhe natyra e Diellit, Hënës dhe Tokës. Gjithashtu, Isac Njuton zbuloi forcën e tërheqjes gravitacionale, që mbi planetët vepron forca tërheqëse e Diellit.

Teoria heliocentrike

heliocentric-model-474x400.jpg

Nikola Koperniku (1473-1543), ishte njeriu i parë që propozoi teorinë heliocentrike të sistemit diellor. Puna e tij u korrigjua dhe u zgjerua nga revolucioni shkencor ndër vite. Koperniku studioi nga dijetarët grek dhe arabë, por edhe nga studimet dhe hulumtimet e tij ai arrit në përfundimin se Toka nuk ishte qendra e universit dhe së bashku më trupat e tjerë qiellorë të sistemit diellor, duke përfshirë planetët, asteroidet, meteoritët, kometat rrotullohen rreth Diellit dhe boshtit të vet. Dielli është ylli në qendër të sistemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi, të cilat janë të domosdoshme për jetën në tokë. Dielli është ylli më i madhe në sistemin diellor.

Ligjet e Keplerit

elliptical-movement-discovery.jpg

Në vitin 1609, astronomi gjerman Johannes Kepler (1571-1630) i tregoi botës se planetët lëviznin rreth Diellit në orbitat eliptike të tyre. Kështu, orbitat eliptike janë një nga zbulimet më të rëndësishme në fushën e astrologjisë. Në librin “Mysterium Cosmograhicum” 1597, ai publikoi rezultatet e para mbi studimet e bëra mbi sistemin diellor.

Në këtë libër, Kepleri zgjeroi punën e Nikola Kopernikut, ku Dielli ishte në qendër të universit dhe 6 planetë vërtiten rreth tij. Në “Astronomia Nova”, Kepleri paraqiti dy ligjet që mbajnë emrin tij, ndërsa ligji i tretë është paraqitur në “Harmonices mundi libri quinque”, 1619. Tre ligjet e Keplerit përcaktuan lëvizjen e planetëve rreth Diellit, që lëvizin në orbita eliptike, shpejtësinë e tyre rreth diellit dhe raporti ndërmjet periudhës së rrotullimit të planetit rreth Diellit dhe përmasave të elipsës është konstant.

Hënat e Jupiterit

moons-of-jupiter.jpg

Galileo Galileu (1564-1642), është konsideruar si një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës moderne. Ai shpiku teleskopin e parë për qëllime astronomike. Në vitin 1610, me teleskopin e krijuar nga ai, zbuloi 63 Hënat ose siç quhen ndryshe satelitët që rrotullohet rreth planetit të Jupiterit. Ato ishin Hënat e para të Jupiterit e zbuluara në krahasim me planetët e tjerë. Zbulimi i Galileos ishte një pikë kryesorë në favor të teorisë heliocentrike të Nikola Kopernikut dhe studimeve të tij, së bashku më të dhënat e tjera të reja nga teleskopi i tij: faza e Venus dhe malet në Hënë. Gjithashtu, ndër vite u vetëtuan se Toka dhe planetët e tjerë kanë Hëna.

Rruga e Qumështit

herschels-map.jpg

Frederick William Herschel (1738-1822), ishte një fizikan dhe astronom gjerman, që u mundua të përcaktonte shpërndarjen e yjeve në qiell. Ai krye një seri pamjesh në 600 drejtime dhe numëroi yjet përgjatë çdo linje syri. Me ndihmën e teleskopëve, ai arriti të bënte zbulimet më të rëndësishme të periudhës: në vitin 1787, satelitët e planetit të Uranit, Titani dhe Oberon, ndërsa në vitin 1789, Mimante dhe Encelado, satelitët e Saturnit. Në librin “On the Construction of the Heavens”, 1785, ai përshkroi strukturën tredimensionale të galaktikës tonë që quhet “Rruga e Qumështit”. Galaktika është një grumbull lëndësh, yjesh, sistemesh planetare, planetësh, mjegullnajash të gazat, re pluhuri. Gjithashtu, ai hartoi tre katalogë duke përfshirë 2.500 pjesë pluhuri të galaksisë.

Teoria e relativitetit

theory-of-relativity-560x355.jpg

Albert Einstein (1879-1955), ishte një fizikan i rëndësishëm të shekullit të XX. Ai është i njohur në botë me teorinë e tij të relativitetit. Në vitin 1905, në artikullin e tij “Mbi Elektrodinamikën e trupave në lëvizje” propozoi teorinë e relativitet, e cila është vepra e tij kryesore dhe konsiderohet si bazë shkencore e pikënisjes së teorive fizike në përgjithësi. Ajo çon shumë njerëz drejt përfundimeve dhe filozofike, dhe më tej, koncepte jashtë fushës se fizikës mbi hapësirën dhe kohën.

Einstein ka publikuar më shumë se 300 dokumente shkencorë dhe inteligjenca, origjinaliteti i tij ka bërë që të formohet emri “Einstein” sinonimi i fjalës “gjeni”. Albert Einstein është nderuar me shumë çmime akademike dhe shkencore dhe në vitin 1912, atij i është dhënë çmimi “Nobel” në fizikë.

Zgjerimi i Universit

expanding-universe-544x400.jpg

Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës ishte se “universi ruan një gjendje konstante dhe ka ekzistuar përherë pa fillim”. Por kërkimet, vëzhgimet dhe rezultatet e marra prej aparaturave moderne vërtetuan se universi është në lëvizje. Astronauti amerikan Edwin Hubble (1889-1953), ndryshoi pikëpamjen e universit. Ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër, nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim. Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në zgjerim e sipër.

Radio Astronomia

radio-astronomy-560x373.jpg

Radio Astronomia, është një degë e astronomisë që studion rrezatimet me valë të madhe, dhe është e ndryshme nga format tjera të astronomisë vëzhguese mbi valët e radios dhe trajtohet si valë e jo sifotonetet diskrete. Ajo është zbuluar nga inxhinieri dhe fizikani amerikan Karl Guthe Jansky (1905-1950), në vitin 1930. Edhe pse disa vale të radios prodhohen nga objekte astronomike në formën e emisionit termik, shumica e emisioneve të radios që është vëne re nga Toka është parë në formë të rrezatimi sinkrotron, e cila prodhohet kur elektronet luhaten rreth fushave magnetike. Përveç kësaj, një numër i vijave spektrale të prodhuara nga gazi ndëryjore, janë të vëzhgueshme në valët e gjata. Një shumëllojshmëri të gjerë të objekteve janë të dukshme në valët e gjata, duke përfshirë, gazet ndëryjore dhe bërthamat e galaktikave aktive. Radio Astronomia ka bërë të mundur edhe zbulimin e shumë yjeve dhe galaksive.

Rrezatimi i sfondit mikrovalë

cosmic-microwave-background-radiation-560x279.jpg

Fizikani amerikan, Arno Penzias dhe astronomi Robert Wilson, zbuluan në vitin 1964 rrezatimin e sfondit mikrovalë, ndërsa po punonin me një tip të ri antenash për valë të shkurtra. Në Kozmologji, “Cosmic Microwave Background Radiation – CMBR” – rrezatimi i sfondit mikrovalë, është rrezatimi elektromagnetik e teorisë së pranuar të Big Bangut, ku universi ynë fillon në një pikë të vetme dhe u zgjerua me kalimin e viteve. Gjatë zgjerimit të tij, universi ka pësuar disa faza revolucionare. Kur u formuan atomet e para, hapësira u bë transparente te rrezatimi, duke liruar energjinë që njihet sot si rrezatimi i sfondit mikrovale. Më pas iu nënshtrua një epoke të errët për shkak të mungesës së burimeve të energjisë yjore. Materia e akumuluar në rajonet e dendura, formoi retë e gazit dhe yjet e hershëm që gradualisht u bashkuan për të formuar galaktikat e parë. Me kalimin e kohës, këto u larguan shumë, dhe tani njihen si grupet e galaktikave. Zbulimi i rrezatimit i sfondit mikrovalë, ka dhënë prova eksperimentale në favor të teorive kozmologjike.

Ekzoplaneti

number-one-560x371.jpg

Ekzoplaneti është një planet që nuk bën pjesë në sistemin diellor dhe është një yll i ndryshëm nga i Tokës. Astronautët kanë besuar se ekzoplanetët kanë ekzistuar që në lashtësi. Më 5 tetor të vitit 1995, astronomët zviceran Michael Mayor dhe Didier Queloz, të dy të diplomuar në Universitetin e Gjenevës, zbuluan planetin e parë jashtë sistemit diellor që i ngjasonte Diellit në afërsi të yllit 51 Pegasi. Ditë më vonë, 12 tetor, studiuesit amerikanë Geoff Marcy dhe Robert Butler, konfirmuan se kishin zbuluar një tjetër planet të ngjashëm. Sot, rreth 500 ekzoplanete të tjerë janë zbuluar.
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Nga tre macoket dhe nje mace, bashkeudhetare te perhershem ne kohe te familjes time ne Shqiperi, Miu, cyryku, eshte edhe me i perkedheluri. Familja ime nuk deshiron te akuzohet per diskriminim, keshtu qe Miut qe i mungon edhe nje kembe, i vihet verdalle per t'i plotesuar te gjitha tekat, njera prej te cilave eshte edhe kruajtja e kafazit te kraharorit qe pamundesohet nga mungesa e njeres prej ekstremiteteve te felinit. Ne moment qe ai behet gati te kruhet, anetaret e familjes here me lapsa e here me shtiza (per thurrje) kryejne funksionin pa te cilin macokut nuk i gjendet derman. I ngrene, i lepire dhe i kruajtur, Miu mezi pret momentin e lojes me vellain tim i cili projekton me laser beams, here ne dysheme, here ne mure dhe here ne tavan nje mori objektesh nder te cilat edhe sistemin tone diellor. Meqe po flas per sistemin tone diellor, ngjarja traumatizuese qe ndodhi para shume vitesh kur Cupi (Tchoupie), qeni yne qe ishte ende bebe kafshoi dhe hengri Plutonin (planetin) ndersa une po pastroja Diellin dhe gjithe planetet qe i vijne rrotull, te varura ne tavan ne dhomen e djalit, me beri qe te vrisja mendjen te gjeja nje justifikim per mungesen e planetit te konsumuar. Justifikimi m'u dha brenda minutave kur degjova lajmet se, ate dite, shkencetaret e botes ishin mbledhur dhe kishin vendosur te zhvishnin Plutonin nga titulli i mbajtur si planet. Kjo e shoqeruar edhe me bubullimat ultra te forta te cilat ndodhnin ne te njeten kohe qe une u bertisja femijeve (cdo here) me beri te mendoj se nese ne si familje kemi dhunti te tilla, atehere menyra me e mire per te shpetuar gjithe sistemin tone diellor eshte t'a fshihja nga qenushka ime e bukur. Plutoni e hengri ate dite. Cfare mund te kishte ndodhur nese ajo do te kishte kafshuar, le te themi, Henen apo Marsin!?!? Sigurisht ata te lindur ne muajin MARS (Marsianet) do t'a kishin patur pisk!

Tani, e frymezuar nga Miu dhe menyra e tij ultra zbavitese hulumtuese, nese tavani eshte edhe ajo pjese ku edhe sistemi yne diellor projektohet dhe hulumtohet a nuk do te ishte llogjike te mendoje se sistemi i vertete eshte POSHTE, nen planetin tone TOKE dhe jashte cdo mundesie vrojtimi dhe vezhgimi nga ne tokesoret!?

Strategjise se dikujt ne nje film «Gambit» dikush tjeter iu pergjigj me te njejten menyre mendimi. Kjo nuk quhet «to call a bluff» por te konkludosh se budallenjte (ose dalja nga gjendja e paditurise) jane gjithnje e me te rralle. Nese dikush ka vene re se ajo qe shikojme ose mendojme se shikojme eshte vetem nje projektim, atehere ideja e nje
« gjendje loje» mund te jete edhe nje menyre arsyetimi te cilen une e skartoj per daljen ndesh me qellimin kryesor te ekzistences tone tokesore.
Nese dikush mendon se ajo qe mendojme se eshte Hena nuk eshte gje tjeter vecse nje menyre per te me bere budalla, atehere edhe une do t'i pergjigjesha kesaj menyre mendimi duke derguar ne kete vend joekzistues astonaute joekzistues te cilet do te ngulnin flamure per shpallje hegjemonie joekzistuese. Lind pyetja ku jane ngulur keta flamure? Ne shume filma dokumetare kam pare pamje magjepsese te Tokes te cilat me kane bere te mendoj se a little bit of every planet eshte KETU. Mijra kilometra toke argjilore te kuqe, shkembinj te zhveshur e pa gjelberim me sjellin ndermend Marsin dhe sigurisht edhe Curiosity e cila ndoshta nuk eshte aq budallacke sa te mendoje se eshte ne Mars POR diku ketu ne TOKE dhe i dergon «njerezimit» me falni per shprehjen «tallje bythe».

Nese ne konstatojme menyra te ndryshme te perdorurura me qellim rizgjimin tone, rikujtimin tone, aftesimin tone me dije, arsye, llogjike, konstatimin tone, ndjesite tona dhe gradimin e ketyre ndjesive nga me e ulta deri tek me e larta, atehere mendimi se JETA ESHTE LOJE eshte nje nga mendimet me kriminele qe une kam hasur.

Ky eshte mendimi im modest dhe personal. Nese dikush deshiron t'i vere nje emer shkencor, beni qejf sic t'ua doje menderja. Nese jo prove shkencore, sigurisht vlera e ketij shkrimi mund te sherbeje si doktrine per t'i dhene jete, le te themi, ne mos filozofise, te pakten humorit!

Dite te kendshme forumiste,
Éléonore
 
Pa dashur te kritikoj apo debatoj ne nje forum ku gjithekush mund te shkruaje dhe jape mendimet e tij per shkrimet e te tjereve te them thjesht gezohem qe e ke lexuar shkrimin dhe qe te ka pelqyer "humori". "Humor" te mbare ne vazhdim e dashur!

Sent from my GT-I9505 using Tapatalk
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Seyfert,
Uroj me gjithe zemer qe te mos ndihesh sikur gjithe koha, energjia, pasioni dhe dashuria qe i ke dhene shkences u zhvleftesuan, u humorizuan apo u vune ne pikepyetje nga shkrimi im. Nothing is ever lost! There is a little bit of truth in everything!

Nese per nje moment ti mendon se objekti juaj i afeksionit ndodhet nen sulm nga une, te lutem, deshiroj te te siguroj, se ashtu sikurse edhe im ate, anetar i akademise se shkencave ne Shqiperi, ju jeni nga ata serioziteti i te cileve me impresionon. Eshte shprehje e nje pasioni te vecante qe ju tregoni per percjelljen e njohurive tuaja, te grumbulluara ne vite, ne menyre te thjeshtuar, te qarte, serioze, te pakompromentueshme ne PERFITIM te lexuesve prej te cileve ju nuk merrni asnje kompensim material apo shpirteror. Ne jeten reale une di si te chit-chat me njerezit. Small-talks, megjithate ne forume nuk eshte ajo per te cilen une deshiroj te marr pjese. Meqenese e njejta gje kam vene re karakterizon edhe natyren tuaj, bashkangjitja ime shkrimit tuaj ishte midis te tjerash si shenje per t'ju treguar vleresimin e madh qe i bej sidomos metodologjise suaj ekzakte te punes. Te lutem merre per kompliment. Nese i hedh nje sy tjeter shkrimit tim, fakti qe une nuk po humorizoj njohurite e tua, do te qartesohet e sidomos trajtimi i tij si dy IDE qe bejne dash-dash (brainstorming) do te te beje te vesh buzen ne gaz.

Éléonore
 
Top