Që nga kimikatet deri te riciklimi i mbetjeve, ja cilat janë zonat më të ndotura, që rrezikojnë jetën e miliona njerëzve
Rreziku
Qytete të largëta industriale, qendra të përpunimit të mbetjeve dhe vende të njohura për katastrofa bërthamore përbëjnë listën e hapësirave më të ndotura në botë për vitin 2013, sipas listës së publikuar prej institutit Blacksmith, organizatë jofitimprurëse në Nju Jork.
Vendet toksike nuk janë llogaritur, por në listë janë përfshirë Çernobili i Ukrainës, i cili vuan akoma prej pasojave të ardhura nga shpërthimi radioaktiv i ndodhur në vitin 1986; delta e lumit Niger, ku çdo vit derdhen 240 mijë fuçi të naftës së papërpunuar dhe Hazaribagh në Bangladesh, ku kancerogjenët u bashkuan me furnizimin e ujit të pijshëm në një zonë të qytetit.
Në raportin e këtij viti, kemi theksuar disa nga vendet më të ndotura në tokë. Por është e rëndësishme të nënvijëzohet se problemi është shumë më i gjerë se vetëm këto 10 zona, tha Riçard (Richard) Fuller, president i institutit Blacksmith. Ai vazhdoi duke shtuar se sipas tyre, shëndeti i më shumë se 200 milionë njerëzve rrezikohej prej ndotjes që po zhvillohet me shpejtësi në botë.
Sipas raportit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se 23 për qind e vdekjeve që ndodhin në botë vijnë prej faktorëve mjedisorë si ndotja.
Përveç kancerit, ekspozimi ndaj kimikateve toksike mund të shkaktojë helmim të menjëhershëm ose kronik, dëmtim të aftësive njohëse të trurit, shkatërrim të organeve dhe probleme në frymëmarrje. Raporti thekson se fëmijët janë më të prekshëm ndaj këtyre simptomave.
Sipas kërkuesve 10 qytetet më të ndotura janë përzgjedhur bazuar mbi rrezikun shëndetësor që shkaktojnë kudo nëpër botë. Më poshtë ato janë rreshtuar sipas rendit alfabetik.
Agbogbloshie, Gana: Kjo zonë që ndodhet në periferi të kryeqytetit Accra të vendit, është më e madhja për përpunimin e mbetjeve në Afrikën Perëndimore. Kur kabllot e pajisjeve elektronike si mikrovala dhe kompjuterë digjen për të marrë bakrin që kanë brenda, ato shpërbëhen në grimca dhe mbesin në tokë. Vlerësohet se 40 mijë njerëz janë prekur prej rrezikut të ndotjes në këtë zonë.
Çernobili, Ukrainë: Katastrofa më e madhe bërthamore e ndodhur në vitin 1986 çliroi 100 herë më shumë radiacion sesa bombat atomike të hedhura në Hiroshimë dhe Nagasaki. Sëmundje të lëkurës, rrugëve të frymëmarrjes, shterpësi dhe defekte në lindje të gjitha këto prekin njerëzit që jetojnë në Belarus dhe në Ukrainë gjithë këto vite. Gjithashtu, aksidenti është lidhur me më shumë se 4000 raste të kancerit të tiroideve. Ndotja nga Çernobili është vlerësuar të ketë prekur 10 milionë njerëz.
Lumi Citarum, Indonezi: Më shumë se 500 mijë njerëz u prekën në mënyrë direkte dhe mbi 5 milionë të tjerë në mënyrë indirekte nga ndotja kimike në lumin Citarum degë e javës perëndimore. Përqendrimet e plumbit, aluminit, magnezit dhe hekurit në lum janë disa herë më të larta se mesataret botërore për shkak të ndotjes nga burimet industriale dhe të brendshme.
Dzerzhinsk, Rusi: Një zonë madhore e prodhimit të kimikateve në Rusi, Dzerzhinsk ka nivele të larta të ndotësve si dioksina dhe fenoli në ujërat nëntokësore. Vendasit vuajnë prej sëmundjeve dhe kancerit të syve, mushkërive dhe veshkës. Për më tepër jetëgjatësia mesatare në qytet është 47 për femrat dhe 42 për meshkujt.
Hazaribagh, Bangladesh: Regjësit e lëkurave përdorin metoda të vjetra dhe të paefektshme për të bërë lëkura duke hedhur çdo ditë 22 mijë litër kub mbetje toksike në lumin kryesor të qytetit. Kjo ka ndikim te 160 mijë njerëz. Mbetjet përfshijnë edhe kimikatin që shkakton kancer, kromin gjashtëvalent.
Kabue, Zambi: Dekada të tëra të minierave të plumbit që operonin në mënyrë të parregullt e kanë bërë këtë qytet afrikan të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e banorëve të Kabues, ku më se 300 mijë njerëz janë prekur prej ndotjes. Në vitin 2006, niveli i plumbit në gjakun e fëmijëve ishte dhjetë herë më i lartë sesa duhej.
Kalimantan, Indonezi: Në ishullin Borneo, Kalimantan dhe zonat përreth toka është ndotur prej mërkurit për shkak të minierave të arit, duke ndikuar në 225 mijë njerëz. Minatorët e zonës përdorin mërkur në procesin e nxjerrjes së arit, gjatë shkrirjes dhe bashkimit të lëndëve të para.
Matanza Riachuelo, Argjentinë: Më shumë se 15 mijë industri mendohet të jenë duke çliruar një shumëllojshmëri të ndotësve në lumin Matanza, i cili kalon përmes Buenos Airesit dhe derdhet në Rio de la Plata. Ndotësit përfshijnë zinkun, plumbin, bakrin, nikelin dhe kromin, duke e bërë ujin rreth lumit të Matanza-Riachuelos të pasigurt. Jeta e 20 mijë personave që jetojnë në zonë rrezikohet çdo ditë.
Lumbi Niger, Nigeri: Një numër i panjohur njerëzish janë prekur prej industrisë së naftës së pangopur në këtë pjesë të populluar dendur të Afrikës. Mendohet se 7000 incidente të rrjedhjes së naftës kanë ndodhur gjatë viteve 1976-2001. Raporti tregon se rreth 2 milionë fuçi nafte nxirren nga delta çdo ditë që nga viti i kaluar.
Norilsk, Rusi: Norilsk është një qytet industrial në Rusinë siberiane, ku çdo vit, çlirohen në ajër afërsisht 500 tonë të oksideve të bakrit dhe nikelit, po ashtu edhe 2 milionë tonë të dioksidit të squfurit. Jetëgjatësia mesatare e punëtorëve të fabrikave është 10 vjet më e ulët se ajo e Rusisë.
Sëmundje të lëkurës, rrugëve të frymëmarrjes, shterpësi dhe defekte në lindje të gjitha këto kanë prekur 10 milionë njerëz që jetojnë përreth Çernobilit
Në Dzerzhinsk të Rusisë vendasit vuajnë prej sëmundjeve dhe kancerit të syve, mushkërive e veshkës dhe jetëgjatësia është 47 vjet për femrat dhe 42 për meshkujt
Norilsk është një qytet industrial në Rusinë siberiane, ku çdo vit, çlirohen në ajër afërsisht 500 tonë të oksideve të bakrit dhe nikelit, po ashtu edhe 2 milionë tonë të dioksidit të squfurit
Më shumë se 15 mijë industri mendohet të jenë duke çliruar një shumëllojshmëri të ndotësve në lumin Matanza, i cili kalon përmes Buenos Airesit